Kulturë
Lekë Mrijaj: Vilson Culaj - Në parajsën (po)etike të Zejnullah Halilit
E hene, 26.02.2024, 07:56 PM
Në sallën e Katedrales "Bogdani Polis" në Prishtinë është promovuar libri “NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH HALILIT" i Vilson Culaj
Shkruan
Lekë Mrijaj
Në
sallën e Katedrales "BOGDANI POLIS" në Prishtinë, sot në orët e
pasditës është bërë promovimi i librit: “NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH
HALILIT" (Përkushtime për Zejnullah Halilin i ed. Vilson Culaj.
Te
pranishëm në këtë promovim ishin imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i ipeshkvisë së
Kosovës, dashamirë të fjalës së shkruar, poet, shkrimtar, publicist dhe qytetar
nga mbarë Kosova, Shqipëria e mergata shqiptare.
Libri
“NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH HALILIT" (Përkushtime për Zejnullah
Halilin) është fryt i ed. Vilson Culaj, i cili veq reflektimit të tij dedikues,
ia arriti qe të bëjë mbarshtimin e artikujve, opinioneve e poezive nga
shkrimtarët të tjerë të cilit i'a kishin dedikuar subjektit të librit të
amshuarit Zejnullah Halilit.
Ceremonia
e promovimit nisi me interepretm muzikor nga Genc Krasniqi dhe interpretim
poetik nga artisti, Xhevat Limani. Moderimin e bëri Alketa Gashi, moderatore e
RTK-së.
Me
kumtesat e tyre këtë ngjarje në fjalë e begatuan dhe e madheshtuan: mons. dr.
Lush Gjergji, Sabit Jaha, Gani Bytyçi, Hajdin Morina dhe Brikena Ceraja - Beka
nga SHB ,, Jakup Ceraja “ - Prishtinë. Ndërsa me disa interpretime muzikore
është paraqitur, Genc Krasniqi, me deklamime poetike nga libri kanë bërë
artisti i mirënjohur Xhevat Limani dhe shkrimtari, prof. Bekim Kelmendi e
Xhafer Xhaferi etj. Në emër të familjës së Zejnullah Halilit me një falenderim
është paraqitur vajza e tij-Ylbereza Halili...
Ndërkaq,
vet autori i këtij libri, ed. Vilson Culaj ka treguar si ka ardhur deri tek
ideja për shkrimin e këtij libri ndaj veq tjerash tha: "Zejnullah Halili
bën pjesë në ato figura magjike letrare që janë rrënjosur thellë në memorien
tonë kulturore e kolektive. Janë shumë motive e fakte jetësore që e bëjnë të
madhërishëm personalitetin e tij, ku dua të theksoj mjeshtërinë e tij letrare,
urtinë, altruizmin, humanizmin, vizionin e tij, empatinë, horizontin e gjerë
dhe atdhetarizmin në vepër.
Ishte
idealist në pikëpamje, por pragmatist në veprime, zemërbutë dhe i përvuajtur,
por edhe David që diti të përballej me Goliatët e hipokrizisë. Zejna ishte
rrugë e ndriçuar e urë lidhëse për ata që kishin filluar ta mësonin udhën e
shtegun e jetës. Zejna, në antropologjinë e tij shpirtërore, ishte i bekuar. Në
ndërdijen e tij krijuese pushonte një liman i amshuar dhe një dritë metafizike
që kurrë askush nuk ia njohu tërësinë e as thellësinë. la njohu aromën çdo
beteje personale, shoqërore, letrare, e kombëtare. Zejna ishte krijesë e lindur
nga dashuria, andaj na dhuroi dashuri e letërsi magjike e të mirëfilltë të
gjithëve. Çdo hap e veprim i tij në jetë kishte maturinë shpresën, përndritjen
e dashurinë, andaj qe dashuruar në Zot dhe rrënjët e tij arbërore, për të cilat
ishte i gatshëm edhe të vdiste.
Ai
thoshte: "Atdheu duhet me zemër." Jepte të tërën në letërsi dhe prapë
mbetej i tëri pa e cenuar asnjë fije të dinjitetit të tij njerëzor, kulturor,
poetik e kombëtar. Në karakterin e tij ishin ngjizur stoicizmi, flaka e
dashurisë dhe koncepti i shpirtit të pavdekshëm, andaj që në të gjallë të tij
ai pati mbjellë tharmin e pavdekësisë në vete e shtegun metafizik të letërsisë.
Zejna na vjen i ringjallur si kulja farëmirë në kopsht që u rezistoi acareve e
netëve me hënë.
Triumfalisht
e krejt natyrshëm, Zejna, si një kolos, po e zë vendin e merituar në letërsi,
aty ku e kishte vendin edhe sa qe gjallë. Të jetosh me nder dhe të marrësh atë
që të takon është përjetësi, thoshin dikur të diturit e antikitetit. Zejna i
zotëronte e meritonte që të dyja këto supremaci shpirtërore".
SHËNIME PËR AUTORIN:
Vilson
Culaj u lind më 6 gusht 1973 në Klinë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka
mbaruar në Klinë, Studimet pasuniversitare i ka përfunduar po ashtu në
Prishtinë,
në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Me
shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës së mesme. Ka bashkëpunuar me
revista e shumë gazeta të ndryshme anekënd Kosovës, si "Studenti"
Fakulteti Juridik, "Shpresa", organ i aksionit të rinisë shqiptare
"Pjetër Bogdani", "Oaza", Biblioteka ndërkomunale
"Hivzi Sylejmani" e Prishtinës, "Bota e re", revistë
studentore e Universitetit të Prishtinës, Klubi i Shkrimtareve "Vora
Ukjo" Klinë, Epoka e re, Kosova Sot, Zemra shqiptare, Expres, Panorama,
"Drita", reviste kulturore fetare Prizren - Prishtinë, "Zoja e
Këshillit të Mirë në Klinë, "Iliria Post", gazetë e përditshme
kosovare ku punoi Vilsoni etj.
Ka
botuar shkrime në gazetat e përditshme, si në "Zëri", "Bota
Sot", "Express", "Iliria Post", "Ars",
"Pavarësia News" Kosovarja, "Identiteti "," Koha
Javore" - Mali i Zi, "Gazeta 55", "Zemra Shqiptare"
revista ''Mirdita'' Reshen i shqiperisë, etj. Shkruan ese, poezi, prozë,
kritikë letrare etj.
Është
aktiv në jetën kulturore dhe letrare në mbarë Kosovë dhe me gjërë që nga vitet
e '90 ta. Ka marrë pjesë në takimet endryshme letrare, si "Takimet e
Gjeçovit" në Zym, "Flaka Epërme të Vitisë, ku në Orën e Madhe Letrare
të Elananit" në Gjilan, "Takimet e don Mikelit" në Stubëll të
emërtuar "Agim Ramadani", në vitin 2010, është shpërblyer me vendin e
parë me poezinë Tamarës". Po ashtu ka marrë pjesë dhe është laureuar në
" Loti i takime dhe manifestime të tjera, si "Mitingu i poezisë"
në Gjakovë, "Gjurmët e Gjeqovit" në Janjevë, "Kepi i Shpresës së
Mirë - Fahredin Gunga: në Mitrovicë, Gjilan, Drenas, Ora e Rifat Kukajt,, Në
flakën e Janarit - Gjilan, Zym të Hasit, Prishtinë, Rozhajë- Mali i Zi, Tiranë,
Bajram Curr, Kukës, Rëshen, e Lezhë e Laç të Shqipërisë ku është shperblyer me
çmimin, Anëtar nderi i shoqatës miqësia shqiptaro - Italiane për kontribut
letrar, pastaj në Pejë, si Takimet e "Azem Shkrelit", Zllakuqan dhe
Klinë, ku ka marrë disa çmime e shpërblime edhe në nivelin komunal si prozator
i dalluar (çmimi i parë 2015). Ka punuar në Gjykatën Komunale të Klinës, vite
me radhë edhe si gazetar. Ka punuar poashtu edhe si mësimdhënës ne Shkollën
fillore, Atë Gjergj Fishta,, në Jagodë, kurse aktualisht është sekretar në
shkollën fillore,, Ismet Rraci,, në Klinë. Vilsoni është pjesmarrës në shumë
aktivitite kulturore, ku veçohet me analizat dhe veshtrimet e tij letrare dhe
studimore (diku 50 sosh). Është bashkëpunëtor i denjë dhe shumë aktiv në
bashkëpunim me shkrimet e tij në revistën kulturore dhe letrare, MIRDITA,, ku
ne vitin 2016 është shpërblyer me çmimin, Prozator i vitit. Në vitin 2019 ka
marr çmimin e karrieres nga klubi letrar i Kastriotit në takimin mbarëkombëtar
të emertuar „Dritat poetike ".Në vitin 2021 ka marr çmimin e parë me poezi
organizuar nga,, Albanian Talent Show" në Pejë Në vitin 2021 është
shperblyer me çmimin e pare në, Orën e Tahir Deskut " për romanin me të
mire ?? Dashuri të Paprekura" kushtuar
aktores së madhe të teatrit,, Leze Spaçi - Qena.
Në
vitin 2023 me datë 02. 12. 2023 në Tiranë është shperblyer me çmimin e parë,
NDRE MJEDA " për prozën me të mirë nga Akademia,, MIRDITA ".
Me
02.12. 2024 ka fituar çmimin ,, NDRE MJEDA “
për prozën me të mirë nga Akademia Mirdita në Tiranë.
Shkrimtari
Vilson Culaj shquhet për shkrimet filozofike dhe psikologjike nga lëmenj të
ndryshëm, sidomos në recensione të cilat i ka botuar në periodikët e kohës dhe
rregullta ditore dhe elektronike lartpërmendura. Është i përfshirë në disa
Antologji dhe gazetat shumë libra autorial me shkrimet dhe studimet e tij. Për
librat e tij kanë shkruar e vlerësuar me dhjetëra kritik të njohur letrar.
Deri me tash ka botuar
këto libra:
1.
Tinguj të padëgjuar, poezi, Klubi i shkrimtarëve "Vorea Ukjo", Klinë
1998,
2.
Furra e Nabukodonozorit, roman, Klubi i Shkrimtarëve, Vorea Ujko", Klinë
2001,
3.
DAHO & VE, poezi, SHB "Shpresa" & "Faik Konica",
Prishtinë 2003,
4.
Përgatiti për shtyp librin antologjik,, Zhbërja e Ikjes", poezi
përkushtimore nga poetë të ndryshëm( 101 të tillë) për shkrimtarin Rifat Kukaj,
Botoi SHKK,, Anton Pashku, Prishtinë 2006,
5.
Stuhi e fjetur, prozë, SHKK,, Anton Pashku " - Prishtinë 2009. 6. Libri më
poezi,, Dy kohë " Botoi SHKK.,, Anton
Pashku
Prishtinë 2013 Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti
2002.
7.
Romani i tij,, I DËBUARI - 2015,, është i shtati me radhë i cili libër i ka
kaluar kufinjtë nacional sa i perket vlerave të tij ideo - artistike dhe
mesazhit që ngerthen në të
8.
Romani, Dashuri të paprekura - Prishtinë, 2021 "Botoi,, Jakup
Ceraja".
9.
Libri poetik,, Muri i Kujtesës, Botoi, Jakup Ceraja,, Prishtinë-2021 është
libri i nëntë me radhë. Vilson Culaj jeton dhe vepron në Klinë e Prishtinë.
Libri
"NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH HALILIT", ëdhtë libri i dhjeti me radhë i shkrimtarit,
Vilson Culaj.