E shtune, 27.04.2024, 10:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Syrja Etemi: Nami i një këngë që mori dhenë

E marte, 26.03.2024, 08:53 PM


NAMI I NJË KËNGE QË MORI DHENË

Mustafa Arifi - rapsod

SHKRUAN SYRJA ETEMI

Sa shpesh, sa  gjatë, e, sa kohë e kemi dëgjuar një këngë; sa melodioze e  emocionuese, aq edhe gëluese; sa burrërore, aq edhe inkurajuese; sa e afërt aq edhe e largët për të painteresuarit e beftë, apo  për gamën e  indiferentëve, sidomos këta të kohës që ikë revan me një shpejtësi frapante e galopante. Eh, sa shumë e kemi dëgjuar këngën që bënte namë dikur, këngën që mbante një titull sa autokton e rezident, aq edhe indikativ... Ishte kjo kënga: “N’ Grykë të Kaçanikut”, me të gjitha dritëhijet e saja. Eh, sa të njohura e të panjohura kanë kaluar bashkë me të!

Nuk ka këngëtar që, së paku, një herë e më shumë, të mos ta ketë kënduar këtë këngë, sa të dashur aq edhe të këndshme, e cila kurrë nuk u lëmek nga aktualiteti. Me një ustallëk të paparë atë e krijoi një protagonist sa entuziast, aq edhe konsistent, Mustafa Arifi - në vitin 1972 dhe, që e këndoi dhe regjistroi në pllakë gramofoni, madje, për të marrë rrugëtimin dhe namin gjetkë, duke përballuar stoikisht turbulencat tunduese e të vazhdueshme në hapësirat tona të serta gjeografike - të fundshekullit që lamë pas!

Ajo këndohej ashtu si e krijoi dhe këndoi këngëtari pollogas, për të cilën atëherë e tëhu, shumë pakë njerëz dinin autorin dhe protagonistin në fjalë. Por, nuk ka patur shqiptar e gjenerata që nuk janë “ballafaquar e përqafuar” me të. Ndoshta kjo nuk paraqet ndonjë çikë rëndësie, por e veçanta e sajë është se, ajo me shumë ëndje të madhe është dëgjuar dhe kërkuar nga adhuruesit e këngës folklorike. Ndoshta kjo bëhet për shkak të “harlisjeve pas gjërave të imta” e të harrojmë gjërat e rëndësishme... sepse ne njerëzit kontemporanë, sikur jemi të prirur e të teptisur pas “eglendisjeve me mjegulla”  e,  mësohemi të jemi shumë  mosmirënjohës, siç thotë Vangjel Koça: Jetojmë sipas modës së filozofisë së kontigjentizmës, domethënë, të filozofisë “nga fryn era”! Kështu, shtrohet pyetja: A mos jemi të prirur të kollofitim vetëm frutin, e të harrojmë rrënjën që ushqen pemën? E, sikur të mos ishte rrënja, si do të shijonim frutin?

Por, të kthehemi te kënga me plotë hijedritë!

Ne, të gjithë, ama të gjithë kemi dëgjuar këngën në fjalë me personazhët: Bajram Curri e Idriz Seferi, ku i zënë pritën së keqes trimat me fletë, që vijnë nga Dibra dhe Tetova...

Eh, sa kohë vargjet e kësaj kënge më pëshpëritnin te veshi... Sa ëmblas pehateshin jonet e këndshme të këngës që vinin nga disku i gramafonit “Portorozh”, apo përmes valëve të Radio Prishtinës apo Radio Gjilanit...  Lumë për atë kohë!... Ajo kohë solli këtë kohë për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen të gjitha atyre njerëzve që dhanë e që po japin kontributin e tyre në kalanë e patundur që quhet: shqiptari.

I N T E R V I S T Ë

(me rapsodin nga f. Kamnjan-Tetovë, MUSTAFA ARIFI)

Mustafa Arifi lindur më 1946 - KAMNJAN- PROFESOR NË PENSION

1. Nga kush i keni mësuar këngët?

-DISA KËNGË I KAM MËSUAR NGA TË KËNDUARIT E KËNGËVE NGA ANA E KËNGËTARËVE TË GJENERATAVE MË TË  VJETRA TË KOHËS (FILL. TË SHEK. XX), NË ODË BURRASH.

2. Në çfarë mjedisesh (AMBIENTESH) janë kënduar këngët e mësuara?

-NË NDEJA, NË GAZMENDE FAMILJARE, NË PUNË.

3. Vendet e këndimit: Katund:

-KËNGËT, ZAKONISHT JANË KËNDUAR NË ODA.

Bashkëkëndues (shëno emrat e tyre):

4. Këngëtari pararendës, ka marrë pjesë në Festival:

-JO

5. Këngëtari pararendës, ka marrë (nuk) ka marrë  ndonjë çmim, mirënjohje nga ndonjë institucion në kundërvlerë për këngën folklorike:

-PO

6. Këngëtari pararendës (nuk) (ka) luajtur në vegla muzikore. (Nëse po, shkruaj):

-JO

Për të intervistuarin:

7.A je hartues tekstesh të këngëve?

-PO

8.A ka raste të të kënduarit në duet me ndonjë këngëtar tjetër?

-PO

9.A mund të na tregoni emrat e ndonjë bashkëkënduesi:

-VËLLEZËRIT SEJDIU

10.Tradita familjare e këndimit (vëllau, baba, gjyshi, daja) :

-GJYSHI

11.Tradita e këndimit të këngëve në vendlindje apo në rrethinë (shëno emrat e këngëtarëve):

KAH VITET 60-ta:

12.A ke pasardhës për këndim në familje? (djali, nipi): JO

13.Repertori yt me këngë (shëno vetëm titujt e këngëve):

-N’ GRYKË TË KAÇANIKUT, ITALIA ÇKA ASHT TRENUE, XHAMADANI ME SHUM’ LALE, IGJIDI BRAHIMI, MORE BILBIL

14.Këngë të tjera burimore që di (shëno vetëm titujt e këngëve):

-DERVISH CARA, MEHMET PASH’ DERALLA

15.Kur e përfundon këngën burimore, çka të thonë dëgjuesit?

- GOJA T’LUMT’, T’ KNOFT’ ZEMRA!... ose: NA KNAÇE!

16.A të ka ndodhur që gjatë këndimit t'i harrosh disa vargje të këngës?  PO.

17.Si ke vepruar kur gjatë këndimit t'i harrosh disa vargje të këngës dhe si ke vepruar?

-SI KAM MUNDUR

18.A ka shënuar dikush këngë nga ti?  PO.

19.A ke pasur probleme politike nga pushteti pse ke kënduar këngë shqip?  - PO.

20.A ke dëgjuar se dikush ka pasur probleme politike nga pushteti pse ke kënduar këngë shqip?

-PO

21.Pse pushteti nuk i ka dashur këngët tona PATRIOTIKE ?

-SEPSE “KËNGA KA RUAJTUR GJALLË HISTORINË TONË.

22.Pse të pëlqejnë këngët  BURIMORE? (SEPSE JANË TË VJETRA DHE KANË KËNDUAR EDHE GJYSHËRIT DHE STËRGJYSHËRIT TANË dhe mbajnë vulën e autoktonisë sonë të lashtë).

23.A njeh ndonjë femër (GRUA) që këndon këngë të vjetra burimore?  JO

24.Kur ke kënduar së mbrami një këngë burimore folklorike  në odë burrash (ku dhe cilën këngë)?  20176 ME VËLLEZËRIT SEJDIU

25.A ke kënduar në radio ose në televizion?:  PO

26.Mendimi yt për të ardhmen e folklorit (këngës burimore autoktone): ( KA INTERESIM PËR KULTIVIMIN E KËNGËS BURIMORE TË FOLKLORIT “ EDHE LEPURI I MADH EDHE LEPURI I VOGËL VESHËT I KANË NJËSOJ…”

27.Cilin apo cilët këngëtarë rapsodë (që këndojnë këngën burimore dyzërëshe) nga treva Juaj, i njihni dhe i vlerësoni më tepër? VËLLEZËRIT SEJDIU, GRUPI I SLLATINËS

28.Cilin apo cilët këngëtarë rapsodë (që këndojnë këngën burimore dyzërëshe) - jashtë trevës suaj,i njihni dhe i veçoni?  KËRÇOVARËT, DERVENASIT…

Intervista është realizuar më 10.02.2018 nga autori i këtij shkrimi.

Në foto (nga e majta): Zilbehar Zilbehari dhe Mustafa Arifi duke kënduar në koncert, dhe duke përcjellur në fis-harmonikë, Esat Bicurri

Mustafa Arifi dhe Zilbehar Zilbehari të veshur me kostume

popullore nga zona e Malësisë së Sharrit, f. Novo Sellë-Tetovë

Mustafa Arifi

Foto e realizuar në Shtëpinë Diskografike: “Jugoton” – Beograd (Ku ka të regjistruara këngët:

“NGRYKË TË KAÇANIKUT”, “ITALIA Ç’NA ASHT’ TRANUE” DHE “PO KUVENDIN TRE KAPEDANA” (KËTË TË FUNDIT -BASHKË ME QAMILIN E VOGËL)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora