Kulturë
Mihal Gjergji: Hanko Zonja
E diele, 10.03.2024, 07:04 PM
Mihal Gjergji
HANKO
ZONJA
Ndalu
pak, o udhëtar!
Edhe
pyet; çfarë ka ngjarë?
Nuk
e ndjen si frynë murlani
Ngjeth
e pret si jatagani?
Ç’dhimbje
paska Tepelena
E
rrethuar me bedena?
Dyqind
vjet’, si dyqind thika
Tirret
fjala nëpër gryka
Thonë,
është kuje, nuk është erë
Dhe
vërtitet derë më derë
Ulërima
shkund vezirin
Hanko
zonja pret të birin
Dhe
i lutet Demir Hanit
Mbeti
fill në orë të xhanit
Mbrin
Aliu, i puth ballin
Flet
e vdekura me të gjallin;
-Harram
qumështin e gjirit
Në
s’ia pret kokën qafirit
Hormovitë
na shkelën derën
Kardhiqotë
njollosën nderin
Bëhem
gjarpër, të prish gjumin
Ta
afroj te shtrati lumin...
Shkuli
qenërit me themele
Digjua
gurët për gërqele
Bëj
tërmet, të hapet dheu
Merr
ca ditë nga Shënëndreu
Të
mbeten pa vënde varri
Të
mos mbijë, të thahet bari
Grijua
trupin me mëlqinja
Të
këndojë qyqja në brinja...
Tek
dëgjonte këto lutje
Edhe
zoti fshihej tutje
*
* *
Hidhet
xhindi sipër kalit
Si
rrëkeja që rrjedh zallit
Një
taborr e ndjek si hije
Shkel
në prita pabesie
Mjekrën
kreh, siç bënte motit
Ja
pikon dërstilë e lotit
Nxjerr
pisqollën, i puth buzën
I
afron çibukut shpuzën
Dhe
mejtohet, fërkon dorën
Cilit
“dash” t’ia varë këmborën
Ja
një grackë, ja dhe një tjetër
Aliu
është ujk i vjetër
Paskëtaj,
e dini ç’ndodhi
Valareja
tok i mblodhi
Shtatëqind
trima preu shpata
Dhe
ato foshnjat e ngrata
Si
duruan ato nëna?
Kush
i qau ato gjëma?
Flok’
i grave palë-palë
I
ngarkuar mbi një kalë
Për
dyshek të Shanishasë
Prej
marazit, jo sevdasë
Që
t’i shterej ngashërimi
Ndryshe,
lotët si burimi
Vjosa
do ia merrte hua
Një
ujanë apo një krua
Prandaj
ndodh të fryhet lumi
Zgjon
Caush Priftin nga gjumi
Tek
e pjek Isuf Arapi
E
pikon me dhjamë cjapi...
Ndaj,
kujdes në Tepelenë
Gjithë
ata që besën prenë
U
mbytën në pellgje gjaku
I
puthi mortja te pragu
*
* *
Sheh
një yll apo një hënë?
Tepelenën
e ka nënë
Aty
janë labet e mia
Si
bekim nga perëndia
Jo
me hapa, po me supe
Ecin
edhe bëjnë tutje
Edhe
dielli përulet
Mbi
nektar të tyre ulet
Që
t’ua pijë vesën e syrit
T’ua
rrufit ajkën e gjirit
Aty
janë zonjat e rënda
Mjerë
ai, që i shket këmba
Unë
e ndjej kur vjen shtrëngata
Shihni
pak malet e larta
Grindet
era në bedena
Për
një zonjë nga Tepelena
P.S: Duajeni Ali Pashën si shqiptar, urrejeni si monark, po
mos harroni, është yni.
Tepelenë, Shkurt 2020.