E merkure, 01.05.2024, 03:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Prilli, princi i pranverës

E premte, 05.04.2024, 07:31 PM


Prilli dhe maji me lule erdhën vetë a ti i prure...

PRILLI, PRINCI I PRANVERËS

Nga Albert HABAZAJ

Mirëmëngjesi, i mbarë prilli,

U ardhtë në pragun e derës.

Kur mbret i këngës bilbili

Ndez orkestrën e pranverës.

Mirëmëngjesi e prill i mbarë

Tek qesh e shpërthen pranvera,

Të dehur si në ekstazë

Për bukurira të tjera.

Prilli, princi më i lumtur

Që Zoti i fali tokës,

Na bën në shpirt më të bukur,

Më të bukurit e botës!

Prilli, princi i pranverës,

Stina mbretëreshë - Pranvera,

Harbuar rrymat e erës

Sjellin mesazhe të tjera.

Për Shqiponjat, fjala vjen,

Për 10 Shqipet e Tërbaçit,

Galaktika Jonë i njeh

Me këngë e me valle kaçi...

Vlorë, e hënë, 1 Prill 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora