E enjte, 13.11.2025, 10:09 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Pavlina Mani – aktorja që i dha ngjyra artit shqiptar

E enjte, 13.11.2025, 06:58 PM


NE DITELINDJEN E AKTORES

Pavlina Mani, aktorja që solli një larmi rolesh dhe karakteresh që i dhanë ngjyra të dritshem panoramës së artit shqiptar

Nga Albert Vataj

Në ditëlindjen e saj, kujtimi i Pavlina Manit është më shumë se një përkujtim artistik, është një nderim për një brez që i dha skenës më shumë se lojë, i dha shpirt, nder dhe dritë, i dha traditës një vlerë pasurore, gjeneratave i solli shembullin më unik se si me pasion dhe përkushtim mund të bëhet një art i madh, madje edhe në role të vogla, siç ishin një pjesë e roleve që Pavlina Mani shpërfaqi përmes thellësisë shpirtërore, finesës dhe fuqisë depërtuese të meditimit dhe shikimit të saj.

Ajo mund të jetojë larg, në një tjetër kontinent, por arti i saj mbetet këtu, në kujtesën tonë, në ekranet që e rikthejnë, në zërin që ende flet, në ndjesinë e njerëzores që vetëm aktorët e mëdhenj dinë ta përcjellin.

Sepse Pavlina Mani nuk ishte thjesht një aktore, ajo ishte, dhe mbetet, një mënyrë e hijshme për të qenë njeri në art, një grua e bukur, një zemër e ndjeshme, një zë i ngrohtë dhe një vështrim shpues.

Ka prej atyre që vijnë në art për ta bërë jetën një skenë dhe ikin duke e lënë pas një dritë që nuk shuhet kurrë. Pavlina Mani është një nga këta emra të rrallë, që nuk shuhen me siparin që bie. Zëri, gjesti, fryma dhe sytë e saj mbeten në kujtesën e artit shqiptar si një rrahje zemre që nuk ndalet, si një dritë që ushqehet nga përjetësia e talentit.

Ajo është nga ata aktorë që nuk jetuan për duartrokitjen, por e merituan atë si shpërblim të natyrshëm të ndershmërisë artistike. Pavlina Mani i dha teatrit dhe kinemasë shqiptare një bukuri të mençur, një emocion të matur dhe një dinjitet që nuk blihet e as shitet me duartrokitje, por mbetet pjesë e adhurimit.

E lindur më 13 nëntor 1948 në Lushnjë, Pavlina Mani i përket brezit të artë që e pa artin si përkushtim dhe jo si trampolinë ngjitjeje. Që në vitet e amatorizmit, ajo kuptoi se aktrimi nuk është thjesht interpretim, por një mënyrë për t’i dhënë shpirt fjalës, jetë heshtjes dhe kuptim emocioneve njerëzore.

Pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve dhe emërimit në Teatrin Popullor, ajo u bë një ndër zërat më të dallueshëm të skenës shqiptare. Eleganca e saj e brendshme, qetësia e qëndrimit, kontrolli i ndjenjës dhe natyrshmëria e shprehjes e bënë Pavlinën një figurë të veçantë që e zotëronte skenën pa imponim, me dinjitet dhe përmbajtje.

Në teatër, Pavlina luajti heroinat e mëdha, nga Olivia e Shekspirit te Ledi Milford e Shilerit, duke sjellë një grua që mendon dhe kundërshton, që dashuron pa u nënshtruar, që lëndohet por nuk thyhet. Në lojën e saj kishte një përmasë mendimi, një fisnikëri që e tejkalonte rolin dhe e kthente atë në përvojë njerëzore. Pavlina kishte atë rrallësi që vetëm aktorët e mëdhenj e kanë: aftësinë për të bërë të padukshmen të ndjehet.

Në ekran, ajo u bë e dashur për publikun me filmat Pas vdekjes, Bolero, apo në komedinë ikonike Pallati 176, ku roli i Lirisë u kthye në simbol të gruas urbane shqiptare, inteligjente, ironike, me humor të hollë dhe shprehje karakteriale. Ishte një rol që dukej sikur e kishte gjetur vetë Pavlinën, sepse ajo vetë ishte një Liri e tillë, e qeshur me mençuri, e brishtë me forcë, dhe me një trishtim që e fisnikëronte buzëqeshjen.

Rrugëtimi i Pavlina Mqanit në vlerat me të cilat ajo e pasuroi artin të skenik, kinematografinë, kmedinë, është një udhë e gjatë që nisi me rolin e Shpresës në filmin Oshëtimë në bregdet-(1966), për të vijuar me mami Mimozes, Mimoza llastica - (1973), Qyteti më i ri në botë - (1974). Spikat fuqishëm me Rolin e Betit në një nga produksionet gjigande të kinematofgrafisë shqiptare Gjenerali i ushtrisë së vdekur - (1975), sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadare. Një rol që mbetet i pashklyer është ai i mësueses së muzikës në Lulekuqet mbi mure - (1976). Miriam gjithashtu është një veçanti e jellë me shumë finesë në Radiostacioni - (1979), Lulushja në Pas vdekjes - (1980). Fuqizohet forca shprehës e komunikimit përmes përfaqësimit të thellë të personazhit në filmat e tjerë të po të njëjtes periudhë, ku filmi në një farë kuptimi ishte një shkruese e figurshme e historisë.

Spikat Pavlina Mani, si gjithnjë në rolet episodike, Nafia Rruga e lirisë - (1982), Ermiona Në prag të jetës - (1985). Për të zënë një vend të konsideruesëhm në kujtesën dhe adhurimin e publikut me riolin e pavdekshëm të Lirijes, në teatër-komedinë e Mevlan Shanaj, Pallati 176 - (1985). Dhe do të vijonte Pavlina mani me rolet dhe kontributin e saj në kinematografinë shqiptare me rolin e gruaja së Ilo Pinci, specialist i peshkut dhe i midhjeve, në Dy herë mat - (1986), gjithashtu një film komedi i pavdekshem i Bujar Kapexhiut. Jo me një pesh specifike por me një rol që ka mbetur në kujtesë, atë të gruaa së Muços, Tela për violinë - (1987), Antigona, Stolat në park - (1988), gjithashtu në teatër-drama, rol episodik, një nga vejushat, Kush e solli Doruntinën (1989), Kristina në filmin televiziv i prodhuar në vitin 1990, Fletë të bardha.

Dhe vijon rrugëtimi i Pavlina Manit në artin skenik me komedi-teatër, Nata e dymbëdhjetë, 8 persona plus, Vera në Bolero - (1997), Po vjen ai (1999), Drita në Njerez dhe Fate - (2001-2003), Ishte koha për dashuri - (2004). Një galeri e pasur në role dhe karaktere, e shënjojnë Pavlina Manin në kolanën e personaliteteve të artit skenik dhe filmit. Vendi i saj në traditën e artit skenik është i konsiderueshëm dhe i vlerësuar. Larmia e roleve dhe personazheve që ajo jetësoi përme aktrimit, e bëjnë atë një faktor dinamik në pasurimin që ajo solli.

Kjo galeri e pasur rolesh dhe karakteresh e shënjon Pavlina Manin si një prej figurave më të ndritura të artit skenik dhe filmit shqiptar. Ajo është pjesë e pandashme e traditës sonë teatrore, një aktore që solli finesë, natyrshmëri dhe thellësi, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar shpirtërore dhe estetike.

Nuk mund të përmendet Pavlina Mani pa kujtuar lidhjen e saj me Pirro Manin, partnerin e jetës dhe të artit. Bashkë ata përbënin një binom të rrallë, ku dashuria dhe teatri ishin një frymëmarrje e përbashkët. Emigrimi në SHBA i largoi nga publiku, por jo nga kujtesa e tij.

Në kujtesën e artit shqiptar, ata mbeten si dy figura që e shenjtëruan skenën, që i dhanë asaj dritën e vërtetë të përkushtimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: George Orwell tregon "Pse shkruaj" në një ese të vitit 1946 Albert Vataj: Tre brezat e familjes Ajnshtajn në një foto Albert Vataj: Kush është Gloria Steinem, gruaja e sfidave të pamundura që u shndërrua një ikonë e feminizmit Albert Vataj: I përkas asaj vetmie Albert Vataj: Mary Ellen Pleasant, gruaja me ngjyrë që punonte si shërbyese dhe ndërtoi një perandori Albert Vataj: Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve Albert Vataj: Helena Citronová dhe Franz Wunsch, dashuria e pamundur që u lind në zemër të ferrit Albert Vataj: Brunello Cucinelli, një miliarder i dashuruar me librin Albert Vataj: Atje ku shkojmë me përulje e pendim, e lutemi: "Paçin dritë e diell!" Albert Vataj: “Gazeta e Sportit”, sot kremton 100-vjetorin e kurorëzimit në Shkodrën e mbretërimit të fjalës dhe shpirtit të garës Albert Vataj: Prenk Jakova dhe Gjoni Athanas, kur muzika dhe historia bashkohen në një himn për Skënderbeun Albert Vataj: Nexho Shabani, njeriu i mirë dhe komiku i lindur Albert Vataj: At Shtjefën Gjeçovi dhe Imzot Pjetër Bogdani, kthehen nga përjetësia dhe vijnë në shtatore, në Zym të Hasit Albert Vataj: Roza Anagnosti, rrezatuesja e një Epoke të Artë Albert Vataj: Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore Albert Vataj: Marie Tuci, shërbestarja që 'Jetën ia dhuroi Zotit' Albert Vataj: Kur ndahemi përgjithmonë me nënat, humbim shumë më shumë se shenjtërinë e tyre Albert Vataj: Gruaja, ajo që mëkon dhe mbron me shpirtin e saj hyjnor, dashurinë dhe jetën Albert Vataj: Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh Albert Vataj: Sot, Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx