Kulturë
Hasan Hasanramaj: Migena Arllati - Model i një femre të fortë me kontribute të mëdha
E marte, 09.04.2024, 06:58 PM
Migena
në vendin e punës në Universitetin Publik “Fehmi Agani” si prof. e gjuhës dhe
letërsisë shqipe
Migena
Arllati si profesoreshë, si shkrimtare dhe si grua e njohur në botën shqiptare
dhe me larg
Është
model i një femre të fortë, që bën
sakrificën dhe jep kontribute të mëdha ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Nga
biseda të cilën e zhvilluam me Migena Arllatin mësuam së është e lindur në
Elbasan në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Jeton në qytetin e
Gjakovës me bashkëshortin dhe katër
fëmijët. Aktivitetin e saj paraprihet nga angazhimin në gazetarinë radiofonike,
të printuar dhe televizive, ku ka marrë disa herë çmime. Këtë intelektuale të
madhe te botes shqiptatre, organizata amerikane Irex e ka nderuar me çmimin e
dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar gruas së pasluftës në Kosovë. Edhe
Qendra mediale “Dukagjini” Migenes i ndau çmimin – vendin e parë për shkrimet e
saj në gazetën “Lajm Exclusive”, lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e
femrës shqiptare. Eshtë ligjëruese në Universitetin Publik “F. Agani”, punon si prof. e gjuhës dhe letërsisë shqipe
në fakultet në Gjakovë dhe në Kolegjin privat “M. Akif” në Gjakovë. Gjatë
periudhës së pas luftës ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime e konferenca, në
shumë prej të cilave është paraqitur me punime shkencore. Prej kohësh ka
konfirmuar vullnetin ndaj angazhimeve hulumtuese shkencore ndaj gjuhësisë dhe
albanologjisë. Ajo ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore të
organizuara nga Universiteti i Tiranës, të Prishtinës, të Tetovës,të Shkodrës,
të Elbasanit, të Durrësit dhe të Vlorës, ku është preznetua me punime e saja,
kryesisht nga fusha e linguistikës.
Deri
tani ka botuar tre libra: “Mendime në kornizë”- poezi, “Lindur për t’u bërë
mjek” - monografi dhe “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e
Gjakovës”- studim gjuhësor dhe të tjera. Krijimet e saj poetike janë prezantuar
në disa Antologji të botuara në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Rumani.
Po ashtu, është redaktore dhe recensente e dhjetëra botimeve të shkrimtarëve të
ndryshëm në Kosovë dhe me larg.
Në
Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë është
shpall si poetja më e mirë e Mitingut, “Filolet , në Zvicër u nderua me
çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar.
Në
Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë, zuri vendin
e dytë në gjininë letrare të tregimit me krijimin me titull “Piano”. Është Kryetare e degës së Fondacionit
Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë, kryetare e Lidhjes
së Poetëve, Shkimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” në Kosovë, Anëtare e Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, në
Prishtinë, në Shkup, ne Elbasan ku ju dorzua titulli i nderit me motivaciom per
kontributin e shquar te saj si gazetare, si shkrimtare, si hulumtuese e gjuhes
shqipe dhe personalitete civile ne vend dhe diaspore. Ajo është një,
intelektuale e fuqishme e botës shqiptare tek secili njeri, sa na mban dhe
ushqen njëjtë si rrënja bimën, apo si rrënja pemën e cila në pamje të parë
duket e bukur, e rritur, e fuqishme sepse është e zhvilluar me degë e lule, me
gjethe e fruta, por fuqia e saj vjen nga rrënjët. Rrënjët e Migenes janë
vendlindja e saj, kjo Shqipëri dhe ky Elbasan ku u linda dhe u rrita, ku u
shkollova dhe arsimua.
“Nuk mund të jesh
asnjëherë krenar për atë që je, nëse harron vendin ku ke lé...
Meqë së më shumë së dy dekada jeton në Gjakovë, Migena vuri në dukje se sot
Kosova dhe Shqipëria nuk janë larg, njëra tjetre sepse janë ndërtuar me qindra
mënyra komunikimi, autostrada, media, marrëdhëniet e ndërsjella. Por, shtoi se
në vitet e vështira të saj në Kosovë, kishte vetëm një mënyrë komunikimi, dhe
kjo ishte lidhja shpirtërore. Është puna e vetmja vlerë lartësuese e cila na
bën të thjeshtë dhe të nderuar ndaj uroj t’i ruani gjithmonë këto tradita
kombëtarë dhe civilizuese!”
Kontributin
z.“Migena Arllatit në bote shqiptare shkëlqen në gjitha segment të jetës
personale dhe profesionale. Shkallët e ngjitura një nga një, me kujdes dhe
përkushtim në familje dhe në karrierë, e bëjnë atë një shembull për të gjithë
botën femërore. Përveç vlerave humane, si shkrimtare, si publicistë edhe
folësit kjo intelektuale dhe aktiviste e vyeshme me aktivitet e saja e ka bërë
bashkimin kombëtar shumë e shumë dekada më parë se politika. Pa pyetur për
politikën, ajo që para luftës së Kosovës u martua me djalin nga Gjakova, duke
ndërtuar bashkërisht një familje të
shëndoshë prej katër fëmijëve dhe bashkëshortit, duke dhënë shembullin e
vërtetë se si mund të bashkohen shqiptarët të cilët politika i ndau në shtete
dhe në kufij.
Kjo
grua e mirënjohur në botën shqiptare dhe me larg është modeli i një femre të fortë, që bën sakrificën dhe jep kontributin të
mëdha. Në këtë ditë të lumtur shtoi kjo
intelektuale e vyeshme se “Nuk mund të jesh asnjëherë krenar për atë që je,
nëse harron vendin ku ke lé. I përulem në gjunjë vendlindjes, prindërve të saj
që më bënë të jem kjo që jam sot”.Gjuha e pastër e të folurit, pastaj diksioni
i rrjedhshëm, krijojnë simpati te
bibliku që ndjek kjo poete, profesoreshe
dhe aktiviste të vyeshme e botës shqiptare, pa krijuar monotoni.
Edhe
shkrimet e saja janë të qarrta, të kuptueshme dhe me plotë porosi domethënëse,
sidomos përshkrimi i situatave në mënyrë poetike dhe temat e përzgjedhura që
tërheqin lexuesit t’i lexojnë me një frymë.
Kjo
krijuese e mirënjohur në botën shqiptare si Migena Arllati nga Gjakova
ishte dhe mbetet përgjithmonë një nga
personalitetet në Kosovë që u vlerësua nga Festivali i XVI Ndërkombëtar me çmimin “Imazhit kombëtar në kritikën letrare publicistikë”, titull i
shoqëruar nga punimi në bronz i dy duarve të bashkuara në formën e krahëve të
shqiponjës.
Migena përulet në gjunjë para vendlindjes dhe prindërve të cilët kanë meritat
ma të mëdha që me bënë që të bëjnë të jem kjo që jam sot
Organizata Amerikane “Irex” Migenen e ka dekoruar me çmimin e dytë për projektin radiofonik kushtuar gruas
Migena me bashkëshortin dhe katër fëmijët jeton dhe punon në Gjakovë