E diele, 06.10.2024, 03:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Hasanramaj: Të flasësh për femrën shqiptare dhe kontributin e saj

E diele, 17.03.2024, 07:59 PM


Të flasësh për femrën shqiptare dhe kontributin e saj

Duhet ta mendosh lindjen që ajo i dha shoqërisë, botës njerëzore dhe historisë ...

Pas kremtimit të Tetë Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas e cila për femrën shqiptare ishte një ditë e madhe e kremtimit global për të gjitha gratë, vajzat, nënat e motrat në mbarë botën, në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Në ndryshim nga vendet e tjera femrat shqiptare  këto ditë e shënojnë këtë festë sipas mënyrës së tyre, e cila në botë daton së kremtuari që nga tetë marsi i vitit 1917

Nga Hasan Hasanramaj

Në bisden të cilën e zhvilluam këto ditë pas kalimit të kremtimit të Tetë Marsin - Ditën Ndërkombëtare të femrës me poeten Drita Kasumin - punëtore e palodhshme e cila për të gjithë ne kjo dhe femrat tjera shqiptare dikur dhe sot ishte dhe mbeten një dhimbje, një botë qielli,  një jete dhe një dashurie në shoqërinë tone : “Të flasësh për femrën shqiptare në të gjithë, së pari duhet të paramendojmë si shtyllën e shoqërisë. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta kujtosh burimin e dashurisë që jap si një krua ujë të kthejnë nga nëntoka. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta mendosh lindjen që ajo i jap shoqërisë, botës njerëzore.                                                                                              Femra shqiptare si nënë, si qytetare, si heroinë, si rrezatuese e familjes dhe si heroine e betejave jetësore Në këtë kontekst – na tha në vazhdim të bisedës poetja, e dashura, e vyeshmja dhe e mirënjohura Drita Kasumi-femra si gjini njerëzore, është bota, qielli dhe jeta, ndërsa femra shqiptare është dhembja, dashuria dhe lindja. Unë tani do të ndalem pak për femrën shqiptare në tri kohë: femra dje, sot dhe nesër. Femera shqiptare si nënë, si qytetare, si rrezatuese e familjes shqiptare ka dhënë një kontribut në të kaluarën si heroinë e betejave jetësore ndokund ku k enë, është dhe do të  jetë. Po ta marrim si nënë, ajo mbetet heroinë e kohës, ngase mbi supet dhe shpirtin saj të dashur vërshoi në shumë beteja dhe gjithmonë doli faqebardhë. Një emër i ëmbël ku në çdo kohë rrezatoi dritë, ëmbëlsi, në çdo kohë dha provimin e jetës. Ndoshta jo pse si femër, por pse ashtu koha e vlerësoi si heroinë e përjetshme- na tha Drita si poete, si aktiviste e shume aktiviteteve të tjera në botën shqiptare. Pikërisht femr shqiptare gjatë historisë dhe tani po e bartë peshën e kohës, peshën e historisë, peshën e dhembjeve. Por prapë, mbeti e pathyer, stoike. Në varfëri, rrezatoi qëndresë, në familje, krua i dashurisë. Atëherë pse mos të quhet femra shqiptare dhe të tjerat heroina?! Ishte dhe mbeti përherë krah i fortë  i familjes dhe atdheut. Dje ishte krah për krah pranë burrit, pranë pushkës dhe pranë diturisë. Sot ajo është më shumë pranë vatrës së diturisë. Dje e nëpërkëmbur nga shoqëria?! Sot femrn shqiptare ]do kund e gjejmë në çdo fushë jete dhe të shtetit. Ajo sot është kudo: në drejtim të çfarëdo sektori, në rrugën e dritës, është vetë drita, është mosnënshtrimi. Po nëse? Nesër do të jetë edhe më e përgjegjshme për jetën, familjen, shoqërinë. Ajo sot mori frerët e jetës me këmbënguljen e saj me qëndresën e saj, me çelësin e diturisë. Sot e nesër është pjesë e qytetërimit njerëzor. Nesër do të jetë prapë themeli më i fortë i dashurisë, vullnetit dhe përparimit. Shpirti i femrës shqiptare sot kudo që është bën dritë andaj për këtë e meriton nga të gjithë ne një respekt të pakufishëm. “Të flasësh për Driten si poete pas kremmtimit të Dites së Tetë zmrsit si nënë, si edukator, si punëtorë, si mikeshe e veprimtarive tjera, së pari duhet të paramendojmë si shtyllën e shoqërisë. Të flasësh për Dritën si femër shqiptare, duhet ta kujtosh burimin e dashurisë që jap si një krua ujë të kthejnë nga nëntoka.                                                          Të flasësh për poeten, mikeshën tone të dashur dhe të esspektuar- Dritën si femër shqiptare, duhet ta mendosh për kontributin që ajo e ka dhënë dhe po e jepe  edhe tani letërsisë dhe veprimtarive te tjera shoqërore në familje, në shoqëri dhe ma larg. Andaj, kjo femër shqiptare, sot dhe nesër. Si nënë, si poete, si qytetare, si rrezatuese e familjes. Një emër i ëmbël ku në çdo kohë rrezatoi dritë, ëmbëlsi, në çdo kohë dha provimin e jetës. Andaj Drita ishte dhe mbeten përherë krah i fortë i burrit dhe shtyllë e fortë e familjes.Sot ajo është më shumë pranë vatrës së diturisë. Sot atë e gjejmë në çdo fushë jete. Ajo sot është kudo. Po nëse? Nesër do të jetë edhe më e përgjegjshme për jetën, familjen, shoqërinë. Ajo sot mori frerët e jetës me këmbënguljen e saj me qëndresën e saj, me çelësin e diturisë ...

Drita Kasumi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora