| E hene, 11.03.2024, 08:19 PM |
RRETH KUPTIMIT PARAKOMBËTAR TË EMËR-TERMIT POLIETNIK SERB DHE SI U IMPUNUA NË SHEK. XIX-XX (3)
III.
SI LINDI DHE U RRIT TERRITORIALISHT KOMB-SHTETI SLLAVO-SERB NË SHEK. XIX –XX NË
KURRIZ E ARMIQËSI ME SHQIPTARËT
NGA
DR. NUHI VESELAJ
Hyrje
Në pjesën e parë të këtij punimi u
përqendruam në argumentimin që gjuha shqipe që në fillim të Erës së Re
Kristiane implikohej rreth lindjes së emërtimeve të termave: sllav (sclavus shklavë) dhe serb
(servus sherbë), emërtime këto kushtuar ardhacakëve sllavë, ndërsa në pjesën e dytë, bëmë fjalë kryesisht
rreth fobisë së disa qerqeve elite serbe, të cilat sidomos që nga shek.19 po
mohojnë dhe aq më keq po neglizhojnë deri edhe historinë e përbashkët
shqiptaro-serbe, edhe pse siç dihet edhe në shkrim-konstatimet e para serbe si
protogonistë kryesorë të veprimeve dalin jo familjet sllave-ardhacake, po ato
iliro-shqiptare, siç ishin edhe nemanët
themeluesit e shtetit imagjinar serb në shek 13-14, të cilët i përkisnin fisit
ilir triball. Madje edhe periudha e
rezistencës së luftës kundër pushtimit nga Perandoria Osmane në Kosovë e Serbi
përshkruhen vetëm si veprime të serbëve dhe me fe të ritit ortodoks serbosllav.
Kështu deri edhe Beteja e Kosovës 1389, mitimizohet dhe njëherazi, disa figura
historike etnikisht të diskutueshme përmenden si srbosllave të kulluar. Ne nuk
mohojmë etninë e quajtur serve apo serbe, por tërheqim vërejtjen se ai
nocion atëhere e sot kishte e ka kuptim të gjerë, ngase krejt ata vartës
(ardhësit e vendasit) në periudhën e car Dushani (sipas Pirrakut) edhe nga nga
ai quheshin serbë, edhe pse
prejardhjesisht ishin koglomerat etnish, ku dominonin iliro-shqiptarët. Dushani
pra e ndjente veten car i serbëve, arbanasve, grekëve apo jo?! Gjithsesi ishin
joserb me fe e gjak shumica sipas konceptit të sotëm komb-shtet, andaj ai
kërkonte t’i fuste dhe i futi të gjithë me force në ritin serbosllav të
svetisavës, të familje-dinastisë së tij. Sido që të ketë qenë, këtë rast po
përmend faktin se edhe për tre protogonistët kryesor të Betejes së Kosovës:
Llazar Hrebeljanoviq, Millosh Kopiliq e Vuk Brankoviq që kënga dhe historia
serbe i përmend si serbë të kulluar, nga studiuesit, pikërisht rreth
prejardhjes së tyre etnike jepen vërejtje si:
1) Vetë mbiemri h/rebelan/ovic i Llazarii,
duket si me qenë me prejardhje iliro-romane sidalmatine me kuptium luftëtar i pabindur (rebel), me rrebe (“neposlusan!). Ai kishte lindur në Novo Bërdo,
mbase në familjen katolike sase, së
këndejmi prejardhja e tij sllavo-serbe bëhet e diskutueshme. Madje shtrohet
pyetja, pse mbiemrin Hrebelanovic nuk
e trashëgoi i biri despoti Stefan Llazareviq.
2) Vojvoda MiIlosh Obiliq (Kobiloviq,
Kopiloviq), kopil, i drenicas, konsiderohet shqiptar i kulluar. Të cilit
edhe sot i dihet fshati, pronat dhe
thuhet se quhej Mirash apo MiIlesh. Në shqipe, fjala kopil, dobiç, fig, ka kuptimin djalë i zgjuet, i gjindshëm dhe i
zoti.
3) Vuk Brankoviqi që njihej si
sundimtar i Kosovës, siç do të shohim, familjarisht del i implikuar me
shqiptarë, por për këtë do të flasim pasi të përmendim raportin e tij me dy
emrat e sapocekur që përmenden në këngën e njohur folklorike serbe, kushtuar
Llazar H/Rebel-it e Milosh Kopil-ii. Ndodhi që dy të parët vdesin në Betejen e
Kosovës dhe shenjtërohen, ndërsa Vuku mbetet gjallë, i cili sipas këngës së
sajuar shekuj më vonë shpallet i pabesë dhe aq më keq i ngjitet damka e tradhtarit kombëtar, sepse:
Bog ubio Vuka Brankovica
On izdade tasta na Kosovu
I odvede 12 hiljada:
Pobratime ljutih oklopnika…
/Zoti e vraftë Vuk Brankoviqin
Që e tradhëtoi vjehrrin në Kosovë:
Tërhoq 25 mijë sivëllamë
Të rrebtë pancirveshun/…
Me këtë nënkuptohet, pse u tërhoq nga
beteja nashkë me 12 mijë shtpatarë, shpallet
tradhtar dhe u damkua me
nam-mallkim si simbol-tradhtari ndaj kombit serb, edhe pse siç e thamë, atëherë
nuk kishte komb, madje as etni të kulluar serbe, sepse atëbotë quheshin serbë
të gjithë vartësit e sunduesve nemanas ortodoksë, e të tjerë, apo jo?! Meqë sot
historiografia serbe e rehabiliton plotësisht Vukun, i cili nuk kishte kryer
vepër tradhëtie, por mbase u tregua strateg
i zoti, ngase bëri tërheqje forcash me taktikë, jo me dorëzim. Dhe kjo
thuhet nga historianët u vërtetua nga veprimet e tij të mëtejshme. Ishte i
vetmi ndër krerët serbë para dhe pas tij i asasj periudhe që nuk pranoi, siç
bënë të tjerët, dorëzimin e plotë, përkatësisht pranimin e vazalitetit pothuaj
të vullnetshëm poshtrues ndaj Sulltanit. Mbase për këtë veprim sulltaini ftohu
raportet me vjehrrën, princeshën Milica, e veja e Llazarit, sepse ajo me
nënshtrimin deri edhe me krushqi vullnetare ndaj Sulltan Bajazitit, që sipas
Vukut, sulltani ishte vrasësi i burrit të dorëzuar të saj. Veprim ky me të
cilin u poshtërua sedër-dinjiteti fisnik serb i burrshtetit Lazar. Mbase për
këtë si pasojë ajo nuk e pranoi Vukun si bashkësundues siç kishte qenë me
Llazarin dhe kryenëvete, politikisht i siguroi vetes fronin e vasalit dhe
njëherazi i siguroi djalit të mitur, 14 vjeçar Stefanit, që posa të madhohet,
nën hijen e sullltanit, ta gëzojë fronin e princ-vazalit, në pronat e
principatës së prindërve Llazar-Milica.
Sido që të ketë qenë, Vuku me qëndrimin
e tij fisnik sipas historiografisë së sotme serbe, meriton rehabilitim të
plotë, sepse, ai edhe pse nën hijen e knjeginjes Milica, veproi dinjitetshëm sa
here që i vinte rasti në të mirë të serbëve. Së këndejmi familja e tij vazhdoi
të vepronte në forcimin e emrit “Brankoviq”,
brenda e në krye të prinmcipatës që gjithandej në Pashallëkun e Smederevës do t’i jape jehonë emrit serb e
Serbi, Por historia e sotme nuk e përmend faktin që familja Vuku kishte prejradhje, nëse jo
krejtësisht, gjithsesi të përzier iliro-shqiptare. Dhe për t’u njohur sadopak
më mirë origjina e tij, po i paraqitim në disa pika, disa nga faktet e kësaj
ndërlidhjeje, të zbuluara nga
studiuesit:
Së pari, vetë zanorja U (*uu ulurimë ) te emri Vuk (Vuksan,
Vucic, Vukashin, Vukosav (afro 30 versione) del e njëjtësuar me trajtën e
gjuhës shqipe të emrave malësorë Ukë (uuk-),
Ujkan, Ukel, Ukyll, Vuksan e Ukshin (Uka i shenjtë), ngase ndër të
gjitha gjuhët standarde sllave vetëm serbishto-boshnjako-malazezishtja e ka
këtë emër si shqipja të shqiptuar me U: vuuk për kurjak, madje vetëm
familja fisnike (iliro-ahqiptare) e Shkodres Ballshaj në emblemen e saj heraldike kishte kokën e ujkut. Së
këndejmi ndërndikimi apo ndikimi i shqipes këtë rast vetëm mund të konstatohet,
por assesi të mohohet.
Së dyti, thuhet që familja e Vukut
kishte prejardhje nga Albania, madje nga fisi gash dhe kishte lidhje me
vojvodët, mirëmbrojtësit vullnetarë të kishës së Deçanit.
Së treti, flitet që edhe vetë Vuku, si
pinjoll i familjes Gashi u aktivizua në anën e
Dushanit gjatë komplotit për fron të
organizuar kundër babait të tij Stefan Urosh Deçanskit.
Së treti, Dushani ndihmoi fisnikimin e
familjes së Vukut. Që Brankoviqi, si familje, pas vdekjes së Dushanit të kishte
nën sundim disa zona kyqe: Shkup, Prishtinë, Zveçan, Sanxhak e drejt Bosnjes.
Së katërti, nuk është krejt e pa motiv
zënka, sipas këngës popullore që paraqet zilinë mes të dy dhëndurëve të Llazarit,
fisnik Vukut e vojvod Millosh Kopilit. Kështu, siç thotë gojëdhana. Natën, para
ditës së betejës, Lazarit i ishte përftuar profecisht se njëri nga më besnikët
e zemrës do ta tradhëtojë gjatë betejes e ai si të tillë, të përzemërt, i
kishte të dy, por shpreh dyshimin ndaj trim Milloshit, andaj, kur i ofron gotën
me venë dhe i uron “për të mirën”, ia
përmend atë që nuk donte ta besote. Ndërkaq Milloshi, duke shfajsuar vetveten,
zbrazet kundër Vukut si të pa besë, që sipas këngës, në realitet ashtu do të
dale (!).
Së pesti, si duket Llazari me bijat e
veta kishte lidhur krushqi dhëndurie edhe me disa fisnikë të tjerë, deri edhe
me ballshajt e Shkodrës, por Vukun si dhëndërr i parë e kishte ndërlidhur edhe
me bashkësundim, ngase kishte shtri autoritetin si me ujdi në pronat e sunduara
nga dhëndërri, siç ishte rasti i Prishtinës, ku u zhvillua Beteja nën emrin e
tij (Llazari - Kosova), ku knjeginja Milica, edhe pas vdekjes së burrit, mbajti
rezidencën, apo jo?
Së gjashti, në të vcrtetë, si familje
finike, Vuku,posedonte emblemën heraldike me dy luanë ajraz, ngrehur në dy
këmbët e pasme, emblemë që si kjo knjaz Llazari në kohë të sundimit të tij nuk e kishte, apo jo ?
Së shtati, që vërtet familja Branku
ishte e implikuar më parë me familje fisnike shqiptare dëshmon fakti se motra e
Vukut Teodora ishte e martuar me fisnikun shqiptar GjergjTopia, sundimtar i
Durrësit.
Së teti, Vuku me Maren, bijën e madhe
të knez Llazarit, pati tre djem me emrat: Gërgur, Djuradj (Gjergj) dhe Llazë.
Për studiuesit, emri Gërgur
(për Gligorie) asociacionon emrin shqip guri
(serb. Kamen, Guric), emërtim Gërguri
ky, që e mbanin dhe e mbajnë edhe sot disa familje shqiptare, sidomos te ne.
Së nënti, të tre djemt e Vukut u
gjenden në majat e organizmave shoqërorë, të etnisë serbe, madje edhe pas
vdekjes në burgjet e Turqisë të Vukut, sidomos Gjuragji, do të bashkësundoijë
me dajë –despotin Stefan Llazareviqin, djalin e knjaz Llazarit, i cili, pasi
nuk kishte trashnëgimtar, fronin ia abdikoi nipit Gjuragj.
Së dhjeti, Gjuragji, siç kishte pasur
Vuku bashkëpunim nga Beteja e Kosovës me Kastriotët nga Kruja, edhe ky
Gjuragji, u lidh me Skënderbeun kundër Venecisë, por pati edhe jokoordinim apo
mosmarrëveshje me Skënderbeun në raport me luftën turko-austrohungareze.
Së njëmbëdhjeti, edhe pse Gjuragji me ushtri ndihmoi Sulltan Mehmetin II në rrethimin e Konstantinopojes, megjithatë,
atij dhe djemve të tij Stefanit e
Gërgurit, nuk u shkoi mbarë politika me Sulltan Selimin, sepse sa ishte gjallë Gjuragji të dy djemtë
ia verbuan turqit, ndërsa ai gjeti njëfarë shpëtim-strehimi andej nga Mali i
Zi. Ndërkaq, si pasojë Sanxhaku i Smederevës, për dy shekuj do të mbesë pa
drejtues me emër serbosllav.
Së dymbëdhjeti, djali i Gjuragjit,
Stefan Brankoviqi, i vërbuar, i përndjekur nga tuqit e turkofilët, u detyrua me
gjetë strehim e mbrojtje tek Skënderbeu në Shqipëri. Skënderbreu e nderoi si
fisnik, i dha mbrojtje, madje i ndihmoi me u martua me Angjelinaën, motrën e
gruas së tij, Donikës. Kështu Angjelina e Sefani, pasi u lindi fëmija i parë,
djalë, për siguri, u larguan nga Shqiperia, andej nga Italia. Austro-Hungaria,
Së trembëdhjeti, Stefan Brankoviçi me Angjelina Arianitin shqiptare pasi u larguan
nga Shqipëria paten jetë të vështirë, megjithë e përballuan. U linden katër
fëmijë, dy djem e dy vajza. Angjelina i rriti me shumë vështirësi e dashuri.
Ajo u qëndroi me stoicizëm vuajtjeve të jetës, edhe kur kaloi në rajonet
austrohungareze e të Serbisë, andaj me meritë nga kisha serbe u shpall Shenjte. Edhe pse me prejardhje
shqiptare mbetet idhull shembëlltyre, nënë humane në botën serbe e më gjerë.
Së katërmbëdhjeti, përveç, sa u tha,
ndërlidhja Brankoviq me shqiptarë nuk u ndërpre. Djali i Skëndërbeut Gjoni II, i cili edhe në mërgim në
Itali gëzonte privilegje të familjes fisnike Kastrioti , si i ri u njoh
dhe u martua me një vajzë po ashtu të derës fisnike të familjes “Branku!, të quajtur, Erina. Ishte vajza e Llazë Brankoviqit,
e nkunatit të tezës Angjelina.
Së pesëmbëdhjeti, është shumë atraktive
të ceket fakti se Gjoni II në shenjë respekti e dashurie ndaj Erinës e familjes fisnike “Branku” dhe në shenjë
nderimi e hamonie që ndjenin në këtë bashkësi familjare, mbase edhe me motiv
përbashkimi ndëretrnik në luftlën pë liri të atdheut të imagjinuar
shqiotaro-serb, në stemën heraldike të familjes së vet Kastrioti, në anë të djathtë të shqiponjes së zezë dykrenshe i shtoi luanin ajraz, ngritur në këmbë
të mbrapme, siç e kishte familja Brankovic
në stemën e vet.
Së gjashtëmbëdhjeti, jemi në dijeni që
pasardhësit e familjes së gjerë të Vukut, të quajtur Bala, që ende jetojnë në Mal të zi, pasi që nuk u islamizuan,
ruajtën fenë ortodokse dhe gjuhësisht do ta kenl humbur shqipen, do të jenë
sllavizuar dhe sot njihen si Baliqi, mirëpo
gjithsesi nëse si kriter i një etnie merret gjaku, familja e tillë nuk mund ta
mohojë prejardhjen shqiptare, apo jo?! Këtë që po e them nuk e kam për kurrfarë
tendence. E vetma arsye jona është të njihet e vërteta, në mënyrë që familjet e
tilla të sllavizuara nuk duhet të urrejnë gjakun shqiptar që e paskan gjak të
tyre dhe njëherazi shqiptarët të vazhdojnë të mosurrejnë askënd e sidomos
njerëzit e gjakut të tyre malëzezë e serbë vetëm pse u shkiezuan dhe sot kanë
gjuhë e fe tjetër.
Së shtatëëmbëdhjeti, familja e tillë e
sllavizuar “Brankoviq”duhet të jetë krenare që me njerëzit e vet si Gjuragji,
ka kontribuar në forcimin etnisë paraserbosllave në Sanxhakun e Srebernicës, e
cila 2 shekuj më vonë nën emrin e Pashallëkut të Beogradit Setbia u mëkëmb si
bazë e fortë, ku u lind dhe u rrit si shtet modern serb, mbase vërtet nën
trashgimin Vuko-Gjuragj-Obrenoviq, apo jo?!.
Sido që të ketë qenë, në këtë pjesë të
punimit me titull “Si lindi në
Pashallëkun e Beogradit dhe u rrrit territorialisht komb-shteti serbë në shek
XIX e XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët, duke u mbështetur në
kuptimësinë e disa fjalë-shprehjeve që dallojnë në raportin serbishbt shqip,
lëndën do ta shtjellojmë në këto dy pika:
së pari do të nisemi nga kujtesa jonë
nga koha e fëmijnisë rreth raportit
ligjërimor serbo-shqiptar në krahsim me
ditët e sotme, duke e iluistruar me disa shprehje karakteristike, që përkojnë
apo dallojnë në raport shqip-serbisht, apo
të lindura vetëm në serbisht që pasqyrojnë natyrë dhunë-shpërngvulje në kurriz të shkipo-shqiptarëve dhe
së dyti, krejt këtë periudhë të
dhunë-shpërnguljes do ta rikujtojmë në 7
kohëhhapësira përshkallëzimi që shoqërohet me golgota gjenocidale të
planifikuara në afro 40 programe i[ hartuara
që nga shek. 19 e deri më sot, për dëbimin e asgjësimin e popullit
shqiptar nga trojet e veta.