Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Jeta

| E premte, 07.11.2025, 06:50 PM |


Jeta

(poezi)

Nga Përparim Hysi

Jeta? Sikur në duar mbaj "një minë me sahat"

Dhe nuk e di kur"kjo minë" do shpërthejë?

Nuk jam as kamikaz dhe as xhelat

Por u plaka dhe nuk di sa do"shtyj" më tej?

2.

Se pak nuk jam, por mbi tetë dekada

Që "kalin e jetës" kam shaluar

Kam patur ditë të zeza e të bardha

Dhe kam kohë që jetoj në një"zonë të minuar".

3.

Më duket vetja si një elëefant në një pallat me qelqe

Dhe ruhem, sado pak, që "këto qelqe" mos i thyej

Jeta? Po sa e mirë që është  "kjo  dreqe"!!!

Jetë! Sa të dua dhe me ty veten"qiqër" e ndiej!

4.

Mirëpo ja që "ÇEÇUA" ka biçak

Masën sa do rrosh,  e merr kush tjetër.

Kushdo thotë me vete:-Sikur të rroj dhe pak!!!

Sado, sado që të jetë i vjetër.

5.

Të tjera që thuhen për jetën, janë veçse profka

Të jetosh?Po ku ka vallë më bukur?

Sado që gjatë jetës, edhe u lëndova

Jetë të dua! Tek flas e shkruaj ,  jam i kthiellët dhe jo turbull.

Tiranë, 6 nëntor   2025