Kulturë
Tahir Bezhani: Hapat e natës
E marte, 02.04.2024, 07:26 PM
Tahir Bezhani: dy poezi
HAPAT E NATËS
Natën
kur i fiki dritat
Mendimet
më shpallin luftë
Duke
rrahur muret e zemrës së trembur
Rrugëtimeve
me konflikte kohe
E
sa ashpër përplasin shpirtin e trazuar
Ato
mallime të djegura
Ngujuar
dhomave të vetmisë
Si
në ankth natën ndiej zhurmë
Krismë
çelësi në derë
E
askush nuk futet brenda
Pos
fytyrat e fëmijëve
Që
nga largësitë lëvizin
E
do hapa të lehtë dëgjoj
Herë
në dhomë e herë në oborr
Tërë
natën mbeta roje e kujtimeve
Hapat
vazhdonin rrapëllimën
Askund
nuk i takova
Pos
hijen që kallej në flakë malli
E
prap rrinte aq larg meje..
Të
gjitha u treten ikën
Një
rigë shiu e mëngjesit
Trembi
qepallat e ngatërruara
Unë
mbeta statujë e ngrirë
Hapave
të zhgënjimit i përvëluar....
ZHURMË SHIU MË ZGJOJ
NATËN VONË...
Zhurmë
shiu me zgjoi nga gjumi
Ndërsa
kërcisnin ullugjët e shtëpisë
Vrullshëm
suferina trondiste trarët e saj
Pas zërit tim të shurdhër pllakos heshtja
Si
dhimbje eshtrash që ndrydhnin shpirtin
Një
“oh nënë” e rëndë bie shtratit të lodhur
Drita pastaj shprish mendimet e djersitura
Dhe
një zile shkund befas frikën time
A
të ka pushuar dhimbja, më pyet djali nga larg
A
të ka zënë gjumi akoma babë
Po
nana si ndihet sonte
Zëri
i tij që dridhej laringut shkëputet
Shtrëngoj
fort buzët e përjargura malli
Mos
t’i dëgjohet dhimbjes fjala ime
Po-i
them, mirë jam! Flej, flej, ti i qetë
Je
shumë larg, nuk ke çfarë më bënë
Nëse
kemi ndërprerje telefoni,
E
nuk dëgjohemi dy ditë, mos nguro
Fluturo,
fluturo sa me parë, i them
Duart
e tua të më bartin te varri
Aty afër e kam babën e nanën
Në
pushimoren e përjetshme
Mos
m’i mbylleni sytë menjëherë
Vjen
malli fshehurazi në mua
Shuan
etjen e djegur e ikë
Etja
as atje nuk mbaron kurrë
Lotët
si dhuratë e natyrshme nga Zoti
Edhe
n ‘atë botë biri jem...
Zhurmë
shiu më zgjoi natën vonë
Në
një ëndërr malli dhe shprese
Ndërsa
ndjej vrapin marramendës të jetës...
Gjakovë,mars,2024