Kulturë
Viron Kona: Fuqia e parasë
E premte, 01.03.2024, 07:37 PM
Viron KONA
Fuqia
e parasë
(Ironi)1
Paraja
bën ligjin,
me
para blen jetën,
lëre
ndershmërinë,
po
shiko kuletën!
Shit
dinjitetin,
shite
për para,
ndrysho
karakterin,
pa
para jetë s`ka!
Paraja
është busull,
paraja
yll polar,
pa
para në xhep,
mbetesh
një lypsar!
Kur
s`bën dot para,
je
krejt pa emër,
s`të
thotë më askush,
t
‘kam “shpirt e zemër!”
Të
thonë je i paaftë,
të
thonë je i pazoti,
s`nxjerr
qimen nga qulli,
qenke
kot së koti!
Ti
mos e çaj kokën,
kur
të thonë hajdutë,
është
zanat i vjetër,
s`të
lë kurrë pa bukë!
Gënje
e mashtro,
bëj
punë të pista,
ndryshe
je askush,
blen
bukë me lista.
Me
para blihen,
karriget
e shtetit,
edhe
vet drejtësia,
ia
ndjen lezetin!
Me
para nderohesh,
bëhesh
dhe i ditur,
merr
tituj dhe grada,
shfaqesh
mendjendritur!
Të
gjithë të përkëdhelin,
me
lavde dhe pekule,
të
bëjnë libra, këngë,
të
mbulojnë me lule!
Paraja
bën çudira,
e
hedh ujin përpjetë,
të
bën të lavdishëm,
të
bën edhe mbret!
Paraja
të shpërblen,
të
bën lider bote,
të
bën diktator,
fosil
të kësaj toke...2
...........
1. Ironi - Tallje (për
dikë a për diçka) që bëhet në mënyrë të hollë e të mbuluar, duke folur gjoja me
gjithë mend; qesëndi...
2. Fosil - Mbeturinë e
një kafshe ose bime parahistorike, që është mbuluar në tokë...