E shtune, 27.07.2024, 02:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Më 27 shkurt 272 në Naissus të Dardanisë lindi Kostandini i Madh

E marte, 27.02.2024, 08:36 PM


Jahja Drançolli:

Në ditën e sotme, më 27 shkurt 272 në Naissus (Nishi i sotëm) të Dardanisë, lindi Kostandini i Madh, një nga perandorët më të shquar të lashtësisë!

Dihet dhe vërtetohet shkencërisht se Dardania dhe Dardanët nuk arritën të arrijnë apogjeun kulturor, sepse forcat e tyre më të mira u përdorën për të mbrojtur atdheun nga armiqtë e shumtë, fillimisht nga të ashtuquajturit trako-kimerët, e më vonë nga keltët. Duke u futur përfundimisht nën Perandorinë Romake, forcat e tyre ishin plotësisht të heshtura, por në shek. III - VII, gjatë periudhës së krizës dhe rënies së Perandorisë Romake, Dardania dhe popullsia e saj u gjendën sërish në fokusin e ngjarjeve historike, kulturore dhe fetare. Kolosi nga Ballkani Qendror, Kostandini i Madh me gjak dhe origjinë dardane, ashtu siç përmbushi të gjitha aspiratat e të parëve të tij të largët, dardanëve: e ngriti atdheun e tij në masën më të madhe të mundshme, duke banuar në Romën e Re - Konstandinopojë, e cila është ndërtuar në dalje të Dardaneleve, në zonën ku dikur sundohej nga paraardhësi i tij i largët Dardani!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora