Kulturë
Tahir Bezhani: Vuajtja e ka heshtjen e gjatë
E hene, 12.02.2024, 07:50 PM
Tahir Bezhani:
VUAJTJA
E KA HESHTJEN E GJATË...
Ecin
ditët ngadalë
Zvarriten
ngricave të dimrit
Të
heshtura mes peshës së vetmisë
Si
akujt strehëve të shtëpisë
E shpirti
psherëtinë
Asnjë
fjalë nuk klithë goja
Në
këtë zbrazësi jete
Frymëmarrja
gërhanë lëshon në qetësi
Gjithandej
përplasen dëshirat
Të
rrjepura therrnajave të trishta
E,
ec e folë
Edhe nëse guxon
Shtrembër
rrëshqet tehu i fjalës
E
në shtrat merimangash varet kuptimi
Mendimet
bëhen çues çerepi
E
fjala si gacë prushi
Tenton
për ngrohje shpirti
Në
këtë zbehtësi kohe që lëngon
Nuk
dëgjohet kënga e as hareja
Janë
ndry telat e çiftelisë odave
Qyteteve
dëgjohet zhurmë e autobusëve
Lartësive
shikojmë qiellin
Aeroplanët
kur fluturojnë
Zgjue
bletësh pistave të aeroporteve
Metropoleve
të botës
Me
dy gishta përshëndetemi
Me
njëri tjetri si puthje
E
një Zot e din se ku takohemi tjetër
Në
tryezë buke apo në rreth një sofre,
Fare
lehtë ndodhë,
Edhe
në lamtumirë te një varr
Vuajtja
e ka heshtjen e gjatë
E
dënesjës
Me
shekuj nuk i mbaron rrugëtimi
Kjo dëshmi loti si lapidarë
25 janar 2024