Blerim Rrecaj: "Rruga e kthimit" ose libri me tregime të freskëta e të mprehta
Kur merr dhuratë një libër është një gjë që të gëzon. Ashtu siç mora këtë dhuratë nga autori i librit Alban Hajrushi. Është ndjenjë e bukur, e kjo ndjenjë bëhet edhe më e bukur kur fillon leximin, e kur që me leximin e tregimit të parë vëren se gjuha, stili, arti i të rrëfyerit të zgjon ndjenja të bukura. Dhe pastaj kjo mënyrë mjeshtrie e të rrëfyerit...


























