Kulturë
Atdhe Geci: Recital i Shkodrës
E diele, 10.03.2024, 06:52 PM
Atdhe Geci
RECITAL
I SHKODRËS
Mendja
e muza e ushqejnë me gjak poezinë
i
japin frymëzim poetik për më të dashurën
i
japin imagjinatë rendjeve të vargut poetik
i
japin ëndje idesë të vetëdijes të qytetarit.
Forcë
janë këngët e përroit, lumit dhe detit
forcë
janë emocionet që kanë fuqinë e fjalës
ajo
zhurmë midis resh nuk është festë shiu
por
luftë e kohës sonë, një luftë pa të zotin!...
Në
momentet më drithëruese të atdheut tim
ca
këngë për ëmbëlsira përplasen mes veti
jemi
ngritje e vazhdueshme e gjakut që na
lindi,
jem djepi i përjetësisë pa kohë e datë
O
tokë pellazge e ilirit, dardanit dhe Epirit
katër
Molla të kuqe i ka Shqipëria e sotme
një
shqiponjë e vetme e mbikëqyrë atdheun
katër
dialekte republikë është gjuha shqipe
Tokë
e atdheut e mbjellë me të ardhmen
a
më rrëfen ëndrrën e pjesëve të pushtuara
dhe
durimin që mund ta bartim nëpër kohë
Ti,
ne s´jemi vetëm, kemi dhe të vdekshmit.