Kulturë
Përparim Hysi: Jeta
E premte, 07.11.2025, 06:50 PM
Jeta
(poezi)
Nga
Përparim Hysi
Jeta?
Sikur në duar mbaj "një minë me sahat"
Dhe
nuk e di kur"kjo minë" do shpërthejë?
Nuk
jam as kamikaz dhe as xhelat
Por
u plaka dhe nuk di sa do"shtyj" më tej?
2.
Se
pak nuk jam, por mbi tetë dekada
Që
"kalin e jetës" kam shaluar
Kam
patur ditë të zeza e të bardha
Dhe
kam kohë që jetoj në një"zonë të minuar".
3.
Më
duket vetja si një elëefant në një pallat me qelqe
Dhe
ruhem, sado pak, që "këto qelqe" mos i thyej
Jeta?
Po sa e mirë që është "kjo dreqe"!!!
Jetë!
Sa të dua dhe me ty veten"qiqër" e ndiej!
4.
Mirëpo
ja që "ÇEÇUA" ka biçak
Masën
sa do rrosh, e merr kush tjetër.
Kushdo
thotë me vete:-Sikur të rroj dhe pak!!!
Sado,
sado që të jetë i vjetër.
5.
Të
tjera që thuhen për jetën, janë veçse profka
Të
jetosh?Po ku ka vallë më bukur?
Sado
që gjatë jetës, edhe u lëndova
Jetë
të dua! Tek flas e shkruaj , jam i
kthiellët dhe jo turbull.
Tiranë, 6 nëntor 2025









