E hene, 17.11.2025, 10:49 PM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Në Katedralen e Shën Jakobit në Shibenik (Kroaci), në absidën e parë ruhet një gravurë e Skënderbeut

E hene, 17.11.2025, 06:50 PM


Jahja Drançolli:

Në Katedralen e Shën Jakobit në Shibenik (Kroaci), në absidën e parë ruhet një gravurë e Skënderbeut. Katedralja në fjalë, e ndërtuar midis shekujve XV dhe XVI, konsiderohet si një nga monumentet më të rëndësishme arkitekturore të Kroacisë. Për shkak të vlerës së saj të jashtëzakonshme, ajo u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2000. Disa ditë më parë, miku dhe kolegu im, Profesor Gazmend Çitaku nga Ulqini, bëri fotografi të shumta profesionale gjatë një vizite në Shibenik dhe Split, përfshirë gravurën e Heroit tonë Kombëtar. Është interesante se dy gravura kushtuar Skënderbeut, që datojnë që nga koha e gravurës së Shibenikut, në shekullin XIX u zbuluan edhe dy grafika nga studiues kroatë, në Hungari dhe Itali!

Absida e Parë: Koka ose gravura e pestë në absidën e parë përshkruan një burrë të pjekur me një fizik të fortë, vetulla të theksuara dhe një mjekër e mustaqe të gjata e të trasha. Flokët e tij janë të dukshme nën mbulesën e kokës. Tiparet e fytyrës, përfshirë mbulesën karakteristike të kokës, të kujtojnë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, sundimtarin dhe heroin e famshëm shqiptar, i përjetësuar në një seri printimesh. Një nga më të famshmet u krijua në vitin 1466, vit ky që shënon moshën 63 vjeçare të Heroit. Fytyra në absidën e Kateddralës së Shibenikut përshkruan një burrë me shëndet të mirë, ndërsa në paraqitjen grafike shohim një fytyrë të plakur, mosha e së cilës zbulohet nga detajet e rrudhave të theksuara rreth syve!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx