Kulturë
Tahir Bezhani: Vaj i ndryshkur moteve
E hene, 26.02.2024, 05:42 PM
Tahir Bezhani
VAJ
I NDRYSHKUR MOTEVE...
(Refleksion
pas emisionit në TV Syri, 14.shkurt, 2024)
Një
fotokujtim të nënës shpalosa sot
Më
shumë se gjysmë shekulli kaluar
Më
erdhi e gjallë si dikur
Kur
fëmijë më la, pa lamtumirë
Nuk
bëzante, e mallëngjyer më shikonte
Nuk
rrëfeja brishtësinë e jetës
As
vuajtjet nuk ia tregoja
Me
sy akulli në dhomën e mërdhirë
Tregoja
në emision mallin e djegur
Dhimbjen e
përjetshme në foto
Ndërsa
gazetarja më pyeti:
“A
mund të deklamosh vargje për nënën?...”
Jo!-
i fola!
Nuk
e marr me vete zjarrin kurrë
E
ruaj në dhomë, në palë librash
Lapidar
kujtimi ndër mote
E
ngroh shpirtin në vetminë e përmalluar
Kur
valët e mallit avullojnë dënesje
Laj
sytë me lotin e ndryshkur erë dheu
Në
dyshekllak kulle djegur
Për
Zogaj, Bytyçin, Tropojën
Zjarrit
nëse flaka i shuhet
Rindizet
shkëndijave të mallit....
Gjakovë, 15 shkurt, 2024