Kulturë
Albert Habazaj: Motra e kompozitorit
E merkure, 12.11.2025, 06:51 PM

Albert
Habazaj, Luljeta Gërmenji, Meme Habazaj
MOTRA E KOMPOZITORIT
Mësueses
Luljeta Gjini Gërmenji - motrës së kompozitorit Kastorit Gjini, Migjenit të
Pentagramit shqiptar
Albert HABAZAJ
Njoh
një motër artisti, uragan synimi,
E
pakthyeshme si lumi, e hapur si dita,
Dhe
në fushë me lule ç’ mure pengimi
I
ngrinin liliputët që s'i zinte drita...
Ia
kam njohur që herët rrënjët fisnike
I
ka pasur të thella, të pashkulshme,
Mirësinë
në udhëtim ajo pati mike
Me
ëmbëlsi të bardhë, ashtu, e pabujshme.
Njohim
nga legjenda që vëllai për motrën
Kur
ka një amanet, del nga dheu e s’pyet,
Se
ka një nënë plakë të lodhur, të gjorën
Që
pret me mall nëne, e zhuritur pret.
S’po
rrëfej baladën, ku dridhet fjala e dhënë
Them
Besën e Luljetës - shqiponjë Çike për vëllanë,
Jo
të Kostandinit që doli nga dheu për Doruntinën
Po
çfarë nuk bëka sot motra...dhe në tramundanë.
Ç’
është kjo amazonë labe, kjo Miro Tërbaçe
Ç’e
bukur qytetare, që zyrave dudume pyet,
Halldupët
i mbyllin dyert, kjo “vëd me kopaçe”
Çfarë
nuk bëka motra sot për vëllain tek yjet...
Dhe
nga faqja e Malit në Qafë të Elimit,
Në
Horën e Tërbaçit, buzë Lumit të Bardhë,
Me
dritën e ngrohtë të Kastriot Gjinit
Në
shtatoren derdhur në bronz ka ardhë...
Bekim
marrka kjo ditë shtatori, kam bindjen
Ngjyrën
e artë vjeshta nga flokët e tu ka marrë,
Të
bëhet tufë trëndeline për ditëlindjen
Për
ty Luli, e palëkundura në guximin qytetar.
Vlorë, 3 shtator 2025


Katriot Gjini në martesën e motrës, Lulit









