| E diele, 10.03.2024, 08:50 PM |
TAKIM MBRESLËNËS PAS 50 VITESH
Nga
Bashkim Saliasi
Ne
shokët, mësuesit e ish maturës pedagogjike Fier, e vitit 1974, që sot banojmë
në Tiranë, u mblodhëm në një takim në mesin e muajit shkurt dhe pasi diskutuam
midis nesh dhe vendosëm që të takohemi familjarisht, për të përkujtuar festën e
Mësuesit. Në takim ishin të pranishëm Kolonel Gëzim Ismaili, nën/kolonel
Pëllumb Bajraktari, Komandant Zagoll Gjoni, mësuesi Bashkim Saliasi dhe Kujtim
Brahimi.
Sot
më 3 Mars 2024, ne pedagogjiksit e klasës së IV E, Fier: - Pëllumbi Bajraktari
me bashkëshorten e tij Antigoni Allkanjari, Bashkim Saliasi me bashkëshorten e
tij Angjelina Bardhi, Gëzim Ismaili me
bashkëshorten e tij Xhulin, Zagoll Gjoni me bashkëshorten e tij Mimoza
Alushani, Kujtim Brahimaj me bashkëshorten e tij Zenepe dhe Florenca Halili me
bashku me bashkëshortin e saj Bilbilin, festuam Ditën e Mësuesit, në lokalin
“Noeli”, afër Don Boskos. Në një
atmosferë gazmore kaluam një ditë të këndshme dhe sollëm në kujtesë shokët dhe
shoqet e klasë tone. Kujtuam me nderim mësuesit tanë drejtoreshën e shkollës Bubulina
Mici, zv/drejtorin Anastas Pogaçe, zv. drejtorin Fan Gjini, mësuesen Drita Sara
dhe bashkëshortin Minella Sara, Bardhyl dhe Liljana Shehu, Nikolla Margilaj,
mësuesen kujdestare Afërdita Çërra, Diana Doko, Mareglen Panda, Mirka Çala,
Diana Doko, Gjergj Toska, Pipi Jano, Afërdita Murati, Ida Tanku etj. Secili nga
ne solli copëza kujtimesh që na kthyen pas në vite. Pas mbarimit të shkollës së
mesme shokët Pëllumb Bajraktari, Gëzim Ismaili, Hekuran Duçka vazhduan shkollat
ushtarake, por përsëri ne shokët e
klasës së IV E, Matura ’74 nuk jemi ndarë asnjëherë. Me nderim kujtuam dhe ish
shoqet dhe shokët që kanë ndërruar jetë si: Fatmir Mane, Ylli Qorri, Kalem
Avdullai, Vjollca Bano etj.
Gjatë
drekës u ngritën dolli dhe u kujtuan edhe shokët tanë që jetojnë e banojnë në
Athinë Hekuran Duçka, Petrit Zeqaj, Kadri Idrizi dhe shokët që nuk ishin të
pranishëm si Bilbil Idrizi, Baftjar Shehu, Astrit Rabija, Teki Kumanaku Trifon
Prifti, Behar Kryemadhi, Fredi Ahmetaj, Engjellushe Qafoku, etj.
Një
kafe pasdreke dhe disa foto kujtim nga takimi i datës 03.03.2024, datë
përkujtimore për festën e Mësuesit. Në një kohë të përshtatshme mora në telefon
Hekuranin që banon në Greqi, i cili kishte disa ditë që kishte ardhur në
Gjirokastër. Folëm gjatë bashkë dhe na bëri me dije se në takimin e ardhshëm do
të jem present edhe unë thotë ai. Gjatë drekës shoku ynë Pëllumb Bajraktari, na
kujtoi dhe njëherë se, sivjet mbushen plot 50 vjet, që jemi ndarë dhe mendojmë
që të mblidhemi në 15 Qershor 2024 përsëri pranë shkollës sonë të dashur ku
kaluam katër vite së bashku.
I
përshëndeta të pranishmit me një poezi të krijuar enkas në orët e para të
mëngjesit. E djele 03.03.2024
Disa
foto kujtim nga data 3 Mars 2024
MBRESA NË VITE
Në
shekullin e kaluar,
Në
zemër të Shqipërisë,
Djem
e vajëza kërthinjar,
Erdhën
në djepin e diturisë.
Qëlluam
me fat,
Nuk
kishim maturant,
Në
një konvikt flininim,
Pa
ndarje në çdo kat.
U
rritëm bashkë,
Si
motër e vëlla,
Katër
vjetë kaluam,
Miqësi
midis nesh krijuam.
Me
statusin mësues,
Në
shkolla u shpërndam,
Disa
e lanë zanatin,
njëri-tjetrin
se harruam.
Kudo
që shkuam,
Ngado
që punuam,
Fjalë
të mira.
për
të gjithë dëgjuam.
Sot
pas pesë dekadash,
7
marsin festojmë,
Ndihemi
të lumtur,
Kur
njëri-tjetrin takojmë.
Ju
përshëndes,
Ju
uroj shëndet,
Qofshi
të lumtur,
Mos
paçi siklet.
Me
këtë poezi përshëndes gjithë pedagogjikasit e shkollës Pedagogjike Fier. Urime për 7 marsin 2024