Kulturë
Përparim Hysi: Gjarpëri
E diele, 11.02.2024, 08:50 PM
G J A R P Ë R I
Tregim
Nga
Përparim Hysi
I
vetmi gëzim për mua, si i mërguar që jam, është dita kur e mbaj frymën në
"Starbucks" se jo vetëm do pi një ekspres, por vetëm atje takoj edhe
të njohur.Se këtu, ku jam, në San Petërsburg të Floridës, po nuk pate kokë e
makinë, atëherë, ëhë, mbetshë me shëndet se nuk ta ka ngenë njeri që të merret
me ty.Po dole, je me fat.Ka ardhur dikush që të njeh dhe ta di hallin, de.Ai të
merr dhe të thotë:-Eh, ngado që të shkojmë?Dhe unë, pa çak e pa bamp (jam njeri
që nuk kam shumë kërkesa), po në Starbucks, se ku mund të shkojmë tjetër.Atje
është dhe"sofra" e shtruar.Atje po gjen dhe shqiptarët.Dallohen që
atje tej:si kali balash! Flasin me zë të lartë, sikur janë diku ku nuk ka
njerëz.Të huajtë, shqetësohen, nga këta "zhurmëdhenj" dhe pyesin me
politesë në gjuhën e tyre:-Nga jeni? Sa
dëgjohet kjo pyetje dhe dikush- si më i zgjuari, de- përgjigjet.-Nga Albania! Pala që pyet e ribën
pyetjen dhe, ciceroni, zë e prralis duket treguar se ku është, me të vërtetë ,
Shqipëria.Këtë "Starbucks" unë e kam bërë si shtëpinë time dhe
banakieret, kur më shohin që i afrohem banakut, e dinë që unë dua ekspres dhe e
dua në filxhan.Se kështu më shijon.Mirëpo ndodhi që një ditë, para kësaj jave,
banakierja, u skuq sikur kish bërë faj dhe më
tha:-Nuk kemi më filxhan.Dhe për t'më ardhur në ndihmë, më tregoi një
mostër tjetër, të përafërt.Mostra nuk qe asgjë tjetër veç një filxhan, po prej
porcelani, po qe i zi dhe ç'qe më e keqja:pa bisht.Filxhan pa bisht, pata parë,
veç tjerash, vetëmë në trevat e Dibrës(jo Dibrës së madhe), por të më ndiqnin
dhe këtu as që e mendoja.Epo kot nuk thonë andej nga ne:-Kur s'ke pulën, ha dhe
sorrën.Kështu që atë ditë-e fundit , ama, - e piva në karton si amerikanët.As
që më shijoj fare dhe m'u duk sikur e hodha pas kurrizit.I dhashë karar:-Më nuk
shkoj tek kjo kafe që qe tek 4-streeti(striti).E ndërrova.Shkova tek
"Ulmertoni".Starbucks-i më i rehatshëm, me shërbim model, me filxhan
apo si ta kërkosh.Këtë ndërrim lokali, e bëra nga pahiri.Po kot nuk thonë:-Nga
pahiri, vjen hairi...
* *
*
Tek
"Ulmertoni" shkoi , pothuaj, dy herë në javë.Dhe tek pija me nge me
dy moshatarë të mi që, si unë, kanë ardhur pas fëmijëve, kur befas pashë që
hyri një i njohur.Të jetë apo të mos jetë ky? Hedh sytë, për një studim më me
preçiz, kur thoshte i ndjeri, .Migjeni, dhe pashë që ai qe.E lashë sa u ul dhe,
me që më kish kthyer kurrizin, afrohem atje dhe them:-More, më ka kafshuar
gjarpëri dhe më thanë që këtu është një "heqim" që të shëron.Kaq sa
thashë, , dhe tjetri brofi në këmbë dhe tërë gaz, më tha:-Ore dhaskal, po ku ka
gjarpër të të hajë ty!Ty nuk të hëngri gjarpëri andej nga ne dhe do të të hajë
këtu ku dynjaja është parajsë.U pushtuam
me mall dhe i tha atij që kishte ngjitur:-Ka qenë mësues në fshatin tonë.Pa ka
ngrënë dhe bukë tek ne.Po ti atëherë ke qenë në djepe.Pastaj miku im bashkë me
të birin erdhën në tavolinën tonë.
-Njihuni,
- u thashë miqëve të mi, - është Hodo Fejzollari.Mbiemrin e ka pak të gjatë, po
që të mos e harroni, i thonë dhe Hodo Heqimi.-Heqim, - ndërhyri një nga ata
tavolinës, i thonë doktorit turqisht.-E, e, doktorit, po ky Hodoja, që thoni ju, është doktor dhe kaluar
doktorit.Kushedi sa ka shpëtuar atje në nahijen e tij nga kafshimi i
gjarpërit.-Nga gjarpëri?!!!- bëri i lebetitur dikush.E, e, nga gjarpëri.E kam
parë me këta dy sy, kur na hëngri nepërka një nxënëse.Hodua e thithte qelbin
dhe e villte.Por se mos ka shpëtuar veç atë."Heqimi" dëgjonte dhe nuk
ndihej.Kur pa që unë as nuk mbaroja, tha me modesti:-More, dhaskal, do na bësh
muhabet tjetër apo si e ke punën.Dhe hymë në"ujërat" tona.Jo pse kam
rdhur unë, jo pse ke ardhur ti.Ku rri, posi ia bën për të dalë.Jo të pëlqen
këtu apo nuk të pëlqen.E plot e plot të tjera.
* *
*
Hodoja
paska veç një muaj që paska ardhur dhe, siç thotë, as që i ka dalë të
"pirët".-Jo, more burazer, më tha- as që mos i shko asaj ane ti.Hodua
nuk rron dot këtu.Pas një muaj, këmbët e lehat e
faqebardhë."Ballonës" e drejt e në
Ninësh, atje.O të keqen, o vatan!-zuri sikur këndonte.Dëgjo, - më tha, -
më keq nga unë e ka plaka.Kjo tërë natën sikur flet me gratë e mëhallës.E
dëgjova njëherë përgjumësh, tek bërtiti:-Mbarime, t'u fut lopa në grurë!!!Sikur
kjo, Mbarimja e Servetit(gjitonia jonë, de) të ishte aty prapa gardhit.Lëre,
-thashë, - po qëndrova më këtu, e la mëndja plakën.E di që qesh, por nuk është
për të qeshur.Një të shtunë (epo e kishin pushim dhe çuni me nusen) ndënjëm ca
gjatë dhe ramë vonë.As dy orë gjumë nuk kishim bërë, kur ndjej plakën të më
shpoi.-Ç'ke, - i them përgjumësh, - ç'të ka gjetur?-Por çohu, mor ditëzi, se do
nxjerrësh lopën për të shitur, se u nis Kamberi me Bektashin e Sulos.A nuk do
shkoje me ta?-Moj për ç'Kamber e Bektash më broçkullis, je tek djali në
Amerikë, moj kokëçimbozkë!- i sokëlliva.-Korba unë, -bëri dhe u kthye në krahë
tjetër.Po më thertë mua në ka mbyllur sy më.Po ç'të mbyllësh?Malli qenka si
krimbi që ha mollën përbrënda.Çëk-çëk, pa u ndjerë.Apo si mola:çëk-çëk dhe
mola, po kur ta shohësh, një ditë prej ditës, bie i gjithë ai tra.Kështu dhe
unë, o burazer.U mbush muaj, iku Hodua.Gjeçim ishalla, kur shihemi...
* *
*
Me
që ishim në të njëjtën rrugë dhe unë
isha bërë"veteran", shkova e mora për të dalë andej buzë pylli.Se të
kënaqet shpirti, me këtë gjelbërim dhe ekologji që kanë ruajtur kudo këta
amerikanët.I thirra dhe doli.Ai veshur me
xhaketë, me këpucë si nga ato që përdorim për të dalë, kurse unë me të
shkurtëra sikur do shkoja në plazh.-Ore, - nuk ndënji pa më shpuar, -ç'më ke
dalë si ndonjë karçin nga ata të Lapulecit?Pale, po më je dhe me shkollë dhe
thonë që dhe shkruan?-Po kështu e do vëndi këtu, more Heqim?-bëra unë siur nuk e vura re shpotinë e tij.Jo,
mor, jo.- ngulmoi ai, - njeriu, kur del nga shtëpia, del si njeri.Po ti dukesh
tamam sikur je lakuriq.Ma shpife, dhaskal! Qesha unë me të madhe, po dhe ai
qeshi.Dhe filuam vara-vingot.Gjtatësia e rrugës, vajtje e ardhje, i kalon 5 km
dhe unë duke shetitur"mysafirin" bëj dhe "ushtrimet e
përditshme", se kam vënë bark dhe dukem, siç më tha, me të qeshur"Heqimi",
si një lopë barsë.Me të qeshur, me të ngjeshur, po kështu jam bërë vërtet.Sot
është e dielë dhe nuk para ka
shetitës.Vetëm ndonjë tek-tuk.Shpesh, vëndasit, e marrin rrugën me vrap.Vënë
kufjet në veshë dhe hë, tutje...Unë e Hodoja, sikur kishim dalë për qejf dhe
aq.Shtruar-shtruar, ai më shumë hutohej nga mjedeisi i bukur, kurse unë i
çmësuar me këtë mjedis, zija dhe i shpjegoja.Por dhe haheshim me
njëri-jtetrin:unë e pyesja për andej, ai ma kthente për këtej.
Kur
rreth 20 çapa larg dëgjojmë një britmë.Oh, maj god!!! Qe një grua që po
lebetitej dhe, sakaq, ra përdhe.Mirë është që në këto"punë" mos
përziehsh, po të lindte Hodoja.O burra, - tha.Ç'pati, vallë?Afrohemi dhe e pamë
që përplitej.Oh, - tha miku im, - e paska ngrënë gjarpëri.-Snaek, snaek, -
tregonte me dorë nga pylli.-Mos u shqetëso, -foli Hodoja.Dhe tak ia bëri dhe
nga xhepi i brëndshmë i nxori "meremetet" e tij.Një katërqoshëse raki
ballëkazani dhe nga xhepi i thellë i portofolit, një
brisk"Astra".Gruaja tani thirri me të madhe.M'u desh që të
ndërhyj.-Zonjë, - i them, ky është doktor dhe do t'u jap ndihmën e
shpejtë.Mjerisht, - tha gruaja, - unë harrova dhe celularin."Heqimi"
u ul në gjunjë;spërkati me ballin e kazanit briskun "Astra", pastaj
preu vëndin që qe ënjtur;vuri buzën atje ku preu, thithi, dhe vollli.Këtë gjë e
bëri me ndërpreje, nja pesë herë të mira.Jo vetëm "viktimës", por dhe
mua po më bini djersë të ftohta, nga ky"operacion"
kaq"banal" mu aty, mes pyllit.Si mbaroi këtë porçes kaq të vështirë,
nga xhepi i pantollonave, nxcori shaminë(për fat, atë ditë e shoqja ia kish
dhënë tringo të re), e bëri atë si litar, dhe ia lidhi mu mbi sipërfaqen e
plagës.Pastaj, e malaksi tëtërë plagën me"ballin e kazanit dhe i tha:-Me
shëndet!-Zonjë, i fola unë, ju shpëtuat."Operacioni" doili me
sukses.Gruaja tani thirri me të madhe:-Oh, moj God!JU hodh në qafë
"Heqimit" dhe e puthi fort.
* *
*
Ndërsa
po mbaronte ky"operacion" nga dr.Heqimi, mbriiti një kalimtar që
kishte një celular.Zojna i kërkoi ndihmë
dhe telefonoi.U dëgjua që tha:-John a em in fourstreet, avenu 116, comin
John!Run, run...(1) I dorëzoi telefonin zotnisë, e falnderoi dhe ndërsa ai iku,
unë e Heqimi qëndruam në pritje të Johnit(Xhonit).Ai erdhi pas nja 20
minutash.Parkoi diku, në afërsi, dhe erdhi.Sa e pa të shoqen, u alarmua, por
kur ajo i shpjegoi seç çfarë ndodhi me të, u kthye nga ne dhe pyeti:-Sa ju
detyrohem?-Çfarë thotë?-më pyeti mua Heqimi.-Thotë se sa të bën haka?Thuaj, -
tha Heqimi, - se e kemi si kod të familjes:nuk marrim kurrë lekë. Ia përktheva,
me aq sa munda, dhe, kur pa që Heqimi u bë gati që t'i jepte dorën, Johni
pyeti:- Po ku banoni ju?I tregova adresën dhe ai, për ta fiksuar, shënoi
adresën në një copë karttë.Ndërkaq, Heqimi foli prapë:-Thuaju që unë bëra punën
time, me aq sa di, po ata le të shkojnë dhe tek mjeku.Po për një gjë ,
siguroji:-Asnjë infeksion nuk do ketë plaga, se brisku qe i ri dhe, për fat,
edhe shamia qe e papërdorur dhe, sa për ballin e kazanit, nuk ka alkool që t'i
afrohet kësaj.I sqarova ata dhe i qetësova dhe tek po merrnim kthesën, për të
çuar Hodon tek shtëpia, më tha:E di pse u thashë të shkojnë tek mjeku, jo se
nuk kam siguri, por, m'u kujtua Dervishi në fshat.Ky bënte çargje.Erdhi dhe tek
unë.E bëri çargun dhe unë i them:-Usta, e bëre të mirëçargun a jo?Ai:- Të mirë
e kam bërë, por ti, për siguri., mbaj dhe një mace.Dhe qeshëm që të dy, .
* *
*
Kur
shkova javën tjetër, Hodoja, më tregoi:-Ore, po kishin qenë të ngjindur shumë
ata miqtë e"gjarpërit".Na e gjetën shtëpinë që, thuaj ti, dhe kur
panë protezën në gojën time(epo i gjalli dhe do flasë, or tynjatjeta), qenë
lebetitur.I thonë djalit(se ku merrja vesh unë, de), ta heqë e të na japë për
ta parë.Ëh, harrova të të them:të dy na paskëshin qenë dentistë, or babaxhan.E heq unë, po me vrap nusja e djalit vete e
patsron me "ballëkazani" dhe
me një pecetë të hollë ua jep.-Bobo!!!!-rrahin ballin ata.Po kjo nuk është
protezë, po është patkua kali.Për tri dhëmb të sipërm dhe të vëjë gjithë këtë
samar.Po mirë e kishin se si samarbreshke, më dukej dhe mua dhe pagova plot 250
mijë lekë të vjetra.Nesër, - thanë djalit, -ta biesh babanë atje, tek klinika
jonë dhe i lanë adresën.Më çoi djali që thuaj ti, një të marrë atë"samarin
e breshkës" dhe e bën copa dhe ja tek ma ke Hodo Heqimin me protezë
allafrënga.Po shpëtova, or tujatjeta, se sikur bluaja misër në mokrra,
grrap-grrup.Njeherë më iku aq keq, sa desh hëngra protezën.A më të lumtë , o
Hodo Heqimi, urova unë.Kot nuk thonë:rasti është mbreti i botës.Jo, or , jo më
thuaj:-Rroftë gjarpëri! Se ai dhe u bë sebep.Se, siç më thonë, këta dentistët
të heqin"copralëkure" për të vënë gojën këtu.Po tani që vure gojën të
re, - rëmova unë, - do qëndrosh këtu apo jo?Po, jo, mor xhan, nuk ka gojë që më mban mua këtu.Mua po më luan nga çargu
i kokës dhe plaka, pale të tjerat.Dhe pa plakën, Hodo Heqimi nuk hedh as dy çapa.Javën tjetër,
Hodoja ikën, por ti, or dhaskal, si ta kesh.Vatani atje është.Vënd po ka për të
gjithë.Në ardhsh, siç thuaj, bëj një zë dhe andej nga ne.Se nga
ajo"ballëkazani" kemi;të leshta e të dhirta siç t'i kërkosh, po dhe
pak na shikojnë evlatët.Epo ç'do duam më
tepër, de...
* *
*
Epilog
E
kisha harruar mikun tim, Hodo Heqimin.Se ku të lënë hallet.Kot nuk
thonë:"Kur bien këmborët, nuk dëgjohen zilet".Tek po pija kafe me
disa të njohur, vjen një djalë i ri, na përshëndet dhe, siç e kanë shqiptarët,
na tha:-Çfarë do merni nga unë?E kam porosi nga babai, për
Profesorin(dhaskalin) dhe më tha:Thuaj dhaskalit, mos shko nga pylli se do të
hajë gjarpëri dhe nuk ka Hodo Heqimë më aty.Po të pret atje, në Ninësh.I ke
thënë që do vesh këtë behar.E përqafova dhe i ktheva të falat e
mia.Thuaj:-Fjalët e tua, në veshë të Perëndisë:Ndoshta më bëhet mbarë? E, ku ta
dish?!...
*emrat janë vetëm
trillime
22 qershor 2011