Kulturë
Xhemaledin Salihu: Takime vëllazërore në Tiranë
E enjte, 29.02.2024, 07:55 PM
TAKIME
TË NGROHTA, MIQËSIE, BASHKËPUNIMI, PËRKRAHJEJE E MBËSHTETJEJE DHE VËLLAZËRORE
NË TIRANË
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Më
27 shkurt 2024/e martë/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari
kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të
Xhemaledin Salihut, kryetar dhe Shpëtim Memishit, kryetar Kuvendi i
Shoqatës u prit shumë ngrohtësisht nga Prof. Skender Gjinushi, kryetar i
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ishin të pranishëm edhe Prof.Shaban
Sinani, sekretar shkencor i Akademisë dhe Prof. Gëzim Hoxha, arkeolog.
Dr.
Shpetim Memishi, Xhemaledin Salihu, Prof. Skender Gjinushi, Prof. Shaban Sinani
Poashtu
në këtë takim ishte i pranishëm edhe delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar
në Mal të Zi, në krye me Faik Nika, kryetar.
Z. Faik
Nika, kryetar, Dr. Shpëtim Memishi, Xhemaledin Salihu, Prof. Skender Gjinushi,
Prof. Shaban Sinani
Z.
Faik Nika e njoftoi me punën dhe veprimtarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në
Mal të Zi.
Pastaj
Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e
falënderoi kryetarin e Akademisë dhe e njoftoi hollësisht më punën,
veprimtarinë dhe dha një biografi të shkurtër për Shoqatën.Poashtu para
kryetarit të Akademisë, Prof.Skender Gjinushi shtroi disa nevoja, kërkesa të
përvetshme të Shoqatës.
Kryetari
i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi dhe kryetari i Shoqatës shtruan
nevojën e një Memorandumi bashkëpunimi kulturor , në realitet një formë tjetër
e ndihmës në fusha të ndryshme shkencore e kulturore të Akademisë së Shkencave
të Shqipërisë.
Në
fund Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
bëri një rekapitulim të këtij takimi të ngrohtë, bashkëpunimi, përkrahjeje e
mbështetjeje dhe vëllazërore, ku përmendi nënshkrimin e një Memorandumi të
bashkëpunimit, ndihmës konkrete në fusha të ndryshme të Akademisë ndaj
kërkesave dhe nevojave të përvetshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe
Shoqatës në parime, se aktivitetet dhe veprimtarinë shkencore dhe kulturore të
Akademisë, pjesën e angazhimit të tyre do ta marrë përsipër edhe financiarisht,
për ligjërata, biseda, hulumtime, kërkime,
në fusha të ndryshme, po edhe gërmime arkeologjike, nëse arrihet pëlqimi
me shtetin fqinjë, të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vlerë
promovuese në Luginë të Preshevës dhe
me angazhimin e Akademikëve të caktuar
me rastin e botimeve të caktuara.
Takimi
jonë zgjati disa orë dhe kryetari i Akademisë, Z. Gjinushi dhe stafi i tij na ndëgjuan
me vëmendje të përqëndruar, duke i aprovuar thuajse tërësisht shtruarjen e
kërkesave dhe nevojave të Shoqatës.
Poashtu
Akademia e Shkencave e Shqipërisë është e gatshme të jap të gjitha botimet e
saja Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, dikund si u tha afër
500 libra.
Në
takim Prof. Hoxha na dha listën e Akademikëve që do të marrin pjesë në
Konferencën shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore nga Lugina e
Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare” Pjesëmarrësit janë: Prof. Adem
Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Prof. Valter Memisha, drejtor i
Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Prof. Hamit Kaba, drejtor i Institutit
të Historisë dhe Prof. Afërdita Onuzi, anëtare e Këshillit shkencor të
Institutit të Antropologjisë. Mirë se vini Akademikë në Preshevë.
Pas
përcjelljes së përzemërtë , delegacioni jonë u takua me Prof. Adem Bungurin,
drejtor i Institutit të Arkeologjisë, me Prof. Neritan Ceka, arkeolog i
mirënjohur i Shqipërisë dhe me Prof. Marenglen Kasmin, drejtor i Qendrës së
Studimeve Enciklopedike.
Dr.
Shpëtim Memishi, Prof. Adem Bunguri, Prof. Neritan Ceka, Xhemaledin Salihu
Në
bisedë me ta, duke pirë kafe, Prof. Neritan Ceka na premtoi se do të jetë pjesë
e Konferencës shkencore në Preshevë.
Pas
mbarimit të kësaj bisede Prof. Adem Bunguri na shtroi një drekë me ushqime
tradicionale në një restorant të njohur me këso ushqime.
Këto
takime të ngrohta, por edhe të punës i mbeten në kujtesë dhe përshtypje të
thella delegacionit tonë në Tiranë, me dëshirë që edhe delegacione të Akademisë
të Shkencave të Shqipërisë të vijnë në Luginë të Preshevës.
Poashtu
u morëm vesh me kryetarin Nika pë një
bashkëpunim kulturor të ardhshëm.