| E marte, 26.03.2024, 08:53 PM |
NAMI I NJË KËNGE QË MORI DHENË
Mustafa Arifi - rapsod
SHKRUAN
SYRJA ETEMI
Sa
shpesh, sa gjatë, e, sa kohë e kemi
dëgjuar një këngë; sa melodioze e
emocionuese, aq edhe gëluese; sa burrërore, aq edhe inkurajuese; sa e
afërt aq edhe e largët për të painteresuarit e beftë, apo për gamën e
indiferentëve, sidomos këta të kohës që ikë revan me një shpejtësi
frapante e galopante. Eh, sa shumë e kemi dëgjuar këngën që bënte namë dikur,
këngën që mbante një titull sa autokton e rezident, aq edhe indikativ... Ishte
kjo kënga: “N’ Grykë të Kaçanikut”, me të gjitha dritëhijet e saja. Eh, sa të
njohura e të panjohura kanë kaluar bashkë me të!
Nuk
ka këngëtar që, së paku, një herë e më shumë, të mos ta ketë kënduar këtë
këngë, sa të dashur aq edhe të këndshme, e cila kurrë nuk u lëmek nga
aktualiteti. Me një ustallëk të paparë atë e krijoi një protagonist sa
entuziast, aq edhe konsistent, Mustafa Arifi - në vitin 1972 dhe, që e këndoi dhe
regjistroi në pllakë gramofoni, madje, për të marrë rrugëtimin dhe namin
gjetkë, duke përballuar stoikisht turbulencat tunduese e të vazhdueshme në
hapësirat tona të serta gjeografike - të fundshekullit që lamë pas!
Ajo
këndohej ashtu si e krijoi dhe këndoi këngëtari pollogas, për të cilën atëherë
e tëhu, shumë pakë njerëz dinin autorin dhe protagonistin në fjalë. Por, nuk ka
patur shqiptar e gjenerata që nuk janë “ballafaquar e përqafuar” me të. Ndoshta
kjo nuk paraqet ndonjë çikë rëndësie, por e veçanta e sajë është se, ajo me
shumë ëndje të madhe është dëgjuar dhe kërkuar nga adhuruesit e këngës
folklorike. Ndoshta kjo bëhet për shkak të “harlisjeve pas gjërave të imta” e
të harrojmë gjërat e rëndësishme... sepse ne njerëzit kontemporanë, sikur jemi të
prirur e të teptisur pas “eglendisjeve me mjegulla” e,
mësohemi të jemi shumë
mosmirënjohës, siç thotë Vangjel Koça: Jetojmë sipas modës së filozofisë
së kontigjentizmës, domethënë, të filozofisë “nga fryn era”! Kështu, shtrohet
pyetja: A mos jemi të prirur të kollofitim vetëm frutin, e të harrojmë rrënjën
që ushqen pemën? E, sikur të mos ishte rrënja, si do të shijonim frutin?
Por,
të kthehemi te kënga me plotë hijedritë!
Ne,
të gjithë, ama të gjithë kemi dëgjuar këngën në fjalë me personazhët: Bajram Curri
e Idriz Seferi, ku i zënë pritën së keqes trimat me fletë, që vijnë nga Dibra
dhe Tetova...
Eh,
sa kohë vargjet e kësaj kënge më pëshpëritnin te veshi... Sa ëmblas pehateshin
jonet e këndshme të këngës që vinin nga disku i gramafonit “Portorozh”, apo
përmes valëve të Radio Prishtinës apo Radio Gjilanit... Lumë për atë kohë!... Ajo kohë solli këtë
kohë për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen të gjitha atyre njerëzve që
dhanë e që po japin kontributin e tyre në kalanë e patundur që quhet:
shqiptari.
I
N T E R V I S T Ë
(me
rapsodin nga f. Kamnjan-Tetovë, MUSTAFA ARIFI)
Mustafa
Arifi lindur më 1946 - KAMNJAN- PROFESOR NË PENSION
1.
Nga kush i keni mësuar këngët?
-DISA
KËNGË I KAM MËSUAR NGA TË KËNDUARIT E KËNGËVE NGA ANA E KËNGËTARËVE TË
GJENERATAVE MË TË VJETRA TË KOHËS (FILL.
TË SHEK. XX), NË ODË BURRASH.
2.
Në çfarë mjedisesh (AMBIENTESH) janë kënduar këngët e mësuara?
-NË
NDEJA, NË GAZMENDE FAMILJARE, NË PUNË.
3.
Vendet e këndimit: Katund:
-KËNGËT,
ZAKONISHT JANË KËNDUAR NË ODA.
Bashkëkëndues
(shëno emrat e tyre):
4.
Këngëtari pararendës, ka marrë pjesë në Festival:
-JO
5.
Këngëtari pararendës, ka marrë (nuk) ka marrë
ndonjë çmim, mirënjohje nga ndonjë institucion në kundërvlerë për këngën
folklorike:
-PO
6.
Këngëtari pararendës (nuk) (ka) luajtur në vegla muzikore. (Nëse po, shkruaj):
-JO
Për
të intervistuarin:
7.A
je hartues tekstesh të këngëve?
-PO
8.A
ka raste të të kënduarit në duet me ndonjë këngëtar tjetër?
-PO
9.A
mund të na tregoni emrat e ndonjë bashkëkënduesi:
-VËLLEZËRIT
SEJDIU
10.Tradita
familjare e këndimit (vëllau, baba, gjyshi, daja) :
-GJYSHI
11.Tradita
e këndimit të këngëve në vendlindje apo në rrethinë (shëno emrat e
këngëtarëve):
KAH
VITET 60-ta:
12.A
ke pasardhës për këndim në familje? (djali, nipi): JO
13.Repertori
yt me këngë (shëno vetëm titujt e këngëve):
-N’
GRYKË TË KAÇANIKUT, ITALIA ÇKA ASHT TRENUE, XHAMADANI ME SHUM’ LALE, IGJIDI
BRAHIMI, MORE BILBIL
14.Këngë
të tjera burimore që di (shëno vetëm titujt e këngëve):
-DERVISH
CARA, MEHMET PASH’ DERALLA
15.Kur
e përfundon këngën burimore, çka të thonë dëgjuesit?
-
GOJA T’LUMT’, T’ KNOFT’ ZEMRA!... ose: NA KNAÇE!
16.A
të ka ndodhur që gjatë këndimit t'i harrosh disa vargje të këngës? PO.
17.Si
ke vepruar kur gjatë këndimit t'i harrosh disa vargje të këngës dhe si ke
vepruar?
-SI
KAM MUNDUR
18.A
ka shënuar dikush këngë nga ti? PO.
19.A
ke pasur probleme politike nga pushteti pse ke kënduar këngë shqip? - PO.
20.A
ke dëgjuar se dikush ka pasur probleme politike nga pushteti pse ke kënduar
këngë shqip?
-PO
21.Pse
pushteti nuk i ka dashur këngët tona PATRIOTIKE ?
-SEPSE
“KËNGA KA RUAJTUR GJALLË HISTORINË TONË.
22.Pse
të pëlqejnë këngët BURIMORE? (SEPSE JANË
TË VJETRA DHE KANË KËNDUAR EDHE GJYSHËRIT DHE STËRGJYSHËRIT TANË dhe mbajnë
vulën e autoktonisë sonë të lashtë).
23.A
njeh ndonjë femër (GRUA) që këndon këngë të vjetra burimore? JO
24.Kur
ke kënduar së mbrami një këngë burimore folklorike në odë burrash (ku dhe cilën këngë)? 20176 ME VËLLEZËRIT SEJDIU
25.A
ke kënduar në radio ose në televizion?:
PO
26.Mendimi
yt për të ardhmen e folklorit (këngës burimore autoktone): ( KA INTERESIM PËR
KULTIVIMIN E KËNGËS BURIMORE TË FOLKLORIT “ EDHE LEPURI I MADH EDHE LEPURI I
VOGËL VESHËT I KANË NJËSOJ…”
27.Cilin
apo cilët këngëtarë rapsodë (që këndojnë këngën burimore dyzërëshe) nga treva
Juaj, i njihni dhe i vlerësoni më tepër? VËLLEZËRIT SEJDIU, GRUPI I SLLATINËS
28.Cilin
apo cilët këngëtarë rapsodë (që këndojnë këngën burimore dyzërëshe) - jashtë
trevës suaj,i njihni dhe i veçoni?
KËRÇOVARËT, DERVENASIT…
Intervista është
realizuar më 10.02.2018 nga autori i këtij shkrimi.
Në foto (nga e majta): Zilbehar Zilbehari dhe Mustafa Arifi duke kënduar në koncert, dhe duke përcjellur në fis-harmonikë, Esat Bicurri
Mustafa
Arifi dhe Zilbehar Zilbehari të veshur me kostume
popullore
nga zona e Malësisë së Sharrit, f. Novo Sellë-Tetovë
Mustafa
Arifi
Foto
e realizuar në Shtëpinë Diskografike: “Jugoton” – Beograd (Ku ka të
regjistruara këngët:
“NGRYKË
TË KAÇANIKUT”, “ITALIA Ç’NA ASHT’ TRANUE” DHE “PO KUVENDIN TRE KAPEDANA” (KËTË
TË FUNDIT -BASHKË ME QAMILIN E VOGËL)