E premte, 14.11.2025, 08:43 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Arnat në rroba, kujtesë e një kohe që vjen për të na treguar se çfarë është vërtetë lumturia

E premte, 14.11.2025, 06:57 PM


Arnat në rroba, kujtesë e një kohe që vjen për të na treguar se çfarë është vërtetë lumturia

Nga Albert Vataj

Kjo foto, e një gjysheje që arnon rrobat e mbesës së saj, i përket zonave rurale të Anglisë së viteve 1910. Po kaq, ky episod na tregon edhe vitet e socializmit në vendin tonë.

Ndoshta jo të gjithë u rritëm me këto petka të arnuara, e bukën me racion.

Varfëria dhe skamja, kryesisht në fshatra, rëndonte më shumë në familjet me shumë fëmijë, edhe pse socializmi premtoi parajsën, veçanërisht për ta.

Ata që patën këtë fat të hidhur preferuan të mos i harrojnë, as sot kur nuk u mungon asgjë me përjashtim të së njerëzishmes, me të cilën ata sfiduan mjerimin dhe triumfuan mbi pamundësitë.

Ndoshta erdhi koha të harrojmë arnat, por gishtat e nënave i ruajnë ende shpimet e gjipërave dhe shpirti i tyre nuk ka mundur t'i shërojë plagët e dhimbjes që la varfëria, edhe pse sot, shumë prej tyre që janë të braktosura, do të preferonin më mirë atë kohë dhe ato mundime, se të sotmen që u la atyre kujtimet dhe vetminë.

Ne i'a lamë kohës që iku këto episode, që nënat s'na lënë t'i harrojmë, ndoshta për të na treguar se nga erdhëm dhe të na kujtojnë se ata, nënat, bënë kaq shumë, për të merituar kaq pak. E pse?! Për rrobe pa arna dhe... trup e shpirt të dërrmuar nga braktisja e njëri-tjetrit dhe shterrimi i mirësisë dhe dashurisë që erdhi me kohën, po kaq sa me nënshtrimin tonë.

Arnat në rroba, në gjunjë, në bërryla apo në të ndenjura, nuk na treguan vetëm varfërinë ku u rritëm, por edhe sa e pasur ishte fëmijëria jonë dhe sa e shenjtë ishte përkushtimi i nënave, atyre që u sakatoheshin duart e u lëngonte zemra.

Ishte kohë tjetër ajo, kohë që na lumturonte çdo gjë sado e vogël dhe e parëndësishme, sikurse për ndonjë gjë të re që na blinin, por nuk na hidhëruan kurrë; çorapet e grisura apo këpucët e çara, çantat prej lecke apo buka thatë.

Ishte ajo kohë, po, ajo kohë që nuk na zinte gjumi gjithë natën nga gëzimi; i pantollonave të reja, këpucëve, shpesh ose më të vogla ose më të mëdha, një fustani të sajuar, apo fundi me një copë çfarëdo.

Ishte kohë tjetër atëherë, dhe ne, të tjerë jemi sot, me këto kujtime që vijnë, jo për të na prishur gostinë e së sotmes, se sa për të na treguar se çfarë është vërtetë lumturia.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Pavlina Mani – aktorja që i dha ngjyra artit shqiptar Albert Vataj: George Orwell tregon "Pse shkruaj" në një ese të vitit 1946 Albert Vataj: Tre brezat e familjes Ajnshtajn në një foto Albert Vataj: Kush është Gloria Steinem, gruaja e sfidave të pamundura që u shndërrua një ikonë e feminizmit Albert Vataj: I përkas asaj vetmie Albert Vataj: Mary Ellen Pleasant, gruaja me ngjyrë që punonte si shërbyese dhe ndërtoi një perandori Albert Vataj: Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve Albert Vataj: Helena Citronová dhe Franz Wunsch, dashuria e pamundur që u lind në zemër të ferrit Albert Vataj: Brunello Cucinelli, një miliarder i dashuruar me librin Albert Vataj: Atje ku shkojmë me përulje e pendim, e lutemi: "Paçin dritë e diell!" Albert Vataj: “Gazeta e Sportit”, sot kremton 100-vjetorin e kurorëzimit në Shkodrën e mbretërimit të fjalës dhe shpirtit të garës Albert Vataj: Prenk Jakova dhe Gjoni Athanas, kur muzika dhe historia bashkohen në një himn për Skënderbeun Albert Vataj: Nexho Shabani, njeriu i mirë dhe komiku i lindur Albert Vataj: At Shtjefën Gjeçovi dhe Imzot Pjetër Bogdani, kthehen nga përjetësia dhe vijnë në shtatore, në Zym të Hasit Albert Vataj: Roza Anagnosti, rrezatuesja e një Epoke të Artë Albert Vataj: Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore Albert Vataj: Marie Tuci, shërbestarja që 'Jetën ia dhuroi Zotit' Albert Vataj: Kur ndahemi përgjithmonë me nënat, humbim shumë më shumë se shenjtërinë e tyre Albert Vataj: Gruaja, ajo që mëkon dhe mbron me shpirtin e saj hyjnor, dashurinë dhe jetën Albert Vataj: Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx