Kulturë
Shefqet Sulmina: Oda shqiptare
E hene, 10.11.2025, 06:52 PM
Shefqet Sulmina
Oda
shqiptare
Lindja
e Fjalës dhe e Njeriut
Në
fillim nuk kishte fjalë. Kishte vetëm zhurmë.
Britma
e erës, hungërima e bishës, rrëmuja e botës që nuk dinte të dëgjonte veten.
Njeriu
ishte ende i përzier me gjithçka që bërtiste.
Derisa
një ditë — u nda.
U
bë një ndarje e madhe, e qetë, e padukshme:
nga
zhurma doli fjala.
Nga
britma, mendimi.
Nga
turma, njeriu.
Në
atë ndarje lindi Oda.
Ajo
nuk ishte ndërtesë, por hapësira e parë e qetësisë.
Ishte
rrethi i parë ku fjala fitoi peshë.
Aty
ku heshtja u bë pjesë e dëgjimit dhe ku mendimi u ngrit mbi instinktin.
Oda
është emri i ndarjes — "O-da":
u
nda ajo që ka kuptim, nga ajo që vetëm gjëmon.
Është
vendi i fjalës së mençur, i maturisë, i rendit të brendshëm.
Në
të lind njeriu që dëgjon përpara se të flasë, që mendon përpara se të reagojë.
Njeriu
që ndan — dhe kështu kupton.
Prej
atëherë, çdo hap i qytetërimit është një oda më e gjerë:
ku
ndahen tingujt në muzikë, mendimet në filozofi, dritat në art.
Çdo
tempull, çdo bibliotekë, çdo kuvend i drejtë është një pasardhje e Odës së
parë.
Ajo
është burimi i rendit të brendshëm të botës — vendi ku njeriu flijohet nga
britma për të fituar fjalën.
Oda
nuk është traditë, as zakon.
Është
kujtesa e lindjes sonë si qenie që dinë të dallojnë.
Ajo
është udhëzimi më i vjetër i njeriut:
"Ndaj
fjalën nga zhurma."
"Ndaj
njeriun nga kafsha."
"Ndaj
mendimin nga turma."
Atje
ku rikthehemi në Oden tonë të brendshme,
rikthehemi
në heshtjen që lindi kuptimin.
Në
qetësinë që na bëri njerëz.









