Kulturë
Ardian Klosi: Martin Camaj ishte Institucion
E marte, 12.03.2024, 08:54 PM
MARTIN CAMAJ ISHTE INSTITUCION
(Fjala
në meshën e përmortshme për vdekjen e Martin Camajt)
Nga
Ardian KLOSI
Martin
Camaj nuk është më. Ne, miqtë e tij nga Shqipëria, do ta kishim më të lehtë
sikur ai të jetonte gjatë. Ne e takonim gjithmonë dhe ai na jepte shpresë.
Mendonim se do tëjetonte gjithmonë, ashtu si fjala shqipe që ai shkruante.
Martin
Camaj ishte për ne jo vetëm një njeri. Camaj ishte një institucion, institucion
i fjalës së pastër dhe të vërtetë shqipe. Ashtu siç na e lanë të parët tanë,
shqiptarët që besonin tek fjala, para se të vinin ata që e dhunuan fjalën për
ta vënë nëshërbim të gënjeshtrës. Ne, qytetarët e Republikes Shqiptare,
ish-socialiste, u rritëm nën një zhurmë fjalësh mashtruese. Prandaj trokisnim
tani tek Camaj si tek një institucion, si të hynim në Akademinë e vjetër shqipe
në Mërgim.
Në
të vërtetë Martin Camaj nuk bënte pjesë në Akademinë zyrtare të Shqipërisë.
Ky
njeri i rrallë i dha Shqipërisë shumë: dijen e vet dhe ndriçoi mëtej gjuhën
shqipe, shpirtin e vet dhe begatoi poezinë shqipe. Kurse Shqipëria nuk i dha
aspak: me asnjë titull nuk e nderoi, asnjë libër nuk i botoi. Shqiptarët ende
nuk e dinë kush ishte Martin Camaj dhe çfarë ka bërë ai për kulturën shqiptare.
Martin
Camaj nuk është më. Institucioni i fjalëssë pastër shqipe nuk punon më.
Akademia shqiptare në Mërgim i mbylli dyert. Asgjë dhe askush nuk e zëvendëson
dot Camajn.
Një
peng do të më ngelet gjithmonë, i dashur profesor, që të njoha kaq vonë. Në
këtë dhimbje më ngushëllon sadopak vetëm një dëshirë: që ta bëjmë të njohur e
ta përhapim sa më parë veprën tënde në Shqipëri.
Ti
je i yni e ne jemi të tutë, Martin Camaj.
(Marrë nga "Albanian Catholic Bulletin", 1992.
Përgatiti për publikim A. Morina.)