Kulturë
Albert Zholi: Sefer Pasha - Poradeci megjithëse nuk ka qenë në Kongresin e Drejtshkrimit, u takua me Qosen
E diele, 03.03.2024, 06:26 PM
Flet publicisti Sefer Pasha: Lasgush Poradeci megjithëse nuk ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit, që u mbajt në vitin 1972 në Tiranë u takua me Rexhep Qosen
Pse nuk e bëri asnjëherë publike por e mori me
vete bisedën sekrete me Rexhep Qosen poeti i madh Poradeci?!
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
Takimet me pulicistin dhe eseistin Sefer Pasha, gjithmonë janë
mbresëlënëse. Atë e shikon gjitjhmonë me libra në duar pasi është i etur
për dije. Njeh mirë të gjithë shkrimtarët dhe poetët shqiptarë madje me ta ka
zhvilluar shumë biseda. Një ndër poetët që ai ka apsur dobësi është dhe
Lasgush Poradeci. I ka lexuar dhe mban mend përmendësh shumë poezi të tij, por
jo vetëm kaq. Ai ka mbledhur nga miqtë, lagjarët, të afërmit shumë anë të
panjohura të jetës së lasgushit një pjesë të së cilave po I tregojmë sot.
-Ju banoni në rrugën “Asdreni” të lagjes “Ali Demi”. Thuhet se në
këtë lagje ka jetuar edhe lasgushi. A flitet ende për të në këtë lagje? A
është ende shtëpia ku ka banuar poeti?
Në mëhallën time në rrugën “Asdreni” të lagjes “Ali Demi”
janë gjurmët e vilës ku ka banuar Lasgush Poradeci. Vila është shëmbur dhe mbi
të është ngritur një pallat shumëkatësh. E mbaj mend mirë atë vilë. Ajo ishte e
rrethuar me një mur të lartë të zakonshëm. Porta ishte fillimisht prej druri
dhe më vonë poeti bëri një derë hekuri. Në baçen e bukur ishin portokallet,
limonat, mandarinat dhe një man i zi. Në cep të baçes poeti kishte hapur dhe
një pus. Nuk e harroj. Askush nuk zgjaste dorën për të këputur ndonjë kokërr në
baçen e poetit. As ndonjë lypës i paushqyer. Jo thoshin lypsarët. Nuk i prekim
edhe sikur të vdesim nga uria. Janë të poetit Lasgush Poradeci. Të vetmit
mysafir ishin zogjtë e mëhallës. Ata këndonin dhe çukisnin në mallin pa “zot”. Problem
ishin dallëndyshet. Ato i ngrinin foletë në muret e vilës së vjetër e doemos që
i ndotin me gëlasa si muret dhe dyshemenë. Sa herë që kaloj në rrugën e
mëhallës time, e cila gumëzhin nga lokalet unë do ta kthej kokën nga ish vila
ku ka banuar poeti madhështor, e cila u thotë kalimtarëve se aty ka banuar
Lasgush Poradeci.
Nuk ka ndonjë pllakatë ku të shkruhet
se këtu ka banuar poeti. Po vixitor për nostalgjikët e poeti a vijnë dhe
pyesin?
- E
megjithatë në rrugën “Asdreni” herë pas here sheh vizitor. Takimi këto ditë me
tre turistë nga Anglia u bë shkak për të sistemuar disa shënime për veprën e
Lasgush Poradecit. Turistët me një hartë në dorë e kishin gjetur rrugën
“Asdreni”, ku kishte banuar poeti. Por ata donin të dinin pikërisht vendin ku
dikur kishte qenë vila. Mora një mësuese në shkollën “Ali Demi” e cila e flste
mirë anglishten. Dhe u tregova pikërisht truallin, ku dikur qe vila e poetit.
Gjithashtu u tregova dhe disa gjëra të tjera për poetin, të cilin e kisha
njohur dikur. Turistët anglezë pasi më dëgjuan më bënë një vërejtje.
Pavarësisht se vila e poetit është shëmbur (e udhës do qe që ajo të
ristrukturohej) do të ishte mirë që në qoshe të pallatit të vendoset një
pllakë, ku të shkruhet se “këtu ka banuar Lasgush Poradeci”. Pallatin e Ismail
Kadaresë e gjetëm shumë lehtë. Po kështu dhe vilën e Enver Hoxhës e të tjera.
Lasgush Poradeci e ndante jetën midis Tiranës dhe Pogradecit. Natyrisht që
Pogradeci ishte muza e tij. Aty qetësohej shpirti i poetit rebel, ku ai shkroi
poezinë magjike: - /Në katund kërcet një portë,/ Në liqen bje një lopatë./Një
shqiponjë e arratisur/,Fluturon në mal të Thatë/. Liqeni ishte lindja dhe
vdekja e tij. Banorët e rrugës “Asdreni” kur këmbehen me njëri - tjetrin thonë:
- “Në iks orë do të takohemi tek Lasgushi”. Do ta pimë kafen tek “nona”(poshtë
vilës është një lokal që quhet ‘nona”). Në më të shumtën e rasteve banorët nuk
thonë se do kalojmë nga rruga “Asdreni”, por nga vila ku ka banuar Lasgushi.
Takimi me tre turistët u bë shkak për të sistemuar këtë ese modeste. Nëpër
faqet e veprës lexova dhe një shënim ku ai i shkruan të shoqes Nafie Memës: -
“Të shkruajta vetëm dy rradhë”. Më datën 20 nëntor 1940 Lasgush Poradeci fikson
në ditar këto fjalë: “Ora 4 u bombardua Tirana. Hymë në bodrumin e shtëpsë time
“Rruga e Shëngjergjit” numër 5”. Poezinë “Durimi” poeti e ka shkruar në
Pogradec, “në shtëpi nga Lumi - 17 korrik 1941. Kurse për poezinë “Eskursioni
teologjik i Sokratit” poeti thotë se e ka shkruar në Tiranë “e shtunë 6/5/
1978. I qëmtova milimetër pas milimetri rrugët, kafenetë e vjetra dhe vendet ku
ka shkruar në lagjen “Ali Demi” Lasgush Poradeci. Rrotull vilës ku ka banuar
poeti ka ende pleq që janë nga tetëdhjetë e nëntëdhjetë vjeç. Ata takoheshin
për ditë me Lasgushin dhe bënin humor. Shoferi që e çonte në Durrës dhe në
Pogradec më thotë se Lasgushi pinte dhe nga dy e nga tre dopjo me raki. Ja
lexova të gjithë veprën. Poezinë “Era e Perëndive” e ka shkruar “ditën e djelë
në orën 7 e pesëdhjetë minuta (në shtrat) në rrugën e Shëngjergjit”. Poezinë
“Engjëjt e parë” e ka shkuar “më 28 korrik të vitit 1941 në odiçkën lart në
katin e tretë, shtëpitë e vjetra nga Jazi”. Më bën përshtypje që poeti i ka
mbajtur shënim këngët e Isuf Myzyrit. Ja çfarë shkruan Lasgush Poradeci: “Sot
përpara dhe pas dreke shkrojta 9 këngë të Jusuf Myzyrit prej gojës së tij në
llixhë, në Elbasan”. Banesa e tij ka qenë në “Rrugën e Shëngjergjit”. Ky
emërtim sot mungon. Pas çlirimit ajo u quajt “Rruga Ali Demi”. 200 metra më
lart vilës ku banonte Lasgush Poradeci ka qenë një banesë ku ka banuar Ali Demi
(Heroi i popullit). Ali Demi ka lindur në Filat të Çamërisë. Poeti Lasgush
Poradeci Rrugën e Shëngjergjit e lëvizte shpesh. Nuk e dimë se deri ku shkonte.
Thonë deri në Lanabregas. Lart ishte pyll i madh dhe ai shetiste Cucin. E vinte
në gjurmët e ndonjë thëllëze a të ndonjë lepuri të egër. Gjithashtu çdo ditë
Lasgush Poradeci shkonte në shtëpinë botuese, në bibliotekë, në Akademinë e
Shkencave e nën shoqërinë e Cuclit do të ngjitej dhe nga Parku i Tiranës, ku
siç thonë ulej në ndonjë stol dhe hidhte ndonjë varg. Në të gjitha kafenetë që
futej me Cucin kamarjerët nuk i thoshin gjë. Ështe Cuci me Lasgushin mërmërinin
me të qeshur.
- -Po
me udhëheqësit e kohës përveç Enverit a ka pasur ndonjë episod Lasgushi?
- Në
Gardë më kanë treguar se Ramiz Alia e pa nga dritarja e zyrës së tij që Lasgush
Poradeci po priste të ngjitej në një nga zyrat e Komitetit Qëndror ku e kishin
thirrur. Por ai nuk futej dot se nuk e lejonin rojet e Gardës. Nuk i ndahej
Cuci. Me porosi të Ramiz Alisë u lejua dhe Cuci u fut në Komitetin Qëndror, ku
nuk futej dot as era. Lasgush Poradeci ishte tip i veçantë. Dhe kjo dukej nga
mënyra se si vishej e si ecte nëpër bulevardin e Tiranës. Qindra e mijëra
bonorë të Tiranës e njihnin poetin paçka se nuk e kishin takuar kurrë. Ish
dekani i Fakultetit Ekonomik Kadri Zhulali, i cili e donte poetin e kishte çuar
me makinën e tij në fshatin Baldushk për të gjuajtur mëllënja pa çifte. Ishte
një gjueti me grep. Poeti me vete kishte marrë dhe Cucin. Kishte shkuar më
tepër për argëtim. Sa qe futur në kafenenë e fshatit të gjithë qenë çuar në
këmbë. Mirse erdhe Lasgush! Poradecit i kishin thënë. E kishin qerasur me kafe
dhe një dopjo raki. Dhe kur kishte ikur i kishin dhënë një shufër plot me
mëllënja të rjepura. Në vepër poeti flet për takimet me Asdrenin, Tefta
Tashkon, Ernest Koliqin, Lola Gjokën dhe të tjerë. Ka dhe foto me këto figura
të ndritura. Ja një nga poezitë që i kushton Asdrenit: /Burrë i urtë - e i
veçuar/, shqiptar me shpirt të qëruar./Vjershëtor vjershë - kënduar/. Pat
shkruar e punuar/. Kombin për ta kombësuar/.Shqipen për ta shqipëzuar/. Një
tjetër poezi Lasgush Poradeci ja kushton Mitrush Kutelit e që mban datën 7
nëntor 1936, Tiranë: /Zemra ime buçim e shkretë/, Zjen e bren e s’gjen të
qetë/. Plaset e përplaset vetë/.Vdes për kohë e lind për jetë/. Tani të dy
figurat e artit i kanë shtatoret në Pogradec pranë e pranë. Që të dy janë të
vuajtur. Ku i dihet mbase natën zbresin nga shtatoret e tregojnë për ato që
kanë hequr.
-A
po kujtohet sot Poradeci? Po në Tiranë a ka ndonjë bust apo ndonjë tjetër vepër
arti për të ?
Duhet thënë se në Tiranë duhej një
monument për Lasgush Poradecin. Në të djathtë
të Rrugës së Elbasanit dikur Lasgush Poradeci me qenin Cucin përpara ulej dhe
shkruante tek një kodër me qeparisa. Nëpër park mbidhte dhe kërpudha. Pikërisht
aty duhej një shtatore. Po në atë vend këto ditë ju ngrit një shtatore Rinush
Idrizit. Po a e di Erjon Veliaj se sa larg është Rinush Idrizi me Lasgush
Poradecin. Sot më të moçmit e lagjes “Ali Demi” më tregojnë se Lasgush
Poradeci shkonte shpesh në Bibliotekën Kombëtare. Siç më thonë poeti ka
dorëzuar në bibliotekë shumë libra. E shoqja Nafie Mema i kishte hequr nga
bibilioteka e shtëpisë të gjitha ato libra që ishin nga dy kopje. Ato Lasgushi
i shpuri në bibliotekë. Tregojnë se nëpër libra poeti bënte dhe ndonjë shënim
anës fletëve. Unë vajta në bibliotekë dhe kontrollova disa rafte plot me libra.
Por nuk gjeta asnjë libër me ndonjë shënim të Lasgush Poradecit. Ka kaluar një
jetë. Dhe aty në bibliotekë recitoja vargje nga të poetit magjik: - /Këngë - e
vaj - bashkuar/. Këngë e pakënduar/. Vaj - i pavajtuar/.Posi shpuzë e zjarrtë
nën gji mbuluar/. Si të gjithë banorët dhe unë dikur përballesha me poetin
Lasgush Poradeci. Ai ishte i gjatë, me barsolinë, i krrusur e me këpucët ngjyrë
gri të gjera. Atëherë nuk më bënte përshtypje takimi me poetin. Nuk e
konceptoja dot se i thosha “mirëmëngjes” një fenomeni.
box
Sahati i madh dhe takimi skeret i
Lasgushit me Rexhep Qosen
Lasgushi ecte i menduar dhe siç tregojnë
banorët më të moçëm ai mbante me vete një sahat të madh sa një ftua. Atë e
nxirrte shpesh nga xhepi dhe shikonte orën. I qe kthyer në ves. Pogradecarët
tregojnë balada për sahatin e Lasgushit. Dhe në mënyrë të veçantë për qenin e
tij Cucin e dashur. Unë nuk e pata parë ndonjëherë në Tiranë me Cucin. Kurse në
Pogradec ai nuk e ndante Cucin nga hija e tij. Djemtë e Pogradecit ngrinin
këngë për Cucin. - /Dhe Cuci që rri tek ferrra./ Pas të ndjek Lasgush
ngahera/. Qëmtimet e shumta në mëhallën ku ka banuar Lasgush Poradeci nuk
më nxorrën në ndonjë qafë, e cila të kishte ndonjë gjë të re. Është interesante
se si Lasgush Poradeci megjithëse nuk ka qenë delegat në Kongresin e
Drejtshkrimit, që u mbajt në vitin 1972 në Tiranë ai u takua me Rexhep Qosen.
Poeti e ka treguar vetë me komshitë në mëhallën ku banonte. Ai ka thënë se e
kishte takuar Rexhep Qosen përpara Xhamisë së Hetem Beut. Por çfarë kanë
biseduar dy njerëzit e mëdhenj të letrave shqipe këtë e di profesor Qosja që
është gjallë. Të moçmit me të cilët ende unë pi kafe më tregojnë se Lasgush
Poradeci nuk i donte armët. Nuk i dëgjonte dot krismat. Dhe filmat me pamje nga
lufta ai nuk i preferonte. Edhe Cucin e mbante larg armëve.
Përmbledhja e poezive
Në fund të kësaj eseje më duhet të them
se nga hulumtimet që bëra konstatova se është e pambledhur krijmtaria që
Lasgush Poradeci e thoshte gojarisht. Janë poezi të shkurtëra me nga katër
rreshta. Por janë të shumta. I kanë familjarët me të cilët është takuar poeti.
Për shëmbull. Ai ka botuar një poezi të ndjerë për Reshit Çollakun. U botua dhe
në gazetën “Drita”, por janë dhe këto vargje që qarkullojnë nëpër kafenetë e
Pogradecit. Poeti Lasgush Poradeci ka thënë për Çollakët: - “Çollakët janë të
mirë, të mirë, por ama mbajnë dhe pak erë egërsirë”. Mbase ka ardhur koha që në
një vëllim më vete të botohen mendimet e poetit Lasgush Poradeci për artin. Ai
shkruan: - “Forma e përsosur s’është kurrë art, mund të jetë zejtari, por jo
art”.