E shtune, 27.04.2024, 02:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Moj pranverë!

E merkure, 27.03.2024, 08:15 PM


MOJ PRANVERË!

Nga Përparim Hysi

Moj pranverë,moj bukuroshe!

O ti stina përmbi stinë!

Mos je si "raki sarhoshe",

Që më deh me bukurinë?

Ja: e piva gjelbërimin

Dhe u bëra krejt tjetër

Tani shiheni Përparimin

SE mos thoni:-Je i vjetër?

Unë tani jam kthyer "djalosh"

Dhe të marrë gjak në vetull  !!!

Në më thotë dikush "thinjosh",

Do ta zë ,ta lë "të vdekur".

Unë tani jam bërë dragua

Jam tamam si "xhind i pirë"

Mos më dil përpara mua

Se tani unë kam vënë"brirë" !!!

SE pranvera më rih gjakun

Më përzë pleqërinë

Ndaj mos  ma shani vargun,

Ca më shumë poezinë.

Tiranë,23 mars 2024

NË...

Në jeta më"rrahu" me shpullë,

Fajin ma ka patur pak,koka.

Kur kurrizin nuk e bëra urë

Ta bëja si "disa" nga bota.

Kam qenë "element kryengritës"

Dhe kurrë derrit nuk i thashë dajë

Ndaj nuk m'u ndanë kamzhikët

Dhe në jetë s'e kam patur kollaj.

Keq isha unë nga biografia

Dhe duhet ta kafshoja gjuhën

Por bëja sikur "nuk e dija"

Telashe të mëdha m'u sulën.

Sado që telashe m'u sulën,

Unë gojën kurrë nuk e mbylla

Kokën asnjëherë nuk ma ulën

Dhe në jetë pata veç dimra.

Këta dimra me ngricë e me borë

Më thinjën mua parakohe

Veten nuk e heq si theror

Për njerëzit,kurrë nuk qeshë"jashtë loje".

Kam qenë"lojtar titullar"

Përherë kam qenë në"formacion"

Dhe mbeta gjithë jetës ushtar

I tillë do vdes:në pozicion!

Hiç pa m'u dridhur qerpiku,

Se ja "disa" bënë karrierë

Në mua nuk m'u nda kamzhiku

Nuk jam penduar asnjëherë.

Tiranë,14 mars 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora