E shtune, 27.07.2024, 03:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Bardhyl Selimi: Murtez Neziraj - Si e pashe luften

E marte, 13.02.2024, 08:56 PM


Murtez Neziraj

Si e pashe luften

Ditar dhe kujtime

7 mars-10 prill 1999

Prishtine 2023

Nga Bardhyl Selimi

Gati 25 vjet pasi perfundoi lufta Clirimtare ne Kosove, zoti Murtez Neziraj sjell kujtimet e tij, bazuar ne ditarin e mbajtur gjate atyre tre muajve (mars-qershor) 1999. Ish mesuesi dhe eprori ushtarak ne rezerve ne kohen e ish Jugosllavise, ka pershkruar me hollesi ne kete vellim te pare (nga kater gjithsej qe parashikon te nxjerre) jo vetem perjetimet vetiake, emocionet, ndihmesen e tij ne kete lufte por edhe atmosferen e luftetareve per liri, menyren e organizimit te tyre ne kushtet e atehershme ne zonat e lira, karakteret, drejtuesit dhe vartesit, marredheniet midis tyre, heroizmin ne beteja, por edhe natyren e bukur te Kosoves, shpirtin litidashes te popullit te saj.

Padyshim libri, ndonese voluminoz, ka terhequr dhe terheq shume lexues ne radhe te pare ata pjesetare te UCK dhe familjet e tyre qe paraqiten aty, por edhe me gjere, pasi situatat kane qene te ngjashme kudo ku ka vepruar UCK.

Ndonese libri eshte botuar kah fundi I 2023, lexuesi nuk ve re ndonje fryme partiake ne te. Autori, simpatizant dhe aktivist I LDK dhe i levizjes se saj paqesore, e ka kuptuar qe liria kerkon sakrifica ne nje lufte te armatosur dhemb per dhemb me armikun shekullor.

Personalisht jam mrekulluar duke lexuar edhe per mikun tim te ndjere pak kohe me pare, zotin Izet Krivanjeva, ish epror i UCK, me te cilin autori njihet dhe ka bashkepunuar edhe ne lufte. Ne bisedat e gjata qe kam bere me Izetin ai me ka treguar per shumeCka por jo per luften e vet, aq modest ka qene. Nga ana tjeter, ai eshte kujdesur per varrezat e deshmoreve, per familjet e tyre tere keto 24 vjet! Me tregonte per kohen kur sherbente ne formacionet rezerviste te ish Jugosllavise dhe per njohurite qe kish fituar atehere dhe qe fatmiresisht i ka zbatuar, sikurse shkruan autori, gjate luftes se fundit.

Libri flet per nivelin intektual te lakmueshem te zotit Murtez qe gjithesesi tregohet modest deri ne fund. Gjuha eshte e paster dhe e rrjedhshme. Paraqitja e librit eshte e denje. Ka gabime shtypshkrimi si bashkime fjalesh qe mund te shmangeshin, ka fjale te huaja (turqizma) qe padyshim kane hyre ne fjalorin tone, por me ka habitur edhe qe autori perdor shprehje qe nuk i kam ndeshur ne Kosove, si psh “I bekofte Perendia, qofshi te bekuar etj qe zakonisht i ndeshim ne Shqiperine e jugut.

Mendoj qe te kater vellimet qe mendohet te dalin do jene nje material i pasur burimor per historianet tane qe do e studiojne dhe e paraqesin kete periudhe te lavdishme qe kaloi Kosova.

Ja disa fragmente:

f.92

Izet Krivanjeva

Armatimi, deri diku, te kenaq. Nuk eshte pak ne keto kushte te kete luftetari yne pushke, automatik dhe madje edhe pushke-mitroloz PM ne krah. Kemi madje edhe minahedhes dhe topa, te cilet kuptohet nuk mund te merren ne krah. Luftetaret mund te kene edhe bomba dore, kurse disa, sidomos eproret edhe revole.

f. 138

Mu kujtua kenga, te cilen dikur e kendonte baba, ish partizan i Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, kushtuar heroit  te popullit Emin Durakut.

O Emin, Emin Duraku!

Hije i paska n’krahror gjaku,

Hije na ka, o shoke te mi!

Kam dhane jeten per liri!

Nana e vet, plaka

Digjej sikur flaka t’birin e vajtojka

T’birin e vajtojka..

f.149

Po shikoja kolonen e gjate te luftetareve qe po ngjitej perpjete shpatit mbi Kulle drejt pozzicioneve per te pritur amikun. Kjo kolone me ngjau si ato dikur ne filmat artistiek per partizanet.

f.166

Prof. Fehmi Agani, qe nga 1990 e ketej ishte ehe veprimtar i madh i Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe i Levizjes Paqesore ne Kosove, krah per krah me presidentin e Republikes se Kosoves dr. Ibrahim Rugoven. Madje, thuhej se atij i atribohej ideja  e LDK dhe e Levizjes Paqesore. Ky patriot i madh e Cmonte shume edhe Ushtrine Clirimtare te Kosoves, me qe i pari nder te medhenjte e kish vizituar Prekazin, menjehere pas renies e komandantit legjendar Adem Jashari.

f.169

Nje dite kur hyra ne mesim (flitet kur Murtezi jepte mesim)  shoh ne tabelen e klases me shkronja te medha  “Prof. Fehmi Agani”.

f.194

Kur filloi shperberja e ish Jugosllavise, pas vitit 1990, edhe Kosova po e kerkonte rrugen e saj te ardhmerise, ate te mevetesimit. Kur po ndaheshin sllavet  ne mes veti, perse te mos e benim kete edhe ne shiptaret e Kosoves, me qe me serbet nuk na lidhte asgje e mire, por vetem vuajtja shekullore?

f.360

Oh, po te kish ardhur ne kete lufte edhe presidenti i Kosoves- dr. Ibrahim Rugova, do te ishte bere edhe mrekullia e botes- thashe, keshtu ne mendime. E perse mrekullia e botes? Sepse ne lufte  do te dilnin ndoshta edhe 200 mije luftetare, siC ka thene ne nje rast, kryetari i qeverise se Kosoves ne ekzil..- Bujar Bukoshi. E kjo mrekulli do t’i kishte se paku tre efekte kosovare dhe nderkombetare:

Kosova do te bente shume me teper per lirine.

Serbia do te ishte shume me e matur ne gjenocidin e saj.

Konferenca nderkombetare e Rambujese se Parisit do te ishte shume me e favoreshme per Kosoven.

f.416

Ai mesim dhe ajo pergatitje per t’u mbrojtur (ne kohen e ish Jugosllavise) i shkoi kot ketij populli prej vitit 1945 e deri ne 1989, kur Serbia e okupoi Kosoven. E perse kot? Sepse per 44 vite me radhe, populli shqiptar i Kosoves dhe i Jugosllavise kishte mesuar dhe ishte pergatitur (ushtarakisht) por t’u mbrojtur nga nje shtet i huaj e jo nga ai qe. qysh nga viti 1945, qe detyruar qe ta pranonte per te vetin. Por C’ndodhi me 1989?  Ndodhi me shume se Cudia. Republika e Serbise, me bekimin ne heshtje e te tjereve e okupoi Kosoven dhe e hapi rrugen per ta bere te veten edhe mbare Jugosllavine. Tani shqiptaret u binden se duhet te luftojne kunder Serbise.. Deri ne 1998, kjo lufte ishte me mjete paqesore, deri sa u be kthesa  historike nga komandanti legjendar Adem Jashari me 5 dhe 7 mars 1998, madje qe me Levizjen Popullore te Kosoves ne vitin 1981. Ne 1991 u bene plane per Clirimin e Kosoves me lufte te armatosur.

f.476

Faiku:

Pa gjak, kuptohet nuk ka liri. Por dikush kete nuk po e kupton mjaft, o profesor! Natyrisht ende ka kohe dhe kurre nuk eshte vone, por kur dikush nga Perendimi erdhi ne lufte,, atehere si t’a arsyetojme shumicen e njerezve tane, qe i kemi ketu ne Kosove, por qe megjithate, edhe sot nuk i kemi ne mesin e luftetareve? Natyrsiht nje pjese kane edhe arsye te ndryshme, por po flas per ata qe nuk i pengon asgje, per te ndihmuar lirine, o profesor!

f.510

Me rastin e Clirimit te fshatit Nikaj

O, te lumte o fshat i lire, Nikaj!- thoja me krenari ne mendime- i ke dhene nje grusht te forte sot armikut siC bene me pare- Gabrrica, Puset e Nikes, Gajra, Ivaja, Shtraza, Kotlina dhe fshatra te tjera. –Prandaj edhe hyre ne histori, si edhe luftetaret, qe te bene te lire. Une per here te pare edhe po eci neper nje fshat te lire. Mirepo edhe e munda dhembjen me krenari, per deshmoret! Une shume po besoj se do te kesh deshmore, me qe shume te ashpra qene luftimet per me shume se tri ore..

F. 520

-Vertet u lumte o profesor-tha si i mrekulluar edhe axha Faik.- Mirepo eshte mire te shkruajme per kete lufte. Me mire te shkruajme ne se armiku. E armiku dihet se si shkruan. Per ne gjithmone deri tani kane shkruar vetem armiqte, apo edhe te huajt. PIkerisht per kete edhe sot ne kohen tone, bota ende nuk e di se Kosova eshte djepi i shqiptareve dhe jo i serbeve, qe kane ardhur dje nga Karpatet e ftohta te Azise.

- Me vend e ke, por si te shkruhet per shembull per luften e sotme ne fshatin Nikaj, o axha Faik?- thashe une, si me kureshtje.

- Ashtu siC e ke pare, o profesor!- tha ky burre. Pra thjesht- si e pashe luften. Mirepo, me kete rast, nuk na duhen zbukurimet, por e verteta. Po te shkruanin te gjithe- si e pashe luften dhe po t’i benim bashke te gjitha keto, atehere do te evitoheshin gabimet dhe perfundimisht do te thonim- si qe lufta.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 8 shkurt 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora