Kulturë
Florim Zeqa: Kurrë n’Kosovë s’do të ndalet kënga!
E merkure, 21.02.2024, 08:55 PM
Kurrë n’Kosovë s’do të ndalet kënga!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
shtunën e kaluar, në 16 vjetorin e ri-shpalljes së Pavarësisë së Kosovës apo
siq unë e parapelqejë të quaj, të njohjes ndërkombëtare të Republikës së
Kosovës, më 17.02.2024, nën organizimin e z. Florim Lumi, me moton “Të festojmë
së bashku”, në Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago
(TV-Itali) u mbajt mbrëmje e zjarrtë festive me rapsodët e mirënjohur të “Bijtë
e Bajram Bajes & Zenel Zekolli”.
Pavarësia e Kosovës,
ngjarja më e madhe e shekullit për shqiptarët
Kjo
mbrëmje e hareshme dhe festive fillojë me këngë patriotike nga repertoari
Rapsodëve Popullor, për të vazhduar me një fjalë përshendetëse të publicistit
Florim Zeqa, i cili në fillim i përshendetit të gjithë bashkatdhetarët për
pjesëmarrjen në këtë eveniment festiv, duke ua uruar 16 vjetorin e shpalljes së
pavarësisë së Kosovës, shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.
Një
përshendetje të veçantë, publicisti Zeqa e bëri për rapsodët e mirënjohur, Të
bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli, për organizatorin Florim Lumi dhe për
Avokaten e parë shqiptare në Itali, zonjushen Ermira Zhuri.
Pavarësia
e Kosovës është rezultat i sakrificave të gjata shekullore, është rezultat i
bashkrendimit të forcave intelektuale dhe ushtarake, është bashkrendim i pendes
dhe pushkës.
Pavarësia
e Kosovës është e arritura më e madhe e shekullit. Andaj, e kemi për obligim ta
ruajmë dhe forcojmë, zhvillojmë dhe çojmë përpara amanetin e dëshmorëve për
bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të përbashkët shqiptarë.
Publicisti
Zeqa bëri thirrje për unitet dhe pajtim kombëtar çfarë e kishim përgjatë viteve
të krenarisë kombëtare dhe periudhës së lavdishme të luftës çlirimtare.
Më
pas, të pranishmit i përshendeti rapsodi popullor, Komandanti i Batalionit,
njëherit edhe Komandant i Kazermës “Besim Ndrecaj” në Therancë, Gjenerali Zenel
Zekolli, i cili ndër të tjera tha, “Partitë politike shkojnë e vijnë, kombi
është një dhe i përjetshëm. Andaj, ju mërgimtarët nuk guxoni të ndaheni dhe
përçaheni për parti politike. Politikanët nuk e kanë hallin e juve në mërgim,
ata ju shfrytëzojnë vetëm për vota në prag të fushatave zgjedhore”.
Prekëse
ishin rrëfimet e komandantit Zenel Zekolli për momentet e përjetuara gjatë luftës
së lavdishme çlirimtare.
Mbrëmje e zjarrtë
festive
Pas
fjalëve përshendetëse dhe momenteve emocionale, fillon pjesa më e hareshme e
kësaj mbrëmje festive me këngë të përzgjedhura nga repertorari rapsodëve
popullor në frymën e pastër kombëtare jasht kornizave partiake.
Këngë
pas kënge, valle pas vallje dhe këndimi të përbashkët, vjen edhe momenti kulmor
i prerjës së Tortës së Pavarësisë, përgatitur nga organizatori Florim Lumi
Më
pas u vazhdua me këngë të përzgjedhura patriotike nga rapsodët popullor deri në
orët e hershme të mëngjesit të datës 18 Shkurt, duke e krijuar një atmosferë të
zjarrtë festive!
Duhet
cekur, se për zërimin u përkujdes “DJ ALBI” me teknologjinë e fundit
audio-fonike, duke e ngritur në nivelin më të lartë atmosferën festive.
Në
mesin e shumë mërgimtarëve, prezent në këtë mbrëmje festive ishin edhe këto
personalitete: Hasan Shala (veprimtar), Fadil Bajraktari (veprimtar dhe
organizator i turnireve në Futboll të Vogël, Lindita Idrizaj (veprimtare),
Qamil Kroni (Komandant i Policisë në Prizren), Arben Bajrami (aktivist),
biznesmen dhe afarist të dalluar, mysafir nga Bolzano dhe numër i madh i ish
ushtarëve të UÇK-së me qëndrim në Itali.
Në
fund, ia vlenë për të përshendetur nikoqirin, pronarin e lokalit Ristorante
Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV), afaristin e mirënjohur Mario
Zhuri nga Shkodra, të cilin duhet falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë në një
superambient festiv. Do të mbetej i mangët ky shkrim, pa e permendur dhe
falenderuar Kuzhinjerën me përvojë të gjatë në fushën e Gastronomisë, zonjen
Antoneta Zhuri (Nëna e Marios) për ushqimet e shijshme tradicionale, që i
përgatiti enkas për festën e Pavarësisë së Kosovës.