E diele, 09.11.2025, 10:18 PM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: E kemi të gjithë nga një 8 Nëntor… por si?

E diele, 09.11.2025, 06:55 PM


E kemi të gjithë

nga një 8 Nëntor… por si?

Nga Visar Zhiti

Për shumë e shumë e shumë njerëz kudo mund të jetë një ditë e zakonshme në kalendar, që bie si gjethet verdhane në këtë vjeshtë të tretë…

Por është dhe ditëlindje gëzimi diku, ditë vdekje e pikëlluar diku tjetër, ditë e një kujtimi të pashlyeshëm, natë dashurie, mengjes operacioni, ikje e beftë, takim pasditeje  i shumëpritur, marrëzi  humbje dhe fitore, fitore dhe humbje, s’të kujtohet, s’e harron kurrë, asgjë e gjithçka, etj, etj, ditë njerëzore, do të thoshim si Borgesi, ku janë të gjitha ditët…

…në vendin tim nuk janë të paktë ata (dikur të shumtë në numër, por sot të pakët me të tjera si mendja dhe zemra, - ndjesë, s’mund të rrija pa e thënë…) që e festojnë, hapur ose fshehur 8 nëntorin si ditën e themelimit të partisë komuniste të tyre, të asaj partie me në krye tiranin më mizor në Europë, enver/hoxhën, që me bashkëpunëtorë si vetja shtypi pa mëshirë një popull dhe mbylli si në  burg një atdhe. Ajo 8-ta e tyre e stërlavdishme, që ndriti e dogji, është si një gjarpër që s’ka ngordhur ende, e nxjerrin nga gjiri si prestidigjatorë, që me gjuhën me helm e çojnë tek tjetri, prapa shpine po dhe në media e deri në parlament, madje e bëjnë dhe metaforë, kështu u duket, gjithmonë në një fole gjarpëri… etj, etj.

Por për mua 8-ta e nëntorit është si një prangë e madhe, e pandryshkur, pa le, që dhe ëndërron, çfarë? - duar si dikur, të pastra, të pafajshme, t’i prangosë,  sidomos ato që dinë të ledhatojnë, të gdhendin, të kapin penelin, të kompozojnë, të shkruajnë…

Mua më arrestuan në 8 nëntor…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx