Kulturë
Shyqyri Fejzo: Mendja njerzore dhe kthimi i emigrantëve
E shtune, 08.11.2025, 06:50 PM

Shyqyri Fejzo
Mendja
njerzore dhe kthimi i emigrantëve
E
deshëm të drejtën, të vërtetën
Ndërruam
sistem, jo dijen njerzore
S’ndërruam
të brendëshme a xhaketën
Thesarin
mendje e lamë pas dore
Pasuritë
tona tani i gëzon bota
I
dhamë falas, keq veten gënjyem
Shteroi
dhe burim i punëve të kota
Me
asnjë dollar nuk e ngjyem
Shoqëritë
që dijen lart e çmuan
Qytetërimin
e vet kanë ndërtuar
Ne thesarin dije e shpërdoruam
Zvarritemi
pa shpresë të dështuar
Kur
mendje të reja nuk prodhon
Ajo
shoqëri bëhet një trup pa tru
Sigurisht
kujtesën e shkatërron
Ecën
qorras, nuk di as vet se ku
Truri
mban mallin, vendin s’harron
Jo
ironisë hidhur duke gënjyer
Kthim
shpirti kombëtar e kërkon
Kur
valon dëshira për tu kthyer
Kthimi
s’ do fjalë rruga po u gjet
Mediokrit
mbi meritën, krim e quaj
Ç’do
politika në shkencë e universitet?
Që
i mençuri të mos ndihet i huaj?
Shumë
e thonë se: “nuk bëhet ky vend”
Shpresa
vjen tek ne dhe na ndihmon
Duke
“na gëdhendur” pak ato mend
Moj
shenjtorja që nuk merr as penson
Do
lindë një burrë shteti për të mjerët
Të
shkundë politikë e popull si qëmoti
Të
shikojë agimin më herët se të tjerët
Që
e drejta e haka të shkojë te i zoti.
Largimi
s’është mungesë dashurie
Është
mungesë shprese Atdhe ndaj Ty
Krijoni
sot kushtet për punë e dije
Dhe
emigrantët do të jenë aty.
Shyqyri Fejzo
Hamburg-Gjermani Nentor 2025









