Kulturë
Ilir Muharremi: Vështrim për ekspozitën 'Çfarë duhet të qëndrojë?'
E diele, 09.11.2025, 06:56 PM
Vështrim për ekspozitën “Çfarë duhet të qëndrojë?”
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Mbi
idenë e filozofisë se “Çfarë duhet të qëndrojë?”, ajo që tashmë ekziston ose
duket që ekziston a në fakt shndërrohet dhe pas disa çastesh më nuk ekziston.
Gjithçka duket si e jetuar, por vazhdon në momentalen drejt ardhmërisë së “re”.
Koncepti kuratorial i Bora Kelmendi Beqiraj në ekspozitën frytdhënëse, të
qëlluar ngritë çështjen e një reflektimi përtej nuancave të asaj që ishin, ose
si rishfaqje e kalueshmërisë përmes materialeve ca të nevojshme të kohës, të
tjera rishfaqeshin përmes imazheve që preknin kujtesën, të tashmen dhe të ardhmen.
Mendimi i kthimit nuk shpall fitoren e fuqizimit të së shkuarës, por mbetjet që
zhvillohen në artin e idesë dhe konceptit pa të cilat do jetonin në thellësi të
kohës së shkuar. A ekziston e përkohshmja? Është një ide që shumë shpejt
shndërrohet dhe mbetjet eliminohen nëse nuk i mbledh ndërgjegjja e kohës. Për
ta quar më tutje konceptin kuratorial të ekspozitës punimet: video, fotografi,
intalacion, video-performancë, piktura nuk mbeten peng vetëm të mediumeve si
shenjë promovimi, por imazheve, qëllimeve, ideve që kthejnë historinë, dhe
shtjellojnë zhvillimin. “Ekspozita e shfaq të përkohshmen si një fushë negocimi
ku e shkuara ngul këmbë, e tashmja shpërbëhet dhe e ardhmja mbetet e hapur”,
shkruan në konceptin kuratorial Kelmendi-Beqiraj. Ekspozita u hap të hënën
mbrëma në hapësirën e Barabar Centre në Prishtinë. Është edicioni i 13-të i
ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor ‘Net/Rrjet’. Është organizuar
nga Expoart.40.

Artisti
Adem Rusinovci paraqet një kub si instalacion skulptural, me titull “Profecia e
pasqyrave të thyera”. Kubi shfaqet si
një kornizë e hapur jo më një formë e
mbyllur, por një ftesë për të pranuar vetveten në gabim. Ai nuk fsheh gabimet,
por i parashtron si pyetje: ç’mund të mësojmë nga sekretet që rrjedhin përmes
plasaritjeve tona? Rrethi prej pasqyrash të copëtuara nuk justifikon
shkatërrimin, ai thotë se çarja mund të
jetë mënyra e vetme për t’u bërë profeci. Çdo copë është një fragment
reflektimi, një komunitet i vogël vetëdijeje që refuzon tarifën e unitetit të
rrem. Një dritë blu del nga brendia jo si zjarr që djeg, por si tym që lexon
dokumente të harruara, përmes tij zgjohet një arkiv i heshtur, i cili flet për
bindjen, për rregullat që varen mbi supet tona dhe që na shndërrojnë në hije të
vetvetes. Në mes të kësaj skene, një fije e hollë mban një shenjë të brishtë
kujtese më e lehtë se absurdi dhe më e
ndritshme se toka ku bien ligjet. Na kujton se linjat nuk kursehen nga
thyerjet, por mësojnë të frymojnë nën presionin e tyre të krijojnë mjegull që s’mund ta ketë parashikuar
rregulli. Fragmentimi nuk është humbje, por një ritual ruajtjeje, secila copë pasqyron një copë të së vërtetës,
një dritë të vendosur në një kod të ri. Ato janë toteme të vogla kujtese që
mbajnë histori të shpërndara, të gatshme për t’u lexuar nga kushdo që pranon të
shikojë. Arkivi i zërave të mënjanuar hapet si nata një përhapje mistike që
sfidon qetësinë e kategorive. Kur guximi bëhet veprim kur frika kthehet në thyerje të ndërgjegjshme mjegulla ndahet dhe shfaqet një dritë që nuk
mund të inkasohet nga regjistrat. Kjo punë nuk predikon një kthim në formë, por
një lloj epifanije të copëtuar: se të prishemi mund të jetë mënyra e vetme për
të parë më qartë, dhe se profecia më e sinqertë vjen nga ato copa që refuzojnë
të qëndrojnë të njëjta.

Artistja
Ana Silivonchik nga Polonia sjell veprën
me titull “Peshku i Thellësive”.
Funksionon si një ekosistem simbolik ku figura e peshkut të thellësive
bëhet qendër reflektimi mbi trupin, dëshirën dhe humbjen e kuptimit. Në anën
statike, panele dhe sipërfaqe reflektuese prodhojnë fragmente kohe të ngrira,
ekrani video në të djathtë sjell figurën lëvizëse që deformon dhe përsërit
vetveten, duke futur temporalitetin si element aktiv të përvojës. Kontrasti
midis imazhit të ngrirë dhe atij në lëvizje krijon tension dhe fton shikuesin
të lëvizë rreth punimit, ku çdo kënd sjell reflektime të reja dhe kuptime të
ndryshme. Alegoria e peshkut trup që shpërthen, lëkurë dhe brendësi që dalin
jashtë , tregon subjektin modern që ripërtërihet përmes thyerjes dhe deformimit.
Videoja vepron si burim epifanie, momentet e shfaqjes dhe zhdukjes manifestojnë
se kuptimi lind në ndërprerje dhe përsëritje, jo në një totalitet të
qëndrueshëm. Në ekspozitë, vepra i beson shikuesit, kuptimi nuk ofrohet i
gatshëm, por formohet gjatë tranzicionit mes imazhit dhe vetëdijes.

Artisti
Eshref Qahili sjell punime me titull “Errësira e Artë: Radio”. Ky grup punimesh
lexon radion si një aparat të kujtesës kolektive, vizatimet e kasetave dhe
regjistrimeve paraqesin mediumin jo si thjesht mjet transmetimi, por si arkiv
fizik i përvojave të përbashkëta. Forma dy-dimensionale e printit ruan kohën e
ngrirë të transmetimit, frekuencat
shndërrohen në vizë, shenjat e përdorimit dhe skicat bëhen indekse të një historie
të dëgjuar, jo domosdoshmërish të parë. Skulptura e afërt (objekti i zezë me
grill dhe elemente të ngulitura) funksionon si relikt, ajo materializon
audiencën, bëhet objekt i dëgjimit dhe trupëzimi i valës. Përmes
materialeve të dëmtuara dhe elementeve të integruar, objekti flet për dëmtimin
e mediave dhe për mënyrën se si memoria teknologjike konsumon dhe konservon
fragmentet e jetës sociale. Në lidhje hapësinore, vepra krijon një dialog midis
arkivit dhe aparatit, printet tërheqin
shikimin në fragmente të ngrira. Kuptimi
nuk shpërfaqet si mesazh i vetëm, por si ndryshim i vazhdueshëm mes
transmetimit dhe ruajtjes radioja si
objekt që na mëson të mbajmë e të harrojmë në të njëjtën kohë.

Artistja
Eliska Lubojatzka nga Çekia shfaq një
film të shkurtër 12 minutësh. “Lilith and a Body” rimendon mitin e Lilith-it si
një poezi vizuale të shpëtimit dhe sfidës. Filmi e vendos heroinën jashtë
kufijve të tekstit të njohur pas
arratisjes nga Kopshti në një peizazh të huaj dhe kinematografik ku realiteti shpërbëhet
në fragmente ëndrrash. Aty, takimet me figura misterioze shërbejnë jo si
episode treguese por si rreze që zbulojnë shtresa të fshehura të dhimbjes dhe
burime të heshtura force. Përmes një gjuhë vizuale të ngarkuar me simbolikë dhe
skena surrealiste, vepra shqyrton ambivalencën e mbijetesës, trauma nuk fshihet
pas një skene të qetë, por rikthehet si material formues që i jep heroinës
mundësi të rindërtojë identitetin e vet. Udhëtimi i Lilith-it nuk është një
linjë e drejtë rikthimi, është një rrugëtim i copëtuar, i pasur me takime që çojnë
drejt një fuqizimi të fituar përmes përballjes. Filmi ngre pyetje rreth mënyrës
si mitet formësojnë imazhet e grave, a janë ato përshtypje të përjetshme, apo
mund të rimodelohen për të pritur narrativat e reja të rezistencës? “Lilith and
a Body” bën të dukshëm se miti mund të ribëhet
jo për ta fshirë të shkuarën, por për ta kthyer atë në një mjet të ri të
shikimit dhe të fuqizimit.
Artistja
Rozafa Shpuza sjellë një seri fotografish.
Metamorfoza e tyre ndodhi si një zhvendosje e heshtur, vajzat e qytetit,
të vogla në emër por të mëdha në ikje, u shpërndanë si afshera nëpër rrugicat e
pluhurta jo të humbura, por të
shpërndara në forma të reja të kujtesës. Seria kap ato rrëzime në të zezë e
bardhë, fytyrat e pazbuluara, duart që mbajnë fletoret e rrafshuara, çarçafët e
vendosura në heshtje. Fotot nuk janë portrete, por dokumente të tranzicionit ,
gjurmë që tregojnë se çfarë lihet pas, tingujt e dasmave që nuk dëgjohen, lotët
e mbledhura si ngjarje të parazgjedhura, degët e krasitura që mbeten si arkeologji
familjare. Në ambientin e errësuar të ekspozitës, ku drita është e matur dhe
hijet bëhen pjesë e kompozicioneve, secili imazh shtjellon një rrëfim të ri.
Errësira nuk fsheh, ajo seleksionon dhe thekson, ndriçimi i ngushtë zbërthen
teksturën e pluhurit, thekson germën e një fletoreje, dhe bën të dukshëm
boshllëkun që lindi pas ikjes. Kjo seri nuk kërkon përgjigje ajo kërkon
vëmendje të ngadaltë. Përmes kontrastit të bardhë e zi lind një lloj riti
e metamorfoza si mbetje dhe si rifillim. Kujtimet shndërrohen
në imazhe që mbajnë peshën e mungesës, dhe hapësira e errët e galerisë i jep
shikuesit rolin e mbledhësit të atyre lotëve të harruara.
Margit C. Egg
nga Austria prezanton një vepër
që kap një moment të paprerë dhe instinktiv, kuzhinieri nuhat mishin me një
lëvizje spontane që flet më shumë se çdo pozë e menduar. Piktura shërben si një
studim fenomenologjik i aktit të gatimit , nuhatja, prekja dhe shikimi
shndërrohen në gjeste shqisore që ndërtojnë një familjaritet trupor me
materialin ushqimor. Vepra përdor goditje të lira dhe një paletë të ngrohtë që
thekson teksturat e mishit dhe lëkurës, duke bërë që shija dhe aroma të ndihen
si të dukshme përmes ngjyrës dhe dritës. Kadrimi i afërt dhe drita selektive i
japin portretit intimitet ritual një
moment pune të kthyer në akt të pastër artistik. Në këtë mënyrë piktura fton
shikuesin të përjetojë gatimin jo vetëm si zanat, por akt artistik.
Artistja
Katerina Belkina nga Gjermania prezanton trupin e saj në
fotografi. Seria funksionon si një laborator i identiteteve femërore, jo
thjesht si një koleksion portretesh, por si një praktikë performative ku
artisteja dekonstrukton dhe rindërton mënyrat me të cilat gruaja paraqitet dhe
perceptohet. Përmes kostumit, maskës dhe kërcënimit për t’u bërë “tjetra”, imazhet
bëhen skenë ku psikologjitë shumëzuese pushtet, brishtësi, lakmi, butësi nuk shfaqen si arketipe të fiksuara, por si
valle të vazhdueshme transformimesh. Teknika e veshjes dhe metamorfizmit, e
ndjekur me disiplinë skenografike, krijon një arkiv të strategjive të
përditshme, si gratë “luajnë” role për
të mbijetuar, por edhe si këto role kthehen në mjet rezistence. Në vend që të
servojë një narrativë të njëanshme, seria imponon një pluralitet subjektesh,
shikuesi varet midis njohjes dhe habisë, duke u ftuar të lexojë secilën figurë
si histori dhe si maskë. Si praktikë artistike, puna i rikthehet idesë së
trupit si tekst i lexueshëm dhe i ndryshueshëm , një sipërfaqe ku politika,
fantazia dhe përvoja personale takohen dhe përplasen. Në këtë kuptim, “Not a
Man’s Ëorld” nuk mohon prezencën mashkullore, ajo ripërshkruan mënyrën si jeta
dhe pushteti femëror manifestohen. Punimi tketer fotografi me titull
“Hieroglyph” e kësaj artiste paraqet përqafimin e trupit si një mozaik
funksionesh dhe si çelësi i fatit ngre një sërë pyetjesh filozofike mbi
identitetin, perceptimin dhe aktin e të qenit të pranishëm. Në qendër qëndron
ideja se trupi nuk është një objekt i njëpasnjëshëm, por një përbërje
fragmentare ku çdo pjesë mban një detyrë të caktuar, problemet lindin kur
shikimi social ose vetëvlerësimi ndahen në fragmente dhe harrojnë totalitetin
që i bashkon ato. Fragmentimi përshkruhet jo vetëm si një gjendje estetike, por
si një mënyrë perceptimi e imponuar, kur ne “ndryshojmë pamjen”, ne s`po
transformojmë vetëm sipërfaqen, po
rivendosim marrëdhënien tonë me veten dhe me botën. Ky tranzicion mendon për
marrëdhëniet e pushtetit (normat e bukurisë, pritshmëritë shoqërore) që
segmentojnë trupin dhe e bëjnë identitetin një seri rolesh të ndara, të
ndjeshme ndaj vlerësimit dhe ankthit. Simboli i hieroglyph si “çelës” është
metaforikisht i zgjuar, ai nuk fton në luftë kundër pamjes, por në një lexim
tjetër të saj , një alfabet që duhet deshifruar për të parë funksionin dhe
vlerën e secilës pjesë brenda një totaliteti organik.


Intalacioni
i artistes Mia Tesiç nga Austria rikthen artin e shkrimit me dorë në qendër të
reflektimit bashkëkohor, vendos në diskutim marrëdhënien midis njeriut dhe
teknologjisë, trupit dhe mendjes, origjinalitetit dhe automatizimit. Në një
kohë kur komunikimi është bërë i menjëhershëm, por shpesh i cekët, shkrimi me
dorë kthehet në një akt rezistence një mënyrë për t’u ngadalësuar, për të
menduar dhe për të ndier. Artistja ka paraqitur instalacione me fleta të
mbushura me mbishkrime, ku çdo fragment i dorës njerëzore bëhet dëshmi intime e
procesit krijues. Këto fleta, të vendosura në hapësirë si objekte në vete,
funksionojnë si trupa të mendimit, duke ruajtur gjurmën e gjestit, ritmit dhe
frymës së autorit. Analiza e projektit shtrihet përtej nostalgjisë për mediumin
analog, ajo eksploron dimensionin psikologjik dhe fizik të shkrimit, ku dora,
lapsi dhe letra krijojnë një lidhje të pandërmjetme midis mendimit dhe
materies. Çdo fletë bëhet një dritare drejt individualitetit. Në këtë kuptim,
projekti nuk është vetëm rikthim te shkrimi, por një pyetje mbi vetë
humanitetin, çfarë humbim kur ndalim së
shkruari me dorë? Dhe a mund të quhet përparim çdo proces që e shkëput njeriun
nga përvoja fizike e krijimit?
Instalacioni
audio-vizual “Fantazmat treten në dritë” e artistes Andrea Hackl është një
përvojë ndijore që fton shikuesin të zhytet në një udhëtim të brendshëm një proces transformimi që kalon nga errësira
në dritë. Përmes ndërthurjes së tingujve, dritës dhe imazheve lëvizëse, vepra
ndërton një hapësirë meditimi ku materiali dhe shpirtërorja bashkohen në një
gjendje të përkohshme drite. Ky instalacion nuk është thjesht për t’u parë apo
dëgjuar, por për t’u ndier. Tingujt e thellë rezonojnë si frymëmarrje e tokës
dhe ujit, ndërsa dritat pulsuese përkujtojnë lëvizjen e energjisë jetësore që
rrjedh nëpër trupin njerëzor. Elementet poetike që shfaqen herë si fjalë të
shkrira në dritë, herë si zëra që humbasin në hapësirë, e bëjnë veprën një rit
shërimi kolektiv, një rikthim te rrënjët dhe kujtesa e paraardhësve.
“Fantazmat” nuk përfaqësojnë vetëm hijet e së shkuarës, por edhe format e
energjisë që kërkojnë çlirim. Përmes dritës, ato treten, shndërrohen, dhe e
lënë hapësirën bosh për lindjen e re. Kjo dialektikë mes errësirës dhe dritës,
shkatërrimit dhe rilindjes, është thelbi i poetikës së Hackl një kërkim i vazhdueshëm për ekuilibër midis
trupit dhe shpirtit, zërit dhe heshtjes.









