E shtune, 25.01.2025, 07:52 PM (GMT)

Kulturë

Bardhyl Selimi: Nje kenge e bukur arvanitase e perpunuar nga Lasgushi

E diele, 25.02.2024, 07:50 PM


Nje kenge e bukur arvanitase e perpunuar nga Lasgushi

(ExLibris 17 shkurt 2024)

Zoti Ymer Ciraku na sjell nje shkrim interesant per kengen e njohur “Kur me vjen burri nga stani”.

Une e kam ditur se kjo kenge, e interpretuar mjeshterisht nga Tefta Tashko Koco, vjen nga treva e Korces sikurse shume kenge popullore qytetare. Por jo, sipas studimit te Ymer Cirakut, kete kenge e ka qemtuar K. Reinhold ne shekullin 19 ne ishujt arvanitas, te Hidres etj, te Greqise. Edhe teksti ka qene pak ndryshe. Me vone ajo eshte perpunuar nga Lasgush Poradeci.

Ja si ka qene teksti original

Kur me vjen burri nga stani

Puf, puf, puf ma ben fustani.

Kur me vjen burri nga klisha

Puf, puf, puf ma ben kemisha.

Komenti:

Ka nje gradacion te skajshem emocional dhe erotik, ne kete pritje te gruas. Kur burri vjen nga stani, gjithe shendet dhe uri shtrati, e po ashtu kur vjen nga klisha te kremteve, i rehatuar, enderrimtar nga psalmet e degjuara dhe ikonat shndrritese nen driten e qirinjeve, veshur mire dhe mbase i parfumosur, gruaja e pret me gezim.

Kur burri vjen nga ara ose nga ullinjte, eshte i lodhur, i pluhurosur e i baltosur, i skalafitur mundimshem ne vjeljen e ullinjeve, sigurisht nuk ka uri per shtrat. Prandaj, kenga vazhdon:

Kur me vjen burri nga n’dara

Dal i bej nje mut perpara.

Kur me vjen burri nga ullinjte

Marr nje shkarp i nxier site.

Por poeti, Lasgushi, merr tharmin dhe magjine e kesaj kenge, duke derdhur e tretur pastaj ne te, tere nektarin e artit te tij. Tefta Tashko, e gezuar, ne vitin 1937 i shkruan Lasgushit qe ka vendosur te beje vazhdimin e kenges.

Cfare ndodhi me tekstin e kenges? Poeti shmangu nga teksti origjinal vetem nje fjale rendonjese dhe i ruan gjithe vargjet e tjera, duke strukturuar ne linja te hijshme tere poezine e kenges. Dhe, ja pjesa shtese e Lasgushit, strukturuar brenda kerkesave te ritmit muzikor. (Tefta e kish regjistruar kengen ne kompanine italiane Columbia ne Rome).

Kur me vjen burri nga arat

Dal i bej nje ze perpara.

Kur me vjen burri nga ullinjte

Marr nje shkarpe dhe i nxier syte.

Kur e shoh burrin te verber

Kur e shoh, kur e shoh

Oh, oh, c’me shpon ne zemer, oh

Oh!

Kur e shoh burrin pa drite

Plot me lote me mbushen syte.

C’thashe ashtu a une korba

C’thashe ashtu, c’thashe ashtu?

Jo moj, jo, syte s’ia nxora jo, moj

Jo!

Konspektoi Bardhyl Selimi, 18 shkurt 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora