E marte, 11.11.2025, 10:12 PM (GMT)

Speciale » Basha

Gani S. Pllana: Çështje të zhvillimit të terminologjisë së Letërsisë në Studimet Letrare të profesor Isak Shemës

E marte, 11.11.2025, 06:58 PM


Profesor Isak Shema: Historian i letërsisë shqipe

ÇËSHTJE TË ZHVILLIMIT TË TERMINOLOGJISË SË LETËRSISË NË STUDIMET LETRARE TË PROFESOR ISAK SHEMËS

Nga Gani S. Pllana

Profesor Isak Shema lindi në Beguncë të Vitisë, më 10 shkurt 1940. Pas përfundimit të shkollës fillore, në vitin 1950, vazhdoi klasën e parë të shkollës së mesme (Shkollë Administrative Shqipe) e kreu në Kaçanik, ndërsa progjimnazim në Kabash. Është diplomuar në Shkollën Normale të Prishtinës, në vitin 1959. Në vitin 1960 regjistroi studimet universitare në Fakultetin Filozofik në Prishtinës, Dega e gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Diplomoi në vitin 1964. Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Beogradit i regjistroi studimet pasuniversitare në vitet akademike 1965/66 dhe 1966/67, ku më 28.05. 1968 mbrojti temën e magjistraturës. Tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në vitin 1999 në Universitetin e Prishtinës. Përveç në Universitetin e Prishtinës, ka zhvilluar veprimtarinë mësimore-shkencore edhe në Kolegjin Universitar Univerzum të Prishtinës, në Kolegjin Universitar Iliria të Prishtinës, në Kolegjin Universitar “AAB” të Prishtinës,  në Kolegjin Universitar “Iliria të Prishtinës dhe në Universitetin “Wisdom” të Tiranës. Në UP dhe në kolegje Universitare ka udhëhequr kandidatë për tema magjistrature dhe doktorature.

Profesor Isak Shema është një profesor, studiues letrar dhe albanolog nga Kosova

Profesor Isak Shema është një profesor, studiues letrar dhe albanolog nga Kosova, i dalluar për veprimtarinë e tij në fushën e kritikës letrare, historiografisë letrare dhe arsimit. Ai ka shërbyer si pedagog në Universitetin e Prishtinës dhe ka qenë aktiv në formimin e studentëve nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare.

Për veprimtarinë e tij të gjatë, më shumë se 60 vjet, shquhet edhe për hartimin e planeve dhe programeve mësimore funksionale të studimeve universitare dhe të studimeve pas diplomike (Drejtimi i Letërsisë Shqipe), duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe, duke publikuar shumë vepra letrare në Kosovë, Kroaci e tek Arbëreshët e Zarës dhe të Italisë, si edhe qindra punime profesionale-shkencore nëpër revista e simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, me një pjesëmarrje në konferenca shkencore në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës, Shqipëri, Itali, Kroaci, Francë, Greqi, Turqi, Belgjikë, Gjermani Zvicër  etj.

Për qëllime studimi në disa intervale kohore, ka qëndruar në Shqipëri, Austri, Zvicër, Itali, Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Angli.

Me ftesa për cikël ligjërata ka qëndruar në këto institucione universitare:  Universiteti i Tiranës, Universiteti i Parisit 8, Universiteti i Bordosë, Universiteti i Oldenburgut, Universiteti Université Libre i Brukselit, Universiteti i Kalabrisë në Rende dhe në universitetin e Sankt Petersburgut.

Veprimtaria letrare dhe shkencore

Veprimtaria e profesor Shemës është mjaft e pasur dhe e larmishme. Këtu janë disa nga veprat kryesore:

Studime monografike të autorëve të letrave shqipe

Profesor Shema ka botuar monografi dhe studime me karakter të theksuar historiko-letrar, për autorë të rëndësishëm të letrave shqipe si për Faik Konicën (“Veprimtaria e Faik Konicës Bruksel 1896-1902“), ku bëri hulumtime arkivore në Bruksel.

Po ashtu, ai ka studiuar krijimtarinë e Sterjo Spasses, e Josip V. Rela (arbëresh nga Zara) dhe të autorëve bashkëkohorë si Ismail Kadare.

Përmbledhje, vështrime dhe bibliografi

Profesor Shema ka botuar vëllime me tituj si “Letërsia shqiptare e shekullit XX: studime dhe vështrime letrare” (2005) që përmbledh studime të tij në letërsinë shqiptare.

Ai ka trajtuar tematikë si identiteti letrar, kritika letrare, kulturë letrare bashkëkohore – shembull “Identitete letrare I & II” Instituti Albanologji, Prishtinë, 2015, “Kultura letrare bashkëkohore”, Prishtinë, 2015.

Kontributi pedagogjik dhe bibliografik

Përveç krijimit të teksteve, ai ka qenë pjesë e zhvillimit të studimeve letrare në Kosovë dhe më gjerë, si edukator dhe si aktiv e autoitativ në botimin dhe promovimin e librave.

Vepra e tij përfshin bibliografi të autorëve të ndryshëm shqiptarë, vështrime për trashëgiminë letrare, analiza të evolucionit të letërsisë shqipe etj.

Profesor Isak Shema-edukator i shumë gjenratave https://ads.epokaere.com/www/delivery/lg.php?bannerid=223&campaignid=20&zoneid=24&loc=https%3A%2F%2Fwww.epokaere.com%2Fprofesor-isak-shema-portreti-i-edukatorit%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google.com%2F&cb=b111a27df3

Profesor Isak Shema me miqtë e tij të vjetër në Shkodër, Profesor Jup Kastratin, Profesorin e trungut të arbëreshëve Aleksandër Stipçviq, në Shkodër, Tiranë e Zagreb, i gatshëm dhe shumë i afërt kudo dhe për të gjitha moshat, duke biseduar për Shkupin e Tiranën, Shkodrën e Parisin, Brukselin e Vjenën. Profesor Shema në miqësi të përhershme me shkrimtarin e mikun e tij Sterio Spassen, gjithashtu edhe për mikun e tij Profesor Eqrem Çabejn, me italianisten e përkthyesen e shquar studiuesen Mira Kastrati, e gjithashtu edhe për mikun e tij Jup Kastratin. Nuk ishte një bisedë rasti, ishte një takim rasti, por që na e merrte orë të tëra, duke i harruar punët tjera, për të mos thënë edhe shqetësimet tjera të kohës.

Profesor Shema ka publikuar punime dhe monografi për arbëreshët e Zarës, për historinë e tyre, për fatin tragjik të tyre. Disa publikime dhe organizime të konferencave i ka bërë edhe për  kontributin e Profesor Idriz Ajetit, për publikimet e tij dhe tekstet e botuara nga fusha e gjuhësisë si në studimin e saj. Profesor Shema ka mbrojtur doktoratën për Josip Relën, duke gjurmuar për këtë vepër të rrallë shkencore dhe voluminoze rreth tri dekada.

Profesor Isak Shema dhe bashkëkohësit e tij përkasin me dokumentet për hapjen e shkollave të reja dhe dokumentet për t’u regjistruar në brezin e parë të studimeve të studentëve në Degën e Gjuhës Shqipe në Prishtinë, në vitin akademik 1960-1964.

Profesor Shema dha një ndihmesë të jashtëzakonshme për hapjen e Institutit Albanologjik të Prishtinës, në vitin 1967, për Konsulten Gjuhësore të Prishtinës, në vitin 1968, për Konferencën për Skënderbeun, në vitin 1968, për përvjetorin e Kongresit të Manastirit, në vitin 1968, e gjithashtu ka merita të jashtëzakonshme për emrimin e dekanit të parë shqiptar në Fakultetin e Filozofisë Profesor Idriz Ajetin, në periudhën 1971-1973.

Profesor Shema ka punuar pa ndërprerje në përgatitjen e Programeve të reja, për bërthama të përbashkëta për shkolla të mesme, në fazën e parë të punës së tij gjatë periudhës 1959-1981 dhe për fazën e dytë, gjatë viteve 1982-1999, si edhe për programe bashkëkohore për Degën e Letërsisë, me rastin e thmelimit të Universitet të Prishtinës, më 15 shkurt të vitit 1970.

Profesor Shema ka udhëtuar kudo në institucionet akademike të ish-Jugosllavisë dhe në shumë vende të Europës, duke sjellë përvojat më të mira europiane për arsimimin e studentëve, e gjithashtu kishte një bashkëpunim me profesorët e Universitetit të Tiranës, dhe me shumë shkrimtarë nga Shqipëria, si: Sterjo Spassen, Lasgush Poradecin, Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë etj.

Në mesin e shumë botimeve shkencore, monografike, e kërkimeve në kritikën letrare, ai ka vazhduar së botuari veprat me shumë interes, në fushë të arsimit dhe të mësimdhënies, ndër të cilat mund të veçojmë: “Çështje të arsimit kombëtar shqiptar”, “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2000; “Metodologji dhe teknikë e punës shkencore” (Dispensë), Prishtinë, 2004; “Studije albanske književnosti”, “Dituria”, 2015, Prishtinë, 2015; “Shkrimi akademik”, Kolegji Iliria, Prishtinë, 2013; “Letërsia shqiptare I”, për klasën e parë dhe të dytë gjimnaz dhe për shkollat e mesme, Modeli C, Prishtinë, 2016; “Mësimi i shqipes” në Arbënesh të Zarës, Prishtinë, 2017 etj.
Profesor Shema është përpjekur pa ndërprerë dhe ka dhënë kontribute për të sjellë pamjen e mësimit të gjuhës shqipe ndër arbëreshët e Italisë të shekullit XIX dhe XX-të. Profesor Isak Shema bashkë me dr. Ibrahim Rugovën ka përgatitë njërin prej vëllimeve bazë të kritikës së letërsisë shqipe ”Bibliografi e kritikës letrare shqiptare 1944-1974“, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1976; ”Aspekte të letërsisë”, Rilindja, Prishtinë, 1985; “Vrojtime letrare dhe artistike”, “Rilindja”, Prishtinë,1995; “Vlerësime të letërsisë shqiptare”, “Rilindja”, Prishtinë,1996; “Procedime letrare”, Rilindja, Prishtinë, 1999; “Josip Rela- jeta dhe vepra”, “Dukagjini”, Pejë, 2002; “Letërsia shqiptare e shekullit XX”, “Rozafa”, Prishtinë, 2005 etj.

Profesor Isak Shema gjatë promovimit të librin e tij për Josip Relën, në kryeqytetin kroat, në Zagreb, më 28 shtator 2017,

Profesor Isak Shema (në mes) Zagreb, më 28 shtator 2017.

Brezi i profesor Isak Shemës, një e më shumë herë ka trajtuar veprën gjuhësore e letrare të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe postrilindasit tjerë të gjysmës së dytë të shekullit XX-t, si: Pashko Vasën, Konstantin Kristoforidhin Mihail Gramenon, Fan Nolin, Hil Mosin, Lasgush Poradecin, Luigj Gurakuqin etj. Profesor Shema zgjodhi dhe bëri kërkime Bruksel, në fondin e revistës së kohës “Albania”.

Rëndësia e veprimtarisë së tij

Veprimtaria e profesor Shemës shërben si një urë ndërmjet studimeve historike dhe kritikës letrare për letërsinë shqipe.

Hulumtimet e tij arkivore (p.sh. për Faik Konicën) kanë kontribuar në pasurimin e dijes për kulturën dhe letërsinë shqiptare.

Përmes teksteve dhe veprave të tij, ai ka ndihmuar në formimin e një regjistri akademik dhe bibliografik për autorë shqiptarë, çka është e rëndësishme për zhvillimin e albanologjisë.

Lista e veprave të zgjedhura të profesor Isak Shemës

·       “Aspekte të letërsisë”, RILINDJA, Prishtinë, 1985.

·       “Vrojtime letrare dhe artistike” (Prishtinë, 1995) – përmbledhje studimesh dhe vëzhgimesh letrare.

·       “Vlerësime të letërsisë shqiptare”, (Prishtinë, 1996) – analizë kritiko letrare e letërsisë shqipe.

·       “Procedime letrare”, (Prishtinë, 1999) – ndërthurje teorike dhe aplikative në letërsi.

·       “Josip Rela – Jeta dhe vepra”, (Pejë, 2002) – studim monografik për autorin arbëresh / shqiptar të Zadrës.

·       “Letërsia shqiptare e shekullit XX – studime dhe vështrime letrare”, (Prishtinë, 2005) – sintezë historiko-letrare.

·       “Ismail Kadare fitues i Çmimit The Man Booker International Prize 2005”, (Tiranë, 2006) – studim për krijimtarinë e Kadaresë në kontekst ndërkombëtar.

·       “Studime letrare” (Prishtinë, 2008) – përmbledhje kërkimesh akademike.

·       “Identitete letrare I (Prishtinë, 2015) – hulumtime mbi identitetet në letërsinë shqipe.

·       “Kultura letrare bashkëkohore” (Prishtinë, 2015) – për aspektet e krijimit, leximit dhe studimit të letërsisë.

·       “Identitete letrare II (Prishtinë, 2016) – vazhdim i ciklit mbi identitetet.

·       “Shqipja standarde dhe gjendja aktuale përdorimit të saj”, Kolegji ILIRIA, Prishtinë, 2018.

·       “Veprimtaria e Faik Konicës – Bruxelles 1896-1902” (Prishtinë, 2019) – hulumtim arkivor për veprimtarinë e Konicës në Bruksel.

·       “Sterjo Spasse – Jeta dhe krijimtaria letrare (Prishtinë, 2019) – monografi për autorin.

·       “Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës” (2025) – studim për komunitetin arbënesh në Zarë (Zadar).

Punime të botuara profesionale-shkencore të profesor Isak Shemës

Profesor Shema e filloi veprimtarinë profesionale në vitin 1963 me botimin e dispencës, me mjete teknologjike të kohës, për Prozën e Migjenit.

Në vazhdim do t’i përmendim punimet më kryesoret, në mesin e më tepër se njëqind punime profesionale-shkencore, si:

·       “Kontribut për disa çështje të periodizimit të letërsisë sonë”, në Gjurmime albanologjike, Seria filologjike, Prishtinë, 1973, nr. 5, f. 137-142.

·       “Ndikimi letrar i Maksim Gorkit në formimin e shkrimtarit Sterjo Spasse”, në Gjurmime albanologjike, Seria filologjike, Prishtinë, 1974, nr. 4&5, f. 143-156 & f. 167-178.

·       “Vepra letrare e Sterjo Spasses në kritikën e huaj letrare“, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1979, nr. 6, f. 235-245.

·       “Pasqyrimi i epokës së Rilindjes Kombëtare në romanet “Zgjimi” dhe “Pishtarë” të Sterjo Spasses”, në Studime filologjike, Tiranë, 1983, nr.1. f. 135-144.

·       “Krijimtaria letrare e Esad Mekulit” në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1983, nr. 8, f. 51-68.

·       “Pikëpamjt e Hivzi Sylejmanit për letërsinë” në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1983, nr. 8, f. 197-206.

·       “Pikëpamjt e Esad Mekulit për letërsinë” në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1985, nr. 10, f. 173-178.

·       “Romani bashkëkohor shqiptar dhe kritika letrare”, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 1988, nr. 13, f. 137-141.

·       “Dramat e Josip Relës”, në Studime filologjike, Tiranë, 1989, nr. F. 107-116.

·       ”Vizioni poetik i Gjergj Fishtës për Lidhjen e Prizrenit”, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Tiranë, 1996, nr. XVIII, f. 949-955.

·       ”Studimet e Latif Berishës për krijimtarinë letrare të Naim Frashërit”, ”Naim Frashëri 100 vjet pas”, ASHSH dhe ASHHAK, Prishtinë, 2000, f. 161-164.

·       ”Proza e Ismail Kadaresë” në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2002, nr. 20/2, f. 281-286.

·       ”Letërisa dhe shkenca ee letërsisë në shkollë”, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2003, nr. 21/1, f. 337-343

·       ”Les mouvements littérature dans la littérature albanaise du XX-e siècle (Rezyme) IX Congres internationale d’études du sud-est europeennes, (Resume), Tiranë, 2004, f. 129-130.”

·       ”Vlerësime të Faik Konicës për veprimtarinë e Jeronim de Radës” në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2004, nr. 22/2, f. 211-214.

·       ”Ismail Kadare fitues i Çmimit Ndërkombëtar – Njeriu i Librit 2005”, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2005, nr. 24/2, f.59-74.

·       ”Naum Veqilharxhi në historinë e letërsisë shqiptare” ASHAK, Prishtinë, 2007, f. 33-139.

·       ”Poezi për Isa Boletinin”, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2012, nr. 31/1, f. 473-479.

·       ”Kontributi shkencor i Akademik Idriz Ajetit në KONGRESET E ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTARE TË STUDIMEVE TË EUROPËS JUGLINDORE, AEESE / ASSOCIATION D’ETUDES ”, Preshevë, 27 e 28 tetor 2023.

·       ”Jeronim de Rada prijës shpirtëror i letërsisë shqipe të romantizmit”, ITSHKSH, Shkup, më 22-24 nëntor 2018.

·       ”Književno stvaralaštvo zadarskih arbanasa na albanskom jeziku”, DRUŠTVO HERVATSKIH KNJIŽEVNIKA, ZADAR, 3. prosinca 2015.

·       ”Arbëneshët e Zarës dhe identiteti i tyre në letërsi”, IA Prishtinë, Prishtinë, 10 tetor 2016.

·       ”Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj”, Koblenz, 21 nëntor 2015.

·       ”Faik Konica o zadarskim Arbanisama”, SKA ”VI?KO ZMAJEVI?”, Zadar, 11 svibnja 2016.

·       ”Universiteti dhe shoqëria bashkëkohore”, Universiteti i Shkodrës ”Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 2003.

·       ”Trajtimi i temës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare në romanin tonë të sotëm”, Konferencë shkencore e 100 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 6-9 qershor 1978.

Pjesëmarrje me punime shkencore në qendra të ndryshme europiane të profesor Isak Shemës

Profesor Isak Shema përveç pjesëmarrjes me punime profesionale e shkencore në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Tiranë, Shkodër, ka marrë pjesë edhe në shumë qendra europiane.

Në vazhdim do t’i përmendim punimet shkencore më kryesoret, në disa qendra europiane :

·       ”La thème de la guerre de la libération nationale dans le roman contemporain albanaise en Yougoslavie”, Sixième Congre internationale du Sud-est Européen, Résumes des communications, Sofia, 1989, f. 157-158.

·       ”La littérature albanais” (bashkautor Latif Berisha) Monografia Kosova, Gjenevë, 1997.

·       ”Les mouvements littérature dans la littérature albanaise du XX-e siècle (Rezyme) IX Congres internationale d’études du sud-est européennes, (Resume), Tiranë, 2004, f. 129-130.”

·       ”L’image de Kosova dans les romans modernes de Ismail Kadare” Association Internationale d’Etudes du Sud-est Européen, REVUE 40-44, 2010-2014, Bucarest, f. 356-369.

·       ”Kontributi shkencor i Akademik Idriz Ajetit”, KONGRESET E ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTARË TË STUDIMEVE TË EUROPËS JUGLINDORE, AEESE / ASSOCIATION D’ETUDES ”, Preshevë, 27 e 28 tetor 2023.

·       ”Književno stvaralaštvo zadarskih arbanasa na albanskom jeziku”, DRUŠTVO HERVATSKIH KNJIŽEVNIKA, ZADAR, 3. prosinca 2015.

·       ”Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj”, Koblenz, 21 nëntor 2015.

·       ”Faik Konica o zadarskim Arbanisama”, SKA ”VI?KO ZMAJEVI?”, Zadar, 11 svibnja 2016.

·       ”L’image de Kosova fans les romans modernes de Ismail Kadare”, South-Eastern, East-Central Europe, West in South-Eastern and East-Central Europe. Europe throughout History, 25-26 October 2013.

·       ”Faik Konica, a distinguished personality in Albanian and European culture”, X CONGRÈS INTERNATIONAL D’ÉTUDES SUD-EST EUROPIÉENES, Paris, 24-25 September 2009.

·       ”Les mouvement littéraires dans la littérature albanais du XX siècle”, IX CONGRÈS INTERNATIONAL D’ÉTUDES SUD-EST EUROPIÉENES, Tiranë, 30 gusht-3shtator 2004.

·       ”Figura dhe vepra e Jeronim de Radës/100 Vjetori i vdekjes 1903-2003, Cosenca Itali, 2-5 tetor 2003.

·       ”Le développement de la littérature contemporaine albanaise”, IV Congrès International d’études du Sud-est Européen, Ankara, 1979.

·       ”Le sujet de la lutte de la libération national dans le romans de Hivzi Sulejmani”, II Congrès International d’études du Sud-est Européen, Athinë, 7-13 maj 1970.

Ndikimi i veprave të tij në kritikën letrare shqiptare

Studimet si “Letërsia shqiptare e shekullit XX” dhe “Identitete letrare” kanë ndihmuar në konsolidimin e historiografisë së letërsisë shqiptare, duke ofruar përmbledhje të autorëve, lëvizjeve letrare dhe konteksteve kulturore.

Monografitë për autorë si Faik Konica, Sterjo Spasse, dhe arbaneshët e Zarës zbulojnë dhe dokumentojnë aspekte të letërsisë dhe kulturës që më parë ishin më pak të eksploruara — kjo njihet si kontribut i rëndësishëm në albanologji.

Përmes veprave si “Kultura letrare bashkëkohore”, profesor Shema ka bërë propozime metodologjike: letërsia nuk është vetëm krijim i autorit, por rezultat i proceseve leximi, studimi, diskutimi, duke zgjeruar fushën e kritikës letrare përtej analizës thjesht estetike.

Veprimtaria e tij ka një anë pedagogjike, libri dhe studimi bëhen edhe mjete mësimore, dhe kjo ndikon në formimin e brezave të rinj të studiuesve letrarë.

Çështje të terminologjisë në veprimtarinë letrare të prof. Isak Shema

Terminologjia e letërsisë është zhvilluar krahas zhvillimit të letërsisë, të shkencës së letërsisë dhe krahas zhvillimit të ligjërimit njerëzor dhe është pasuruar në pajtim me zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe kulturor. Terminologjia e letërsisë shqipe, në Kosovë, është zhvilluar në kushte shumë të vështira, në të cilat është zhvilluar edhe gjuha, letërsia, shkenca e letërsisë dhe kultura shqiptare. Në Shqipëri, me rastin e themelimit të Sektorit të Terminologjisë pranë IGJH në vitin 1955 u krijuan kushte elementare për hartimin e termave themelore të letërsisë dhe botimin e fjalorëve terminologjikë. Nga gjuhëtarët e asaj kohe janë shfrytëzuar edhe termat e themeluar nga Rilindësit, duke i larguar disa që nuk i kanë qëndruar kohës.

Profesor Isak Shema është ndër studiuesit që ka punuar në periudhën e formimit të terminologjisë moderne letrare shqiptare, pra nga vitet ’70 të shekullit të kaluar deri sot. Në këtë periudhë, termat e kritikës letrare kaluan nga përshkrimet estetike tradicionale drejt një gjuhe më të standardizuar, të afërt me shkencat humane bashkëkohore.

Në veprat e tij, ai synon që:

·       përkufizojë qartë konceptet themelore të letërsisë (si “teksti letrar”, “autori”, “lexuesi”, “struktura narrative”, “konteksti kulturor”);

·       ruajë natyrën shqipe të termave, duke shmangur huazimet e panevojshme nga terminologjitë sllave ose frënge;

·       shkrijë qasjen historike me atë strukturalo-semantike, pra të kombinojë analizën e përmbajtjes me atë të formës.

Termat-togfjalësh të letërsisë në studimet letrare të profesor Isak Shemës

Nga disa autorë që merren me terminologji, ka shumë diskutime rreth konceptit për termat tofgjalësh dhe për prezantimin e tyre në vepra të ndryshme letrare e publicistike. Termat togfjalësha kanë zënë vend edhe në vepra letrare e leksikografike me karakter kodifikues e normativ të shqipes.

Pasqyrimi i termave togfjalësha në disa vepra letrare të profesor Shemës ka të bëjë me vetë konceptin dhe kufirin e togfjalëshit terminologjik. Interesante, ky është një problem i hapur, jo vetëm tek autorët shqiptarë. Profesorja Hëna Pasho pranon emërtimin togfjalësh termininologjik, kurse profesor Agron Duro përdor emërtimin togfjalësh terminologjik, dhe emërtimin togfjalësh i qëndrueshëm terminologjik.

Terminologët dhe leksikografët kanë parasysh përherë se togfjalëshat terminologjikë emërtojnë vetëm një koncept. Në terminologji paraqiten dy lloj termash togfjalësha: terma togfjalësha të thjeshtë (me dy fjalë shënjuese) dhe terma togfjalësha të zgjeruar. Këta të fundit mund të formohen nga bashkimi i termave, i termave dhe i fjalëve ose i termave togfjalësha.

Në disa studime letrare, si tek vepra “Çështje të arsimit kombëtar shqiptar”; profesor Shema është i kujdesshëm për përdorimin e togfjalëshave,  si:kritikë letrare, histori letërsie, vlerësim estetik, procedim letrar, strukturë narrative, funksion estetik, identitet kulturor, identitet letrar, arsimi i hershëm,arsim kombëtar, luftë e ashpër, shkolla popullore, gjuhë e dokumenteve zyrtare, proces i komunikimit, shkolla e Kurbinit, Kuvendi i Arbërit, shkolla e Janjevës, arsimi shqip, Kongresi Kombëtar, institucionet e arsimit, shkollat e mesme, gjimnazet e ulta, shkollat e mesme, institucion universitar, objekte shkollore, terrori shtetëror, presionet politike, terrori shtetëror, shtet i pavarur, sistemi arsimor, artikuj letrarë, tekstet shkollore, lëndë mësimore, mendime kombëtare, shkollat femërore, shkollë shteti, mësuesi i popullit, mësuesi i merituar, programi mësimor, letërsia popullore, gjuha amtare, letërsia shqiptare, letërsia bashkëkohore, letërsia kombëtare, struktura e programit, interesi i nxënësve, letërsia kombëtare shqiptare, letërsia e sotme shqiptare, vatër arsimore, puna arsimore, pavarësi kombëtare, sistemi arsimor, veprimtari arsimore, veprimtaria shkencore, kërkesat e fëmijëve, tekstet shkollore, organet arsimore etj.

Në përgjithësi, togfjalëshat e qëndrueshëm (ose frazeologjizmat) janë bashkime të qëndrueshme fjalësh që përdoren shpesh në gjuhën e përditshme, në letërsi dhe në shkrime akademike për të shprehur një kuptim figurativ.

Ja disa shembuj të zakonshëm në gjuhën shqipe, që shpesh gjenden edhe në stilistikën letrare, përfshirë edhe tek autorë si prof. Isak Shema:

Togfjalësha të qëndrueshëm me kuptim figurativ

zemër e bardhë ? njeri i mirë, i ndershëm

dorë e hekurt ? njeri i rreptë

kokë e nxehtë ? impulsiv, pa durim

zemër e gurit ? pa mëshirë

fjalë e artë ? thënie e mençur, e vlefshme

plagë e hapur ? dhimbje që nuk shërohet

rrugë e gjatë ? udhëtim i vështirë ose metaforik

hije e rëndë ? ndikim negativ, frikë

dritë e diturisë ? simbol i dijes dhe arsimit

Togfjalësha letrarë dhe poetikë, të përdorur në studimet letrare të profesor Isak Shemës

zëri i shpirtit

pesha e fjalës

udhët e mendimit

drita e fjalës

vargjet e shpirtit

gjurmët e kujtesës

gjuha e zemrës

Disa togfjalësha tipikë të qëndrueshëm të gjuhës shqipe, që përmenden edhe në veprat e profesor Isak Shemës për pasurinë frazeologjike të shqipes.

Togfjalësha që shprehin ndjenja dhe cilësi

zemër e bardhë

shpirt i madh

zemër e gurit

sy të butë

dorë e lehtë

mendje e kthjellët

fjalë e ëmbël

zë i ngrohtë

zemër e trazuar

shpirt i lirë

Togfjalësha që shprehin gjendje a veprim

mori fund

ra në dashuri

doli nga binarët

hodhi hapin

ra në mendime

Togfjalësha me kuptim figurativ (metaforik)

plagë e hapur

hije e rëndë

det me valë

rrugë pa kthim

errësirë e shpirtit

dritë e diturisë

zjarr në zemër

udhë e gjatë

rrënjë të thella

frymë e re

Togfjalësha të përdorshëm në stilistikë dhe në analizën letrare

pesha e fjalës

bukuria e shprehjes

forca e mendimit

ritmi i vargut

struktura e figurës

gjuha e autorit

fryma e tekstit

ngjyra e stilit

harmonia e gjuhës

shprehje artistike

Këta togfjalësha janë përfaqësues të larmishmërisë frazeologjike që prof. Isak Shema shpesh e theksonte në punimet e tij për stilistikën e gjuhës shqipe, si mjet për pasurimin e të folurit dhe të shkrimit artistik.

Te veprat “Letërsia shqiptare e shekullit XX”, “Identitete letrare” (I & II), dhe “Kultura letrare bashkëkohore”, profesor Shema përdor shpesh një seri togfjalëshash të përsëritur, që janë bërë njësi të qëndrueshme terminologjike në fjalorin e tij akademik. Ja disa prej tyre:

Togfjalëshi i qëndrueshëm

Fusha semantike

Funksioni

Identitet letrar

kritikë kulturore

Përcakton karakterin e veçantë kombëtar të letërsisë shqipe

Identitet kulturor

studime identitare

Ndërlidh letërsinë me përkatësinë kombëtare dhe historike

Procedim letrar

teori letrare

Nënkupton mënyrën e ndërtimit të veprës artistike

Kontekst kulturor

histori letrare

Shpjegon vendin e autorit në kuadrin kulturor të kohës

Vlerësim estetik

kritikë letrare

Përfshin analizën e bukurisë artistike të veprës

Sistemi i vlerave letrare

histori kritike

Lidh zhvillimin e letërsisë me kriteret e vlerësimit

Letërsia si dokument shpirtëror

filozofi letrare

E sheh veprën si dëshmi e përvojës njerëzore

Lexuesi aktiv

teori e recepsionit

Thekson rolin e interpretuesit në ndërtimin e kuptimit

Udhë e gjatë

Jetë e vështirë, përpjekje e mundimshme.

Në tregime jetësore e autobiografike.

Zemër e bardhë

Njeri i mirë, i pastër në shpirt.

Përdoret për të karakterizuar njerëz me virtyte të larta morale.

Shpirt i madh

Bujar, i mëshirshëm.

Në poezi dhe rrëfime për njerëz fisnikë.

Shpirt i madh

Bujar, i mëshirshëm.

Në poezi dhe rrëfime për njerëz fisnikë.

Zë i ngrohtë

Zë që ngjall ndjenjë dhe afërsi.

Në poezi, përshkrime të dashurisë apo kujtimit.

Plagë e hapur

Dhimbje që nuk shërohet (fizike ose shpirtërore).

Shpesh përdoret në letërsi patriotike ose tragjike.

Diskurs kritik

metodologji

Përkufizon gjuhën e analizës letrare shkencore

Tradita dhe moderniteti

zhvillim letrar

Shënjon tensionin midis trashëgimisë dhe inovacionit artistik

Plagë e hapur

Dhimbje që nuk shërohet (fizike ose shpirtërore).

Shpesh përdoret në letërsi patriotike ose tragjike.

Hije e rëndë

Frikë, ndikim negativ.

Në tregime që përshkruajnë pasiguri ose fatkeqësi.

Dritë e diturisë

Simbol i dijes, arsimit e përparimit.

Në shkrime arsimore dhe filozofike.

Udhë e gjatë

Jetë e vështirë, përpjekje e mundimshme.

Në tregime jetësore e autobiografike.

Fryma e kohës

Karakteri, ideologjia apo ndjenjat e epokës.

Në analiza letrare e kulturore.

Fryma e kohës

Karakteri, ideologjia apo ndjenjat e epokës.

Në analiza letrare e kulturore.

Pesha e fjalës

Rëndësia dhe ndikimi i fjalës së thënë.

Në retorikë, studime gjuhësore dhe letërsi.

Forca e mendimit

Fuqia bindëse dhe thellësia intelektuale.

Në tekste filozofike dhe kritike.

Gjuha e autorit

Stili i veçantë, mënyra e të shprehurit.

Term teknik në analizën stilistike.

Ngjyra e stilit

Toni emocional ose artistik i shkrimit.

Në studime të figurave stilistike.

Zemër e bardhë

Njeri i mirë, i pastër

Përshkrim moral pozitiv

Zemër e gurit

Pa ndjenja, i pamëshirshëm

Përshkrim negativ, dramatik

Shpirt i madh

Bujar, i dhembshur

Poezi, tregime morale

Fjalë e artë

Thënie e urtë, e vlefshme

Tekste didaktike, urtësi popullore

Plagë e hapur

Dhimbje e vazhdueshme

Poezi, letërsi patriotike

Dritë e diturisë

Arsimi, dija

Tekste arsimore, poetike

Pesha e fjalës

Rëndësi e madhe e të folurit

Letërsi, oratori

Letërsi, oratori

Letërsi, oratori. Toni emocional i shkrimit

Analizë stilistike

Kjo qasje — përshkrimi i togfjalëshit në tre shtylla: formë, kuptim dhe funksion — është tipike për analizat e prof. Isak Shemës, sidomos në librat e tij si “Stilistika e gjuhës shqipe” dhe “Frazeologjia në ligjërimin letrar”.

Këta togfjalësha nuk janë vetëm shprehje retorike – ato janë konceptualisht të strukturuara, dhe profesor Shema i përdor me kujdes për të ndërtuar një diskurs të unifikuar letrar në shqip.

Përfundim

Profesor Shema e përdor terminologjinë si mjet për saktësi shkencore, jo si zbukurim stilistik, duke shmangur “terminet e modës” dhe mban një qasje klasike, ku gjuha duhet të jetë e kuptueshme për lexuesin universitar shqiptar.

Në të njëjtën kohë, terminologjia e tij është dallueshme për ekuilibrin midis përkufizimit dhe përdorimit figurativ – pra, ai nuk e zhvesh krejt tekstin nga emocioni letrar.

Përmes togfjalëshave si “identitet letrar”, “procedim letrar”, “vlerësim estetik”, etj., ai vendos shtylla konceptuale që e bëjnë diskursin e tij lehtësisht të njohshëm dhe të qëndrueshëm.

Profesori Shema ishte dhe mbeti njeri i lidhur me realitetin, me tokën, me punën me idetë dhe konkretizimin e tyre.

Duke u bazuar në përvojën dhe veprimtarinë profesionale dhe shkencore rreth 65 vjeçare të profesor Isak Shemës, konkludojmë se kemi të bëjmë me një korife të veçantë, dhe mund të themi se është bashkëudhëtarë i profesorëve të nderuar, si: Idriz Ahjetit, Androkli Kostallarit, Shaban Demirajt, Jani Thomat, Xhevat Lloshit, Emil Lafes, Rami Memushajt, Latif Berishës etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (8) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (7) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (5) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (4) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (3) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (2) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (1) Sabile & Tefik Basha: Praga – Udhëtim në zemrën e Evropës (3) Sabile & Tefik Basha: Praga – Udhëtim në zemrën e Evropës (2) Sabile Basha: Avni Rrustemi dhe jehona e protestës në Tiranë Sabile & Tefik Basha: Praga – Udhëtim në zemrën e Evropës Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (48) Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (47) Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (46) Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (45) Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (44) Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (43) Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (42) Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (41) Sabile Basha: UÇK-ja, këmba e zgjatur e NATO-s dhe dimensioni universal i lirisë

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx