Kulturë
Agron Tufa: Stancë e vjetër për dashninë e re
E enjte, 21.03.2024, 08:50 PM
Agron Tufa
Zogu
më tha: "sot është dita e përbotshme e poezisë, ke gjë në xhep?"
"Po", thashë, "një të vjetër, kur isha i ri.. Dhe ja:
STANCË
E VJETËR PËR DASHNINË E RE
-Elvanës-
Kur
të biem në fashë, tembrama, pa bzâ,
Ti
do t’jesh bâ Lumë, unë do t’jem bâ Tra
Dhe
memzi do mundesh, me buzë duke prekur,
Në
drithma e ashkla ta ndash trupin tim…
Po
ti nuk do derdhesh askund, asnjë grimë,
Dhe
unë s’do lakmoj as të gjallë, as të vdekur.
Pa
do na pagëzojnë… Kurse ti pa prâ
Në
rrjedhë… Do jesh Lumi që bart atë Tra:
Njëheri
premtuar në pesë oqeane –
Bajrak
do të jem për fiset e atjeshme,
Dhe
në s’u gjetshin emra të hareshëm,
Ndofta
do mund të të quaj Anna...
Si
të marra hua – vitet që nuk kthehen,
Nga
dimri në dimër në fat rrëkëllehen.
E
lehtë dhe e gjatë rruga jonë e filluar,
Ashtu
si çdo mjet që qëllimin përhumb
Do
të na duket sinori në fund
Kinse
veç gjysmën kemi përshkuar.
Do
jem lakuriq, do jesh ti cullake,
Të
dy duke ndërruar lugina e shpate
Nën
ligjet e rrjedhës do lëmë pa u mërzitë,
Atë
vis, ku nuk patëm armiq asnjëherë,
Dhe
duar të forta brigjesh të tjerë –
Do
puqen në shtratin e tharë një ditë.
(Nga vëllimi "Rrethinat e Atlantidës", Aleph,
2002)