Kulturë
Sevdail Hyseni: Lidhja e gjakut
E shtune, 15.11.2025, 06:50 PM

Sevdail Hyseni
Satirike
Lidhja
e gjakut
(Humoreskë alegorike me
ironi dhe sarkazëm)
Në
një mbretëri me plot llafe e kafe,
Hyri
një burrë me kravatë rreth qafe.
Kokën
përpjetë, hundën lart mbi trarë,
Thoshte:
“Unë jam politikan i paparë!
Unë
zgjidh probleme, sfida edhe halle,
I
mësoj qytetarët të jetojnë me ideale.”
Mbreti,
sa e dëgjoi, dha urdhër të prerë:
“Bëje
kalin tim kokëfortë të sillet pa frerë!”
“Madhëri,
unë nuk stërvis kuaj, për besë...”
“Fjala
e Mbretit s’pyet: po s’e bëre - vdes!”
Politikani
nga frika pranon të shkretën,
Me
një kusht: nëse e qëllon t’ia falte jetën.
Shkon
politikani te kali dhe si çdo “ekspert”,
Thotë:
“Kali s’ka pirë qumështin e nënës së vet!”
Mbreti
u shtang dhe shërbëtorin e pyet,
Ai
pranoi se me qumësht lope e kanë rritë.
Gjatë
lindjes pela ngordhi, mëzi mbet jetim,
E
mbajtëm heshtur, të mos ngjallnim zemërim.
“Si
e dije që kali im nuk ishte i racës së mirë?”
“Kishte
vese të lopës dhe sillej sikur me brirë!”
“Ah!”,
tha Mbreti, “ky burrë qenka intelekt!
Shko
te gruaja ime, shih mos fsheh sekret!”
Mirëpo,
pas pak ditësh, deshi “ikjen politike”,
Rojet
e kapën ngarendi si: opozitën klasike!
“Ç’pate
me gruan time, pse ike me furi?”
“Ajo
s’është e jotja - as bijë mbreti kurrsesi!”
Mbreti
u shtang, shkoi te vjehrri në hetim,
Me
shpatë në fyt kërkoi prej tij konfirmim.
Pastaj
urdhëroi të bëhej te nëna e tij shërbëtor,
Për
të mësuar për historinë e pallatit mbretëror.
“Po!”
– tha ajo, “vajza ime ishte cigane e re,
Ajo
biologjike më vdiq në moshën dyvjeçare.
Për
të mos humbur pallatin dhe të mirat e tjera,
E
fsheha këtë sekret me dëshpërim e me të tjera.
Për
t’i mbuluar gjurmët shkëlqeja me hijeshinë,
S’kishte
më të bukur se unë në gjithë mbretërinë.
U
martova me mbretin, edhe pse ishte steril,
Ai
nuk e dinte se isha me barrë - dhe linda kopil.
Kështu
që ti s’je bir mbreti, e as djalë “hasreti”,
Ngase
për baba ke një kuzhinier nga komuniteti.”
Mbreti
u kthye dhe tha me habi: “Si e more vesh?”
“Sepse
kur flet ajo shkon i mbyll sytë si shpesh”.
“Ti
nuk je djali i mbretit - po ta them s’po e zgjati,
Babai
yt, o Mbret, është thjesht kuzhinier pallati!”
Mbreti
mbeti i shtangur, e humbi udhën në oborr,
Mbase
çdo perandori s’ka gjak të pastër mbretëror.
Sidomos
ato, të cilat kanë në gjen diktatin përherë,
Duke
ngritur kapitale, famë dhe karrierë të mjerë!
(Karikatura marrë nga
interneti)









