Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Bardi modern i dhimbjes së tij dhe i popullit të tij
E hene, 21.07.2025, 06:59 PM
BARDI MODERN
I
DHIMBJES SË TIJ
DHE
I POPULLIT TË TIJ
Poeti ynë nga Gjakova, që plot me Gjak lirie e
ka dhe poezinë…
Nga
Visar Zhiti
Baca
Ali! - po i thoshim nga nderimi dhe ajo afërsi shpirtërore që të jepte ai, me
një krenari të brendshme, që duke i lexuar poezinë kthehej në madhështi dhe
adhurim.
Ali
Podrimja është poet emblematik.
Shoh
një pullë poste të Republikës së Kosovës me portretin e tij, që vështron larg
nëpër Shqipëritë, - siç e shkruante ai në shumës, se ka shumë Shqipëri thoshte.
Kam mall për letrat e tij dhe do të doja t’i përgjigjesha sërish, t’i nisja një
letër sot në Qiell, ku ai 12 vjet më parë iku atje, të endet shpirt në kopshtet
e parajsës pas gjithë atyre dhimbjeve në tokën amë.
Bardi
modern i eposit shqiptar të shekullit
XX, kështu më është dukur. Shfletoj libra të tij, mbyshem me frymë dhe
me kushtrime të brendshme. Është poeti shqiptar më i përkthyeri në gjuhë të
tjera, në anglisht e bëri albanalogu i dashur dhe miku i përbashkët, Dr. Robert
Elsie, në gjermanisht një tjetër mik, përkthyesi Hans-Joachim Lanksch dhe në
italisht studiuesja jonë e shquar, pedagogia universitare Blerina Suta, me një
parathënie që pata fatin ta shkruaj unë, në greqisht
një
tjetër shkrimtar mik, e përktheu Iliaz Bobaj, etj, etj.
Shfletoj
Podrimjen sot më shumë se ditë të tjera… S’ka si të mos ndal te poezia
“Prizreni”, është në njërin nga librat e tij, dua të dëshmoj në vetë të parë si
e donte ai tjetrin, me çfarë empatie. Nën titullit e poezisë si kushtim ka venë
emrin tim, e ka shkruar para shumë viteve, me atë hermetizmin e tij mallëngjyes, që ngjan sikur
është kod për të vazhduar bisedën tonë, se në vargun e fundit thotë:
Frymon
atDheu, paska Zot
dhe
s’ka pikë e as presje gjëkundi. E pafund… dhe fjalën atDhe e shkruante siç
donte, Dheu - me shkronjë të madhe brenda fjalës, e di ai pse. I veçantë është
dhe Dheu që e mbulon në Prishtinë…
Ah,
si fillon poezia:
Putha
pikën e gjakut
Mes
Qiellit dhe Tokës
atëhere
kjo pikë gjaku është e ylltë a është bërë yll a yjet janë pika gjaku, është e
vuajtjes, e dhimbjes, e dashurisë, imja. Dhe poeti nxiton të thotë:
Më
mbuloi drita hyjnore
dhe
ashtu ndodhi vërtet me Podrimjen. Ai mbylli sytë përgjithmonë mes poezisë në
Francë, në qytetin e vogël Lodevë, pikërisht në një festival poezie, si “poet i
hartës së grisur” siç thotë poetja tjetër nga Kosova, Ilire Zajmi, e ftuar dhe
ajo atje bashkë me Aliun tonë, ku një
vit më parë kishim qenë me të dhe shkrimtarët Luan Starova, edhe poeti Anton
Papleka, edhe unë. I ndjej…
Që
nga qielli Podrimja “e lëviz gurin, rrënjën”, është në identitet me të gjitha
fjalët e shqipes ashtu si dhe me njerëzit që i donte dhe e duan, që u linte ato
autografe si poezi më vete…
Po
unë kam gëzimin e dhimbshëm se kam marrë dhe një çmim letrar me emrin “Ali
Podrimja”, edhe me emrin e mikut të tij, poet panteonik dhe ai, “Azem Shkreli”
me librin me poezi “Si është Kosova”. Aty është dhe:
ELEGJIA
IME
PËR POETIN ALI PIDRIMJA
-
nga Visar Zhiti -
nuk
mund të vdiste Podrimja
në
Kosovën tij,
s’e
linte toka këtu të shtrihej,
as
të mbyllte sytë,
gjithnjë
në këmbë,
klithmë
jete gjithnjë
nëpër
beteja shpirti,
me
vështrim shqiponje
e
flatra të rënda ere,
Toka
Dardane nën hapat e tij
si
nën ledhatime dashurie,
Deti
Jon avitej si frymëzimi i tij
me
dallgë të bardha
si
me kuaj dasmash,
që
i çuam në luftë
dhe
Lumi i tij,
ditën
i errët dhe i përzishëm,
kurse
natën plot me shkëlqime
parajse,
që
lidhte zërin me ecjen,
ëndrrën
me rrugën, jetën me vdekjen
si
birin me atin.
Ku
ikën Ti, burrë i magjepsur,
me
një këmishë yjesh,
të
zbërthyer?
*
* *
po
ku ikën Ti, që s’ikën kurrë,
Vëlla
i shtrenjtë,
Vëlla
i madh, Bard i shenjtë?
Nuk
shkulesh dot se je zemër me rrënjët në gur,
e
kemi thënë, je gur me rrënjët
në
zemër,
je
rrënjë jete mes eshtrave të epokave
në
Hijen e Tokës,
je
kohë pavdekësie në një thirrje,
e
kemi thënë.
*
* *
atëhere
ku shkoi shpirti yt? Ku ishte?
Mos
vallë sipër zjarreve, kur digjeshin Prizreni, Kruja?
Ende
më thellë endej si re
sipër
një si Troje, që
u
bë më e pamposhtur kur s’ishte më,
kërkonte
shpirti dardanin Enea,
që
vazhdonte të ikte ai
me
atin mbi kurriz.
Shpirti
i Eneas kërkonte trupin Tënd,
e
di, ma kanë thënë perënditë tona
në
Tomorr,
të
njihnin, ti u ngjite atje, të pritën
dhe
ndanë bukën me Ty.
Ecje
Ti, Vëlla i perëndive, Baba Ali,
me
Kosovën mbi shpinë,
me
Lumin prej dore
dhe
s’duhej të vdisnin as Lumi,
as
Kosova, as Ti,
as
perënditë. Binin shigjetat, por Ti me ç’magji
i
ktheje në rreze dielli?
*
* *
ky
dardan i zhveshur që kishte ndalur në Butrint,
ishe
Ti,
me
shkëmbinjtë mburojë
e
krahët shpata,
ngule
një gur tjetër në Çamëri
mes
hirit,
me
fjalët e Tua të forta sa guri,
lexove
poezinë e fundit në Sarandë. Që të të përqafonin,
u
krijuan menjeherë gjire të tjerë
të
kaltër. Ti shikoje
detin,
atje ku mbështetej Naimi,
tek
ai ulli i moçëm,
që
befas bleroi prej Teje.
Nga
duart e Tua dilnin pulbardha…
*
* *
Vëllai
ynë i madh, bard nga Gjakova,
me
Gjak klithmash në buzë,
me
himnin e lirisë në ballë
për
luftëtarët e Tu,
plagët
e tyre i vure të gjitha
në
trupin Tënd,
të
dhimbnin,
me
ujin e Lumit tënd i qetësoje,
dole
nga vorbullat e vdekura i gjallë,
shtatore
lirie lakuriq,
krenar
dhe i përunjur prej dhëmbjes,
i
ndershëm dhe i madhërishëm
prej
dëshpërimit,
me
këngën që edhe ujqit i bënte miq
të
zbutur,
ndërsa
ajri përreth shndërrohet
në
mermer të bukur
që
qan.
Na
mbytën lotët pa Ty.
Ti
s’na duhesh varr,
kur
dhe varret e tjerë i kishe hapur dhe vdekjet i bëje jetë,
skeletin
e kujtesës tonë e mbushje me mish e gjak nga Yti, me metaforat
e
Tua dhe po harroje veten, baca Ali,
ku
po shkoje ashtu, në ç’hutim,
nuk
duroje,
doje
të ishe njëkohësisht në shumë vende dhe asgjëkundi,
me
të gjithë, dhe me ata që s’janë
e
s’kanë ardhur ende,
Mik
i perëndive,
Ti,
që na tregoje rrugët
nga
duhej të kalonim.
Ti,
që në flamujt tanë, të vjetër
e
të rinj,
kishe
venë krahun Tënd si shtizë.
Mos
ik! Ku shkove ashtu, në ç’pyll
nate
të huaj?
Kush
të thirri aq larg? Lumi? S’e mbajnë dot brigjet,
i
shtyu si anët e arkëmortit. Kishte ardhur Lumi, që krijove Ti,
e
hape burimin me thonj...
*
* *
Doje
që të shlodhëshe gjetiu, tutje, matanë jetës,
se
toka Jote dhe jeta Jote nuk të linte
të
shtrihëshe,
të
mbyllje sytë,
Udhëtar
i dashuruar,
gjithmonë
në këmbë, i zbathur
si
dëshirat
në
të kremten e poezisë,
sy-hapur
si koha.
Lumi
Yt rridhte poshtë flokëve të Tu, sillte zëra,
dilnin
shtojzavalle, pasqyra hënash
të
thyera,
bari
i njomë si gishtrinj fëmije,
të
ndillte të tretëshe aty,
kush
të thirri prapë, yjet ngecnin
mbi
qerpikë,
stërkala
ujrash sikur shkundeshin psherëtima të argjenda,
Lumi,
i lumi Ti, u ngjir së thirruri
deri
sa të mori me vete.
Po
Ti s’mund të jesh varr në tokën tënde, jo,
veçse
epos i ri
nëpër
erën e thinjur
që
fryn dhe fryn,
sjell
frymën tënde të fundit
që
të mos vdesë
AtDheu,
- e shkruajta si Ti
dhe
po shtoj
në
nderimin Tënd, emrin e lashtë,
që
e vije në fund:
Ulpianë, më 23.07.2012