Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Shkollat Shqipe “Alba Life” New York, dhe në Online në këmbë për Kosovën
E marte, 20.02.2024, 07:55 PM
Shkollat
Shqipe “Alba Life” New York, dhe në Online në këmbë për Kosovën
Nga
Keze Kozeta Zylo
TV
dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” u krijuan 17 vjet më parë, një vit para
Pavarësisë së Kosovës dhe nuk janë ndalur asnjëherë me program të detajuar
profesionalisht për Kosovën dhe Kombin.
Çdo vit familja e madhe “Alba Life”, Pavarësinë e saj e feston me
madhështi veshur me ngjyrat kuq e zi dhe të shtetit të Kosovës blu dhe të
verdhë.
Nuk
është e nevojshme vetëm të tundësh Flamurin e saj. Kombëtare e domosdoshme frymezuar nga
Rilindasit e mëdhenj, Heronjtë e Kosovës me Adem Jasharin në krye, UÇK-në dhe
Gandin e Ballkanit Ibrahim Rugovën gjithë mësuesit dhe themeluesit janë pranë
shkollave publike amerikane për t’ju mësuar nxënësve Gjuhën Shqipe, identitetin
tonë kombëtar.
Shkollat
Shqipe “Alba Life” të shtrirë në gjithë New York-un çdo vit e festojnë me
madhështi Pavaresinë e Kosovës, duke ju mësuar nxënësve historinë e saj
tragjike dhe të lavdishme, genocidin serb ndaj popullsisë së pafajshme të
Kosovës si dhe figurat më të rëndësishme kombëtare. Natyrisht udhët drejt dijes dhe gjuhës shqipe
nuk janë të shtruara me dafina, ato janë plot vështirësi, pengesa, sfida,
mundime, pasi arsyeja kryesore jemi jashtë Shqipërisë dhe Kosovës dhe këto
mësime bëhen vetëm në fundjavë dhe pas mësimit kryesor në anglisht të shkollave
amerikane. Sidoqoftë Stafi, mësuesit,
prindërit dhe nxënësit ia kanë dalë me sukses dhe për këtë ndihen tejet krenar.
Të
gjitha shkollat Shqipe Alba filluar me performancën e persosur në Parlamentin e
shtetit të Nju Jorkut, në Albany, me festën për Kosovën nga Shoqata Shqiptaro
Amerikane “Skënderbej” Inc. si dhe në të gjitha mjediset e shkollave publike
amerikane ku ne kemi rentuar mjediset, u festua madhërisht dhe plot dashuri
Pavarësia e Kosovës. Festa për Pavarësinë e Kosovës nuk ka përfunduar akoma, ne
jemi të ftuar në Bashkinë e Nju Jorkut ditën e hënë, më 26, ku shkolla e
Bronxit do të performojë plot kulturë në ato mjedise zyrtare-shtetërore.
Është
e pamundur të sjellim gjithë programet e këtyre shkollave, por më duhet të
shpreh mirënjohjen e pakufishme ndaj mësuesëve filluar me Brooklynin meqënse
filloi atje së pari dhe bëhet të premteve si me mësueset: Fatlinda Gashi,
Rozeta Hyseni me asistente Blenda Shehu dhe Sara Simoni, Staten Island: Entela
Muda, Elona Shkreta me asistente Aida Hajri,
Bronx: Helena Ujkaj, Erinda Isufaj, Albana Lazri me asistente Edona
Gjidija, Erlinda Shala, Kaltrina Gecaj dhe të pakursyera brenda mundësive ish
mësueset Mehrije Shala, Kade Lajqi, Queens Vjollca Skënderi, Online Gresila
Basha.
Nxënësit
në të gjitha shkollat intepretuan Himnet Kombëtare, recituan poezi patriotike
kushtuar Kosovës martire, performuan vallet e Rugovës, Kosovës, Tiranës, Kuq e
Zi etj dhe me shumë dashuri u përulën para Flamurit të shtetit të Kosovës dhe
Kombëtar.
Në
Staten Island ishte nje ditë krejtësisht e veçantë, ne kishim të ftuar Z.
Shpëtim Qorraj i biri i Heroit Mustaf Qorraj që ra heroikisht në Luftën për
Kosovën, Komandant i Togut, të Brigadës 112, “Arben Haliti” përshëndeti
nismëtarët, aktivitetin, Alba Life dhe solli me plot emocion përjetimet e
dhunshme serbe, qysh kur ishte në moshën 13 vjeç.
Është
krenari që ne kemi fëmijët e tij, dy nxënës të mrekullueshëm me gjysh Hero.
Po
ashtu i ftuar ishte dhe Z.Avdullah Haxhiu luftëtar i UÇK-së ardhur enkas nga
Kosova i cili përshëndeti të pranishmit, nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba
Life” dhe tha se ndihej krenar që po festonte Ditën e Pavarësisë me të ardhmen
e Diasporës.
Për
të ardhmen e Diasporës si Televizion dhe Shkollat Shqipe "Alba Life"
u shpreh
z.Qemal
Zylo themelues dhe drejtor i shkollave, investojmë fort, me kulturë,
profesionalizëm dhe atdhetari.
Mirënjohje
pakufi për prindërit, mësuesit, nxënësit dhe gjithë miqtë nëpër botë dhe Atdhe
qe na kanë mbështetur në këtë Mision Kombëtar.
E
pamundur në këto festa mos të këndohet kënga Mora fjalë” për legjendarin Adem Jashari,
kenga epike si: Mora fjalë, e mora vargun/ Mora qarkun me i thur kangë/ Me i
thur kangë bashkëlegjendarit, t’i këndoj/ T’i këndoj Adem Jasharit, t’i këndoj…
Shkollat
Shqipe “Alba Life” janë pasuria e patundshme e Kombit.
Vetëm
Gjuha Shqipe në Diasporë na lidh me Kombin, siç lidh dhe zhvillon “umbilical
cord” bebin me nënën.
Rroftë
Kosova!
Rroftë
Shqipëria etnike!
Autorja
e shkrimit është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e
Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marrë
titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së
Shqipërisë.
20 shkurt, 2024
New York
Për më shumë foto vizitoni;