| E merkure, 27.03.2024, 08:15 PM |
MOJ
PRANVERË!
Nga
Përparim Hysi
Moj
pranverë,moj bukuroshe!
O
ti stina përmbi stinë!
Mos
je si "raki sarhoshe",
Që
më deh me bukurinë?
Ja:
e piva gjelbërimin
Dhe
u bëra krejt tjetër
Tani
shiheni Përparimin
SE
mos thoni:-Je i vjetër?
Unë
tani jam kthyer "djalosh"
Dhe
të marrë gjak në vetull !!!
Në
më thotë dikush "thinjosh",
Do
ta zë ,ta lë "të vdekur".
Unë
tani jam bërë dragua
Jam
tamam si "xhind i pirë"
Mos
më dil përpara mua
Se
tani unë kam vënë"brirë" !!!
SE
pranvera më rih gjakun
Më
përzë pleqërinë
Ndaj
mos ma shani vargun,
Ca
më shumë poezinë.
Tiranë,23 mars 2024
NË...
Në
jeta më"rrahu" me shpullë,
Fajin
ma ka patur pak,koka.
Kur
kurrizin nuk e bëra urë
Ta
bëja si "disa" nga bota.
Kam
qenë "element kryengritës"
Dhe
kurrë derrit nuk i thashë dajë
Ndaj
nuk m'u ndanë kamzhikët
Dhe
në jetë s'e kam patur kollaj.
Keq
isha unë nga biografia
Dhe
duhet ta kafshoja gjuhën
Por
bëja sikur "nuk e dija"
Telashe
të mëdha m'u sulën.
Sado
që telashe m'u sulën,
Unë
gojën kurrë nuk e mbylla
Kokën
asnjëherë nuk ma ulën
Dhe
në jetë pata veç dimra.
Këta
dimra me ngricë e me borë
Më
thinjën mua parakohe
Veten
nuk e heq si theror
Për
njerëzit,kurrë nuk qeshë"jashtë loje".
Kam
qenë"lojtar titullar"
Përherë
kam qenë në"formacion"
Dhe
mbeta gjithë jetës ushtar
I
tillë do vdes:në pozicion!
Hiç
pa m'u dridhur qerpiku,
Se
ja "disa" bënë karrierë
Në
mua nuk m'u nda kamzhiku
Nuk
jam penduar asnjëherë.
Tiranë,14 mars 2024