Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Teknik i Kuq
E marte, 13.02.2024, 09:00 PM
Teknik i Kuq
Nga
Edison Ypi
Një
ditë të ftohtë vjeshte me shi të imët dhe mjegull të bardhë, Kryeministri
Mehmet Shehu erdhi për vizitë në Politeknikumin 7 Nëntori.
"Na
duhen teknik të kuq" tha Kryeministri sapo nisi fjalimin para nxënësve dhe
pedagogëve.
Tani
pas kaq vitesh kur lëkura më është rreshkur dhe qafa më është trashur, ngjyra e
teknikëve s'më bën asnjë përshtypje. Por kur isha i fildishtë, 17, ato fjalë,
pasi ma çpuan tejpërtej kokën, më mbetën për gjithë jetën vëth në vesh.
Desha
të uluras sa të tundej Dajti dhe të trembej Ndroqi:
-Shoku
Kryeministër, ku gjithçka është e zezë, si mund të ketë teknik të kuq ? Kam nja
tre a katër vjet që dua të arratisem. Po s'u arratisa, shkollën do e kryej. Por
teknik i kuq nuk bëhem. Harroje. Po s'e harrove, sëmuresh. Dhe veten vret.
Dikush
më solli në vete nga këto ëndërrime duke më rënë në sup. Ik, tha, urgjent në
ofiçinë.
Ofiçinën
e kisha si ushtari llogoren. Përveç ditës më të lumtur të javës që ishte dita e
praktikës, në ofiçinë shkoja çdo ditë nga mesdita në mesnatë. Atje punoja, atje
mësoja, atje mbrohesha, atje heshtja, qeshja, qaja.
Me të arritur në ofiçinë, më dhanë të vesh një kominoshe të re si të skuadroneve të proletarëve te 1984 i George Orwellit. Më thanë të pres para tornos kryesore, tornos ruse (Proletarët e Kuq).
U
muar vesh se pas pak Kryeministri do vizitonte ofiçinën. Mes tjerash, repartin
e tornerisë, tornon e proletarëve të kuq rusë para të cilës Kryeministrin e kuq
do e prisja unë tekniku i zi me kominoshe blu.
Para
se të arrinte te "Krasni", Kryeministri do kalonte nëpër një korridor
të shkurtër dhe të gjërë ku do përururonte një shkoqëse kallinjsh misri.
Shkoqësja disgustoze me nofulla gize e shekullit të kaluar, dukej si diagaç i
luftës së parë botërore.
Haberi
për diçka të pakëndëshme që kishte ndodhur kur Kryeministri kishte kqyrur
shkoqësen, arriti në torneri me shpejtësi supersonike, më përpara se
Kryeministri dhe shpura e tij.
Pasi
paskej pritur që shkoqësja e kallamoqit të shkoqte një kalli, Kryeministri
kishte shqiptuar fjalët e frikshme:
-Nga
1 kalli misri që shkoqi kjo karrakatinë, 10 kokrra i hodhi në dysheme. Sa
kokrra misri humbasim po të shkoqim 1 ton kallamoq me këtë vjetërsirë ? Nuk
dini as nuk doni të punoni. Jeni borgjezuar. Duhet të shkoni të tretni dhjamrat
nëpër fshatra me baltra.
Nga
shkoqësja, drejt e te tornoja sovjetike, Kryeministri i kuq gjak, shtrëngoi
duart me teknikun e zi qymyr me kominoshe blu.
Rretherrotull
tornos ruse, kamera që fimuan shtrëngimin e dorës së kuqe me dorën e zezë për
një dokumentar të ardhshëm me rastin e vizitës.
Lakej
me laps e letër në duar duke marrë shënime.
Teknik
të kuq nxënësa moshatarë me teknikun e zi, zhytur në ekstazë revolte: Ne që i
kemi prindërit kuadro në Komitetin Qëndror, drejtora në Komitetin Ekzekutiv,
oficera në Sigurim, nuk është e drejtë, nuk është parimore, nuk ështe marksiste
leniniste, të rrimë duarkryq kur Kryeministri shtrëngon duart me një sorollop
kolaboracionistash. Lepale por po e marrin dhe në film. Do ankohemi. Do
protestojmë. Do shkruajmë letra anonime. S'do lemë yll në qiell pa fikur për tu
kujtuar edhe një herë masave punonjëse se armiku më i rrezikshëm është ai që
harrohet.
Shtrëngimi
i duarve të ftohta, kamerat e qelqta, gjymtyrët e ngrira, surratet e mpira,
buzëqeshjet e shtirura, pardesytë e lagura, kasketat e rrasura, ma kallën
datën.
Punoja
si i marrë. Punoja dhe heshtja. Punoja dhe qepja gojën. Romani E Kuqja dhe e
Zeza s'është ai i Stendalit. Është ky i imi me tornon e kuqe që më bëri teknik
të zi.
Pasi
hodhi një herë sytë rrotull, Kryeministri mu drejtua, fjalpërfjalë:
-Ku
do punosh kur ta mbarosh shkollën ?
Për
një çast më vetëtiu t'i them "Ku të më hedhin...si rraqe, si leckë, si
kockë". Se kur të degnisnin me punë diku, ose të syrgjynosnin ushtar,
kështu thoshin: "Filanin e hodhën me punë në Leskovik". Ose
"Fistekun e hodhën ushtar në Kukës".
Pas
përgjigjes imagjinare me kunj, shqiptova klishenë shpëtimtare:
-Ku
të ketë nevojë Atdheu.
Kryeministri
bëri një gjest mosbesues gjysëm ironik gjysëm qesharak tip: posi ore posi, na
mbushe mendjen, nuk ma hedh dot mua, dhe u largua.
Un
gënjeva për pritshmërinë e punësimit pas mbarimit të shkollës.
Ai,
Kryeministri, u tall dhe kërcënoi në korridor me shkoqësen e misrit dhe me
pyetjen klishè ku do punoja.
Letargut
që priste të ngrohej moti, ky bilanc i mjaftoi.
Teknik
i kuq, torno e kuqe, proletar i kuq, kënd i kuq, gjak i kuq, ishin të gjitha
rrena, fantazira, kllapira, broçkulla.
E
vërtetë ishte se Teknik i zi isha, inxhinier i zi u bëra.
Ata
të kuq dhe të kotë. Un i vërtetë dhe i zi.
Sot
e mot e përgjithmonë. Falë motorrit që e ngriti dhe mbajti gjallë atë shkollë,
Harry Fultzit.