Kulturë
Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (5)
E merkure, 20.03.2024, 08:55 PM
Mohimi i historisë së përbashkët fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pRavosllaves serbe (5)
II. RRETH GJASHTË
KOHËHAPËSIRAVE PËRSHKALLZUESE TË RRITËS SË SHTETIT NJËHERAZI TË DHUNËS DERI
GJENOCIDALE SERBE
NË KURRIZ TË
SHQIPTARËVE QË NGA SHEK. XIX
NGA DR. NUHI VESELAJ
Sihyrje
Para se të shënojmë vërejtje të
veçanta për gjashtë kohëhapësirat përshkallëzuese të rritës dhe dhunës deri
gjenocidale serbe në kurriz të shqiptarëve që nga shekulli 19, po i
themi dy fjalë, reth lindjes dhe rrites së atij shteti në territorin e
Pashasllëkut të Beogradit të përzier gjuhësisht e fetarisht me popullsi edhe
shqiptare, por që pakashumë kuptohet se jetonin në harmoni fqinjësore, në njërë
anë: miletshqiptaroserbo ortodokse (pravosllave) që quheshshin serbë dhe
në anën tjetër shqiptaro-boshnjako-turko-muslimanë që quheshin turq
ose turkoarnautë, të cilët ndërkohë bashkë me latino-arbërit e
grekoepirotët shqipfolës do ta ripërtërijnë në Albani (Arnautistan) emërtimin shkipo-shqiptarë.
Kryengritja e Parë Serbe 1804 -1813,
në krye me Karagjorgjin kur dështoi në luftë me Portrën e Lartë,
atëherë Karagjorgje u detyrua të emigrojë në Austrohungari e Rusi, shtete që
ishin në armiqësi me Turqinë Osmane, e cila atëbotë, ushtarakisht e politikisht
ishte në rënie e sipër. Pushtetarët turq, edhe pse shpallën amnisti nuk e
gëzuan aq gjatë atë fitore kundër serbëve pasi në pushtet u detyruan të kthenin
dahinjtë-jeniçerë, të menjanuar më parë nga seruktura shtetërore-ushtarake
turke, për shkak të kërkesës nga vendet përëndimore, të cilat në emër të
reformimit të sistemit ushtaraki-shtetëror në atë Perandori, i paten kërkuar
shuarjen e structures jeniçere. Në të vërtetë spahinjtë jeniçerë shfrytëzuan
rikthimin dhe filluan ta rëndonin popullin me taksa e dhunë edhe jashtë
kritereve të lejnueshme nga Porta e Lartë. Populli përsëri u revultua në formë
kryengritjeje, në ktrye të kësaj revolte, pasi mposhti rivalët doli knjazi Millosh
Obrenoviç, i cili për dallim nga i pari, tregoi sens edhe si udhëheqës
politik, pranoi bisedime me pushtetin zyrtar turk, pushtet ky në krye të të
cilit gjithandej qëndronte Valiun, një bullgar i turqizuar,, i cili ishte
kundër qeverisjes së spahinj-jeniçerëve rebelë. Në pëlqim me shtetin osman,
Miloshi me ushtrinë e vet serbe neutralizoi dahinjtë rebelë. Me kokat e tyre si
trofe, fitoi besim te Valia i Pashallëkut, andaj nuk u kërkua çarmatosja e
ushtrisë pullore serbe me në krye tash Millosh Obrenoviqi. Kjo ishte fitore e
tij dhe e kryengritësve serbë. Karagjorgji, duke i besuar në miqësi-kumarie që
kishte me Milloshin, u kthye nga Rusia me porosi për me vazhdue luftën. Millosh
Obrenoviqi, i dehur nga besimi që kishte fituar nga Turqit për drejtimin e
ushtrisë shfrytëzoi rastin dhe të sapokthyerin, që mund ta kishte edhe rivalin
më potencial, me të pabesë e likuidoi, madje edhe me kokën e Karagjorgjit si
trofe ntrashi besnikërinë ndaj Portës së Lartë, eë cilit vetë Sulltani i
dhuroi autonomi qeverisëse dhe kështu në marrëveshje me Turqit Miloshi
formëzoi bazat e shtetit të mirëfilltë të shtetit serb. Veç tjerash, u
muar vesh që ushtria turke të tërhiqej nga terreni- rural dhe të futet në
kazerma dhe njëherazi, çka ishte me shumë rëndësi, ra në ujdi që bashkë ose
paralel me ushtri të tërhiqej edhe adminitrata turke me familjet e tyre.
Zbatimi i kësaj marrëveshtje në të vërtetë ishte fillimi me sukses i spastrimit
të shtetit nga joserbët, boshnjakë e shqiptarë muslimanë, por meqë kishte shumë
të tillë kjo shpërngulje nuk mund të realizohej pa përdorim dhune, madje siç do
të shohim në vijim edhe u ndërmorën masa të egra edhe të
përgjakshme.
Sa për dijeni po shënojmë se nën
sundimin i sukseshëm të Milosh Obrenoviqit që zgjati pa ndërprerje 24
vjet (1815- 1839) lindi një shtresë intelektuale nacionaliste serbe e shkolluar
jashtë, të cilët fomuan organe e komisone shtetërore apo krijuan shtet ligjor
me Kuvend, duke pasur model Francën e gjithandej.
Kuvendi pas dhjeta vitesh e
detyroi Miloshin të abdikojë nga posti në emër të djalit të tij të sëmurë
Milan Obrenoviq, i cili qëndroi në fron vetëm 26 ditë, në vend të tij jo
Miloshin, po e semnuan djalin tjetër të tij në moshë jomadhore Mihail
Obrenoviq, të cilin e shfrytzuan grupet naconal romantike dhe pas tri vitesh
(1838-1842), e zëvendësuan kryet e pushtetit me djalin Karagjorgjit, princ Aleksandar
Karagjorgjeviq, të cilin e mbajtën në fron 26 vjet (1842 -1858), kur në
vend të tij e sollën nga ekzili Milosh Obrenoviqin, i cili e gëzoi
rikthimin në pushtet vetëm dy vjet (1858-1860). Në vendin e tij pas 44
vitesh e rikthyen të birin e MiIloshit Mihailo Obrenoviq, i cili
mbajti fronin 8 vjet (1860-1868), dhe për qendrimin e tij absolut autoritar,
kundërshtarët e vranë, mirëpo pasi pinjolli i asaj familjeje Milan Obrenovic
ishte 14 vjeçar për 4 vjet shtetin e drejtoi Grupi intelektual (nacionalist),
nga i cili sundim - fronin e mori Milan Obrenoviç 1872-1888 në një faze
shumë të rëndësishme të shtetit serb, por pasi e humbi luftën me bullgarë
abdikoi në emër të djalit Aleksandar Obrenovic, i cili mbajti fronin 31
vjet deri në vitin 1903, kur u vra nga kundërdhtayrët dhe kështu nga ky rast u
shua sundimi i familjes Obrenoviq, ndërkaq në fron e rikthyen dinastinë
Karagjorgjeviç.
Këtë rokadë mbajtësish froni e
shënuam me qëllim, sepse si duket pas shkarkimit të parë të Milosh Obrenoviqit
politikën nuk e kishin më në dorë as njëri nga princat apo kralat, po grupi apo
grupet rivale intelektuale nacionaliste racistë të mbështetur nga bekimi
i Kishës Ortodokse Serbe (SPC – Sprpska Pravosllavna Crkva).
Nga gërshëtimi i politikës: Kisha
Pravosllave Serbe + Grupet intelektuale socio- shoviniste serbe të prekura
nga romantizmi dhe pansllavizmi të ndihmuara nga shtete perëndimore e Rusia
armik të Turqisë, lindi dhe u rrit shteti serb në kurriz dhe armiqësi
me shqiptarët, sidomos të shtresës muslimane e katolike, i vetmi shkak
ishte se shqiptarët ishin banorë joserbë dhe që komunuteti i tillë ishte
shumicë në Kosovë e Maqedoni, territore këto parashihej se do të
pengonin shtrirjen e Serbisë në mit Kosovën e Lazarit dhe daljen në det si dhe
për përtëritjen e shtetit imagjinar serb të car Dushanit, andaj donin që
gjthsesi muslimanët shqipfolës t’i konsideronin siç edhe i quanin turq dhe
t’i dëbonin si të tillë në Turqi/ Në anën tjetër edhe Turqia ishte krah ndihme
e serbëve se punonte për turqizimin e tyre, sepse edhe ajo me ta donte ta
forconte kombin turk.. Ky ishte ai fatii i zi i shqiptarëve që pa provokuar
kënd në trojet e veta historike pa zgjidhur mjete e luftonin serbët edhe
turqit. Serbët donin gjithsesi donin t’i shpërngulnin nga ato troje, madje për
atë qëllim qe hartuar Naçertynie dhe e pasuan dhe afro 40
plan-projekte të tjera, jo për bashkëpunim, por shfarosjen e. shqiptarëve. Ky
ishte edhe shkak–motivi i lindjes së shprehjeve vetëm në gjuhën serbe që i
përmendëm në nëntitullin e mësipërm të këtij punimi. Projekt-programet e
tilla që filluan së zbatuari në Pashallëkun e Beogradit që në shekullin 19 për
shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonsë do të vazhdojnë me u zbtue edfhe
gjatë tërë shekullit 20.
Pikërisht këtyre kohëhapësirave
përshkallëzuese të problemeve të rritës së shntetit serb në kurriz e
armikqësi me shqiptarët ua kemi kushtuar të gjashtë nëntitujt vijues:
1) Dhuna në Pashallëkun e Beogradit
e specifkuar shqiptarofobe nga elita e Knezhevinës, kohgëzgjatja 74 vjet,
konsolidim e përgatritje për ekspansion);
2) Rritje territoriale dhe dhuna
gjatë e pas pushtimit të pjesës veriore të Vilajetitz të Kosovës 1878-1912, 34
vjet sundimi e përgatitje për zgjerim pushtimi;
3) Pushtimiii Kosovës e Maqedonisë
1912-1915, 3 vjet Përpjeta serbe me veprime entuziaste euforike e dhe 2 muaj
taëpjeta ose golgota serbe me vuajtje marramendëse.
4) Ripushtimi i Kosovës dhe
Maqedonisë 1918-1941, konsolidim e dhunë kolonizim e shpërngulje me marrëveshje
të shqiptarëve, 23 vjet;
5 Ripushtimi 1944-1966 vazhdimi i masave të dhunës për shpërngulje nën tymnajen komuniste
për dominim mbi shqiptarët 22vjet
6) Risforcim pushtetimi
1966-1999, dhunë i masave shtetërore, vrasje e shpëngulje masive, dhuë të
pandërprerë e luftë, 33 vjet;
(1) Lindja e shtetit sllavoserb dhe dhunë-shpërngulja pa
provokim e
shqiptarëve nga Pashallëku i BeogradiT
(74 vjet konsolidim i shtetit homogjen,
përgatje për ekspansion,1804-1878)
Lidhur me këtë kohëhapësirë 74
vjeçare, duke pasur në fokus dhunë-shpërnguljen pa provokim të shqiptarëve
autoktonë nga Pashallëku i Beogradit kontatimet tona po i japim në disa pika:
E para, gjatë kryengritjes së parë
serbe të udhëhequr nga Karagjorgje Petroviq, etnia shqiptare edhe pse shumicë
muslimane, jo vetëm nuk ka kundërshtuar, por i ka ndihmuar asaj levizjeje për
pavarësi nga Perandoria Osmane edhe pse serbët aspak nuk ishin dashamirës ndaj
saj. Madje pas dështimit të Kryengritjes së Karagjorgjit etnia shqiptare nuk
ishte në krah të dahijve-jeniqerë që silleshin keq me popullin, gjithsesi edhe
ajo si dhe etnia ortodokse serbe u pajtuan me mendimin e shtetit osman që të
përkraheshin forcat vendëse serbe të Millosh Obrenoviçit për mposhtjen dhe
eliminimin e dahinjve rebelë.
E dyta, mirëpo me
vazhdikm-konsolidimin e shtetit serb, të nxitur sipas parimit homogjen kishtar një
fe një komb (milet-serbo-ortoks), dhe atij nacionalist një gjuhë
një komb (nacionalizëm romantik), duke pasur të gjallë urrejtjen
kundër turkut sundues (musliman), fakeqësisht edhe muslimanët
(shqiptarë) indentifikoheshin si turq, atëherë fillojnë masat e dhunshme për
shpërngulje të banorëve shqiptarë të fesë muslimano–turke, të cilët, pra,
si pjesëtarë të fesë islame zyrtarisht nga serbë e turq quheshin turq
(milet-turk). U përmed më sipër se me tërheqjen e ushtrisë turke në
kazerma u miratua propozimi në parim që pa dallim edhe nga “turqit”,
shkipo-muslimanët deh ej të tëhiqeshin përmenjëherë, zakonisht në
lagjet afër kazermave apo në grujmbullime të tjera përkatëse të
përkohshme. Me këtë marrëveshje, në të vërtetë, fillon spastrimi i
parë i terreneve rurale të shtetit serb nga shqiptarët e miletit:
muslimano-arnautë, mirëpo meqë vende-vende ishte milet shumicë që ishin
autoktonë gjë që dëshmonte shtrirja e tyre e hershme në zona e fshatra të tëra,
dhe ishin lojalë ndaj qeverisjes vendëse, shpërngulja e tyre hasi në rezistenca
të forta deri edhe të përgjakshme.
E treta, megjitatë shpërngulja në
parim me detyrim do të vazhdonte. Madje nga ortodoksët ndaj fqinjve muslimanë
për interesa të ngushta , uzurpim pronash krijoheshin insuniata të ndryshme
zënkash, ku krijoheshin qëllimisht probleme sociale. Meqë Pashallëku formalisht
ende ishte në njëfarë sisuvereniteti shtetëror ndaj Perandorisë osmane,
lypsej ndërhyrje e përbashkët shtetërore serbo-turke. Po gjithsesi
në ndarjen e të drejtës, tashti, do të fitonte forca e shtetit serbjan. Lexova
që në qytetin Aleksinac më 1824, për ndërhyrje të tilla ishte implikuar edhe
vetë MiIloshi. Lexova gjithashtu që në Srebernicë, kundër familjeve muslimane
më 1832 nga sundimtarët lokalë serbë ishte aplikuar kjo mënyrë e dhunë-dëbimit.
Së pari, u është shqiptuar urdhëri i përgjithshëm që ata duhej të shpërnguleshin
deri në afatin e caktuar, ndërkohë verifikohej zbatimi dhe nëse nuk ishte bërë
ftohej i zot ii shpisë nëse nuk ishte pravosllavizuar, për mosshpërngulje
është rrahur me 25 të rëna me shkop. Kemi ndeshur në këtë fakt që pjesëtarlë
nga qevertë serbe e turke në Paqen e Parisit 1836 kishin rënë në ujdi që
nga Shumadia dhe Hercegovina të shpërnguleshin joserbët dhe përgjithësisht, por
ata banorë që dëshmonin autoktoninë me tapi u vendos që për pasuritë e tilla
qeveria serbe t’i paguante njëfarë vlere Turqisë. Së andejmi duke përdorur të
gjtha mënyrë-masat e shpërnguljes që ishte në enteres të Qeverisë serbe bëhej
spastrimi nga shqipo-turqit. Qeveria turke merrte para dhe ndahej miqësisht me
serbët, ndërsa pësonin të shpërngulurit. Pësonin turko-arnautët, ndërsa Serbia
fitonte teiritor e pasuri të konsiderueshme të patundshme e të tudëshme.
Për këtë pasuri të fituar përmenden qytetet, si: Aleksinci, Qupria, Valeva,
Uzhica e të tjerë, madje edhe vetë Beogradi, ku serbopravosllavët deri atëherë kishin
qenë pakicë ndaj turko-shqiptarëve shumicë.
Sido që të ketë qenë, së andejmi, u
detyruan të shpërngulen gjatë asaj perudhe 813. 000 shqiptaro-turq të
regjistruar, por dihet se numri i të shpërngulurve ishte më i madh, ngase
nuk janë llogaritur të tjerë të dëbuar më herët si rebelë si edhe disa
të fshehur në familjet e përziera mike ose mikse
ortodokse-katolike e shkipo-muslimane. Të mbeturit e tillë ndërkohë faktibisht
do ta pranojnë asimilimin e plotë me ndërrim gjuhe e feje.
E katërta, sa e dobët ose e kalbur,
nga ana pushtetore ishte qeveria turke po japim këtë shembull që me rastin e
formimit të autonomisë më 1815 sipërfaqja e Pashallëkut të Beogradit apo shteti
autonom serb kishte vetëm 2400 km katrorë sipërfaqe, ndërsa ndërkohë duke
lëshuar pe gjatë presionit të autoritetit të ushtrisë së Millosh Obrenoviqit,
pra pa luftë s pa marrëveshje zyrtare më 1833 kishte 3740 kilometra
katrore, ishte rritur për 1340 kilometra, prej nga njëherazi do të përjashtohen
të gjithë joserbët. Kështu kjo ishte rritja e parë e sahtet-kombit serb në
kurriz e armiqësi kundër shqiptarëve Tërheqje të tilla do të ndodhin edhe më
vonë,, pothuaj, në të gjithat zonat kufitare, gjatë atmosfesë para incidenteve
luftarake q serbo turke, e cila do të zhnillohetn gjatë periudhës 1876-1877,-1878,
kur edhe filloi luftë e vëtetë serbo-turke, me ç’rast, jo vetëm nuk u
mbrojt populli, por as që u ndihmua së paku qëshpërngulja e tij të bëhej
pa masakra e barbarizma.
E pesta, për të pasur më të
qartë se ksush i printe pustet-shtetit serb të Pashallëkut të Beogradit, po
theksojmë se fill pas largimit të Mllosh Obrenoviqit (1839), si i pashkollë,
situata politike e shtetërore merret plotësisht në duart e grupeve të të rinjve
të shkolluar (të dresuar) në shtete e Perëndimit e në Rusi, shtete
armike kundër Turqisë e botës muslimane. Kështu këto grupe, të dehura nga
sukseset e shtetit të ri serb dhe të brumosura nga dy levizjet të mëdha
romantike-politike të asokohshme serbe
së pari, nga Preporodi
- Rilindjes romantike serbe nën ndikimin e botës perëndimore, ku bën pjesë
edhe oreksi i kolonializimit të vendeve të egra, aziatiko- afrikane,
kryesisht edhe ato nën Perandorinë Osmane, ku bente pjesë edhe Kosova me
Shqipni (në Rumelinë europiane të Turqisë) dhe
së dyti, nga Pansllavizmi,
kryesisht ruso pravosllav që gjithsesi kërkonte hapësirë ndikimi, duke
forcuar bogosllavizmin me spastrimin e shtetit serb nga joserbët që
paralelisht bëhej edhe zgjerimi i territorit shtetëror.
E gjashta, në këtë kontekst Kisha
autoqefale serbe këtij brezi intelektualësh i ofroi nga kujtesa e
të kaluaren e artë imagjinare se gjoja që në shek l2-13, paska ekzistuar
shtet-kombi i kulluar serb i drejtuar nga Dinastia Nemanjite, ku nga
ana fetare pravosllavja kishte lulëzuar e drejtuar nga Shenjtin Shën Sava
dhe nga ana shtetëror identifikohej me me mbreëri të sukseshëm, si Stefani
i Kuroëzuari, Milutimi, konsolidues fetar e burrështetës dhe
sidomos nga Car Dushani sundues rreban i njohur i për zgjerimin e
territorit ë Carevinës së tij që niste . nga Bosnja, Mali i
Zi, Rashkë Nish-Shkup (Kosovë)i dhe kapte Arbaninë me brigjet e Adriatikut e të
Jonit e gjithandej nga Greqia e Bullgaria, territore këto që tani mbaheshin nën
pushtimin e Tuqisë së sëmurë, të cilat sa më shpejt duhej çliruaar dhe kjo
ishte e mundue pasi nga kjo Perandori Osmane mëzi mbahej me frymë nga barra e
armiqsisë nga jashtë që rezikohej nga shtetet e
fuqishme Perëndimore e Rusia si dhe nga brenda edhe nga zgjimi i fiseve
shqiptare që kërkonin bashkim apo autonomi vetëqeverisëse brenda shtetit
të Perandorisë Osmane.
E shtata, dhe në këtë kontekst, siç
u cek më sipër nga inteltualët serbë u hartua dhe u përkrah programi politik Naçertanie
e Grashaninit (1844) që ishte program orientues mobilizues që Serbia si shtet
gjithsesi duhet të vepronte në drejtim të atij objektivi që u përmen në emën të
Duishanit . Kështu Serbia gjeti shtegun ëndërrues të rilind me të drejtën
histoike si një shtet i madh në kurriz të pushtimit të territorit sern nga
Turqia, e cila që nga shek. 14 e mbajtka të pushtuar. Dhe ja tani shansi që që
Serbia në shek. 19 pas pesë shekujsh njeh historinë e vet dhe ka gjasa të
ripërtrihet mbi ngordhinën e Perandorisë Osmane dhe kështu Serbia do të mund të
matet me shtetet e forta perandorake kolonialiste të kohës.
E teta, ky zbulim shtoi
entuziazmin dhe ishte shkas-motiv që qeveria e kisha serbe të fillojnë të
hetonin situatën në Siujdhesën Ilirike, që tani filloi tlë quhet Siujdhesa
Ballkanike, për të definuar detyrat përkatëse, madje pa u konsultuar me Austri
e Francë Serbia filloi të vepronte ashtu si edhe Rusia, duke shtrirë agjenturë
nët ërë atë hapësirë duke e riaktivizuar legalisht, më mirë sa s’ka,
rrjetin kishtar për interesa të saj që përputheshin edhe me ato të Rusisë. Ndër
të tjera, u konstatua mirëfilli që, elementi serb me gjuhën e tij pothuaj ishte
shuar, po megjithatë gjuha slave si gjuhë kishtare kishte gjurmë, madje vende
vende edhe në masë besimtarës ortodoksët shqipfolës, edhe pse shumica e kësaj
etnie ishin islamiziuar. Së kënejmi, . i vetmi problem madhor pengues për
shtrirjen gjithandej të Serbinë nuk ishte Turqia, as arbanasit ortodoksë, por
ishin shqifolësit arnauto-muslimanë që jetonin si shumicë etnike në
gjitha këto territore.
E nënta, shqiptarët në të vërtetë
ishin të ndarë në tri fe: muslimane, katolike e ortodokse. Gjithsesi veç
studimit të situatës gjatë e pasgarashanine u konstatua më në hollësi çështja
shqiptare, konkretisht preopblemore në analizë dilte pjesa e
islamizuar edhe ajo katolike shqiptare, që ishin jashtë kontrollit të autolqefalisë
së kishës pravosllave (ortodokse., Së këndejmi agjentura kishtare serbe
të situatënfuti nën survejim situatën Në radhë të parë, në vewnd të
bashkëpunimit me shqiptarët , me sugjerimin e kishës intelektualët
autirittativë githasndej zgjodhën përforcimin e serbizimin e elementit ortodoks
shqipfolës dhe kjo ndër të tjera u bë me rrugë legale, me edukimin fetar
e me propaganda të tjera nëpërmjet shkollave serbe që punnin, andaj u joshen të
rinjve ortodoksë shqiptarë pë të vazhduar shkollimin në Serbi e Rusi, të cilët
pasi njihnin gjuhën shqipe brenda masës do të shëbenin me shumë
sukses për çështje serbe, për fetarizim-serbizimin e shqiptarëve në
konfropntrim të hapur me islame e katolike shqipfolëse .
E dhjeta, kuptohet që deri atëherë
ortodoksët shqipfolës të këtyre viseve ishin pjesë përbërëse active edhe në
ushtritë vendëse të Pashallëqeve autonome apo të bajraktarllëqeve në veri, siç
paten shërbyer, qoftë nënë komandën e Bushatlinjve, qoftë të Dervish Carës, që
jo vetëm si shkie, por po mund të jenë quajtzur, sipas kishës edhe serbë,
ndërsa katolikët e muslimanët nga turqit quheshin latinë e turko-arnautë,
por kishte filluar që shqipfolësit pa dallim feje të quheshin shkipë-shqiptarë,
andaj pikërisht ky etnitet shkipo-shqiptarë, muslimanë e katolikë
paraqitnin pengesë për serbë e grekë, por edhe për turqit osmalinj, andaj
kundër shkipo-shqiptarëve e zgjimit t kombëtar të tyre do të bëheshin bashkë si
ortodoksët fanatikë serbë e grekë, ashtu si edhe fanatikët osmalinj.
E njëmbëdhjeta, as konstatimi i
studiuesve gjerman e anglezë dhe as i studiuesit francez Bue që
konstatonin se në Ballkanin turk jetonin afro 2 herë më shumë shqiptarë (muslimanë
e katolikë) se ashtuquajturit serbo-ortodoksë, nuk i penguan serbët
e shkolluar as popat që fetarisht patalogjikisht të shkalluar të dehur nga
euforia të mohonin të vërtetën që krejt atë histori që e kishin të
përbashkët me shqiptarët ta manipulonin me emrin serb dhe me argumente
fallse kishin arritur që si nën hije që edhe historinë e këtyre
shkipo-shqiptarëve para botës si dhe vetë të pasholluarve e injoranttëve
shqiptarëe, sidomos atë fetare kishtare ta paraqitnin si histori të veten
serbo-sllave pa asnjë gjurmë anase shqiptare, apo jo?!
E dymbëdhjeta, kështu me këto
veprime , serbët ia hapën derën fatkeqësisë së vet e të shqiptarërëve, që
në vend të bashkëpuninimit për lirinë e pavarësinë e pëbashkët, siç ishte
oferta e Muastafa Pashë Bushatliut, deri edhe e edhe e Ali Pashë
Tepelenës, serbët e rinj i refuzonin dhe kështu nën ndikimin e Rusisë, besa
edhe të vetë Turqisë vazhduan me manipulime të përqindjes së numrit të
shqiptarëve në raport me serbët në Kosovë e gjetiu, Ka shumë prova tmanipulimi
ë kësaj natyre, Mjafton të përmend raportin misionarit serb, Milosh Milojeviç,
i cili në udhëshkrimin të tij Putopis trajton mjaft në hollësi këtë
çështje. Sipas statistikës së tij regjistruar 1866-68 nga terreni i Kosovës si
Serbi e Vërtetë (e Vjetër) (Prava (Stara) Srbija) e botuar 1871-72-73 gënjen me
qëllim që gjoja shumica e popullsisë në këto zona deri 90% ishte serbe, ndërsa
sipas lexim –verikimit që i bëmë origjinalit, d.m.th. nga i njëjti tekst e
vërteta del krejt ndryshe Kështu në zona rurale sipas shënimeve të
MIloshit, lexuar drejt nga ne: 78% e populates del joserbe shqiptare dhe
vetëm 22% serbo-ortodokse, edhe këta shumica shqipfolëse, ndërsa në
qytete 86% ishin shqiptarë joserbë ndaj vetëm 14% serbortodoksë,
gjithashtu shumica shqipfolëse.
E trembëdhjeta, kështu, si ky
rezultat i genjeshtër ar nga Milojeviçi ka shumë të tjerë, që u sajuan nga
Serbia e Rusia dhe në këtë mënyrë e patën mashtruar opinionin e gjerë vite më
parë Kongresit të Berlinit se gjoja Albania turke, sidomos Vilajeti i
Kosovës si Serbi e Vjetër që arrinte spërfaqësisht deri në Krushevac e Nish,
ishte e populluar me shumicë serbosllave,po megjithatë Kongresi miratoi
pushtimi-zmadhimin e Serbisë vetëm të një pjese të atij Vilajeti.
Periudhë kjo që do të trajtohet në vijim.