E merkure, 12.11.2025, 11:53 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Akademia e Hajdutërisë

E merkure, 12.11.2025, 06:54 PM


Akademia e Hajdutërisë

Tregim humoristik Nga Shyqyri Fejzo

Me  Veselin, shokun tim të fëmijërisë dhe shkollës, kishim vite pa  u parë. Më në fund, një ditë përplasëm pallat dhe këmbët na cuan drejt e tek kafene “Skifteri”.

-Po ku je more Zarif?  Nga je zuzarisur kaq kohë?

- Unë në Greqi. Po ti o shejtan, nga ke buditur?

-Në Italinë fqinjë. Po si e ke kaluar në Greqi? Kam dëgjuar se kanë qënë të rreptë me ne shqiptarët…

-Ashtu është, sidomos fillimi. Faleminderoj gjyshin unë që më vuri emrin Zarif. Me shkronjën e parë të emrit, jam prezantuar Zyfer, Zylyf, Zike, Zeqo…

-Hë! Tëpkë si unë në Itali, Vesel,  Vasil, Vangjel, Vezir…

-Po ty me gjithë këto Z. nuk të kapi ndonjëherë ajo astonomia?

-A,a,a! Ishim njëherë mbi 50 shqiptarë dhe po kalonim me traget në Rio për në Patra. Na kapi policia. Po regjistronin emrat. Një thoshte se quhej Kristo, tjetri Vangjel, një Maqo e tjetri Thimaq.  -Po ti?-mu drejtuan mua. –Unë quhem Zarif.- thashë. -Si, si? Pa përsërite dhe njëherë.- Zarif e kam emrin që ma kanë vënë kur linda. -u them me zë të lartë.

-Dil andej.- bëri me dorë njëri nga policët.

Erdhi një polic  që dukej se ishte shefi.

- Ju të gjithë do të ktheheni mbrapsht. Pse, sot e gjetët ju të ndërroni emrat, Kristo e Vangjel? Zarifi që nuk na gënjeu, të shkojë të punojë ku të dojë…

I futëm një të qeshur gurgulluese që bëjnë emigrantët e sapo takuar dhe porositëm kafetë. Ai ekspres të shkurtër, siç e pinte në Itali dhe unë të famshmen Frape. Fshat e zanat i thonë asaj fjalës. I krisëm një bisdë, në fillim degë më degë e më pas Veseli puliti sytë, rrufiti gllënjkën e fundit të kafesë e m’u drejtua:

-Mbetëm duke rrahur vithet me themrat o Zarif. Si do bëjmë ne të gjorët? Këtu ka plasur pare e madhe e ne na mbeti kuleta klloçkë. Jemi që jemi, a bisedojmë më shtruar?

-Nuk ta prish Zarifi ty. Po hë! Me çfarë të merremi? Shumë kyçe ka kohë që janë zënë.  Me bujqësi e blegtori, ti e shikon, është e kotë… Fjala po sillte fjalën dhe kur zumë fillesh shkollën, Institutet, Akademinë, Veselit i shkëlqyen sytë si maçokut të zi në errësirë. Ai u mendua pak dhe m’u drejtua, duke më rënë e cekur me pëllëmbë tek bryli.

-Unë mendoj të ngremë një Akademi…-Në kohën që po qitakste se si e prita unë këtë propozim, mori frymë thellë, perëndoi sytë nga kulla më e lartë që ishte ndërtuar kohët e fundit dhe vazhdoi:-ti me siguri je kurioz të dish për këtë nismë…

-Po. Nuk të marr vesh fare për çfarë e ke fjalën.

--Jam menduar  shumë për të. Të ngremë një akademi të Hajdutërisë.-tha psherëtiu, dhe ngjante si ai që kishte pasur një barrë të rëndë mbi shpinë dhe tani e kishte vendosur mbi një mur guri dhe po shlodhej.

- Akademi sikur dëgjova që the, apo jo?-pyeta me  zë pak të ulët  afër të mekurit, pa ia ndarë sytë.

-Po, po. Akademi. Asaj i ka ardhur rradha. Më dëgjo me vemendje. Kam ditë që e mendoj dhe kam punuar për të. Po të prisja të bisedojmë, të vendosim dhe mos e zgjatim më tej. Do të jap kopjet e programit, rregulloren e brendëshme të funksionimit të saj, kursantët, kushtet, mësimdhënia, vlerësimi, financimi i ngritjes, etj. Studjoi, diskutojmë dhe të hidhemi në veprim. Mjaft kemi humbur kohë. -Kaq tha Veseli dhe që poshtë tavolinës mori një çantë të zezë mbushur dingëz me dosje e shkresa e ma ngjiti tek dora.

-Nesër, mendoj nga ora 10.00 vimë këtu e zemë atë tavolinën atje në qoshe ku nuk na bezdis njeri dhe diskutojmë e vendosim…

Duke ikur për në shtëpi me goxha çantë me vete, mendoja se Veseli e blojti për sot karroqen e tij pa menduar për dumen time. Me një frymë ngava këmbët dhe sosa në shtëpi. Shoku i vjetër më porositi që këtë problem të mos e marrë vesh askush, se pastaj do bëhemi kali i belarave. Unë e mbajta fjalën. Asnjë njeri nuk e pa ç’kishin brenda ato letra, po unë nuk kisha porosi mos shkruaj për to në lap-top. Atë natë pothuajse nuk bëra gjumë. Lexoja, rilexoja, i kthehesha atyre kapitujve që kisha merak. Mbaja shënime, lexim, pak gjumë, përsëri edhe njëherë nga fillimi.

Veseli vura re se i kishte zënë shtigjet aq mirë sa nuk kishe nga të kaloje. Veç tabellës së madhe të projektuar të ngritur lart mbi dy hekura të gjatë cilindrike, propozonte në hyrje të Akademisë siluetën e një portofoli shumë të madh prej bronxi, i vendosur kokë poshtë pa asnjë kokërr leku brenda.

Në librarinë e shkollës propozonte librat që kanë kapakë, por faqet mungojnë.

Salla e provimeve quhej “Dhoma e Dyshimeve”.

Regjistri i notave ruhej në kasafortë — dhe të hapet vetëm nga drejtori me gishtin tregues.


Kisha dëgjuar nga gjyshi që ishte ushtarak, se ai i pari i  Rusëve të dikurshëm që mbante mustaqe e kapellë ushtarake e që pinte duhan me çibuk, kishte thënë:”Kuadri mbi gjithëçka” Ksisoj u përgatita ti bëj shokut pyetjen me spec: ”Si mendon për kuadrin dhe kursantët që do vazhdojnë Akademinë?” Po, kur e rilexova programin në herën e tretë, pashë që edhe këtë punë qerratai e kishte kopsitur.Lexoj:

Shqipëri: ~4,600 të burgosur (shifër e raportuar rreth Prill 2024 — World Prison Brief / Prison-Insider). Prison Insider+1

Kosovë: ~1,830 të burgosur (të dhëna authoritative raportuar rreth Prill 2023 nga administrata kombëtare / Prison Studies). prisonstudies.org

Maqedoni e Veriut: ~2,605 të burgosur (raportuar 31 Janar 2024 — burime si SPACE/Prison-Insider/Ëorld Prison Brief). Prison Insider+1


E imagjinoja shokun përpara meje, kur do i bëja pyetjen për kuadrin e kursantët, të më kthehej: “Ama të lexuar e paske bërë! A të duhen më shumë se kaq kandidatë për Akademinë?” Dhe, vërtet më doli tëpkë të nesërmen ajo që mendoja e ca më tutje. Në fillim isha shumë skeptic për këtë Akademinë. Kur lexova e rilexova materialet që më dha Veseli, m’u mbush mendja top se kjo pa tjetër mund të bëhej. Tani ai krekosej përpara meje.

–Pse, ku do marrim kontigjentin ne? Ata do të jenë kandidatët e parë që do të mbushin auditorët e Akademisë.?

-Po kjo prurje ka një rrezik të bjerë në të ardhmen-desha ti vë një stërkëmbës mendimit të Veselit.

-O të ngrëntë trurin maçoku i Zengjinesë. A e ke lexuar të gjithë materialin o Zarif? Pa shiko këtu.! Dhe gishtin e kishte vënë në rrjeshtin ku lexohej:”

Shkolla të mbyllura (përmbledhje rajonale)

Shqipëri: Raporte mediatike dhe analizat referojnë se gjatë dekadës së fundit janë mbyllur qindra shkolla 9-vjeçare — një burim vlerëson 295 shkolla të mbyllura në periudhën 2012–2022, ndërsa publikime më të fundit raportojnë 104 shkolla 9-vjeçare më pak në vitet 2020–2024 (të dhëna të përdorura nga mediat kur referojnë INSTAT dhe burime lokale). Citizens.al+1

Kosovë: Artikuj e raporte lokale flasin për rreth ~40 shkolla të mbyllura brenda një dekade (faktorë: emigracioni dhe rënia e lindshmërisë). Për numërzime të sakta sipas viteve, përdor raportet e Ministrisë/Statistikës së Kosovës. gazetaexpress.com+1

Maqedoni e Veriut: Zyra Statistike (State Statistical Office) publikon të dhëna vjetore për numrin e shkollave dhe nxënësve; raportet tregojnë një trend të tkurrjes së shifrave të nxënësve dhe shkollave midis viteve shkollore 2022/2023–2024/2025 (përmbledhje dhe tabelat zyrtare në faqen e tyre). Për numër konkret mbylljesh shiko publikimin e tyre të fundit. stat.mk+1

-Po ku na hynë në punë këto shkollat e mbyllura o Vesel? -Më hodhi një shikim hithër, pastaj buzëqeshi dhe vazhdoi:- Kjo gjendje e shkollave është prurja jonë në të ardhmen i dashur mik. Si mësuesit dhe nxënësit që nuk do të shkojnë në shkollë, a do afrohen nga Akademija?-hodhi pyetjen e epërsisë Veseli.

Mbasi na erdhën kafetë, ekspresi i shkurtër për shokun tim dhe frapeja për mua, bëmë një pushim të shkurtër dhe pastaj të lehtëe të qartë, ja filluam.

Menjëherë kaluam shkaraz disa slogane që do të përdornim në çeljen e Akademisë.

Dituria është fuqi - por vjedhja është art.

Nuk jemi keqbërës, jemi mjeshtra të qarkullimit të sendeve.

Ne nuk vjedhim — thjesht i japim sendeve një adresë të re.

Shkolla jonë nuk ka laborator kimie — por ka laborator çelësash!

Hajduti i mirë nuk kapet — kap veten në pasqyrë dhe i buzëqesh.

-Këto- tha Veseli-është mirë ti afishojmë në vendet më të dukëshme, ose disa prej tyre t’i vendosim në gojën e folsave ditën e promovimit.

-Slogane interesante. Po të gjitha do i vëmë këto?-lëshova pyetjen unë.

-Pse, çfarë të shqetëson?-M’u kthye Veseli dhe vura re se më kishte ngulur shikimin, si për të zbuluar se ku më rrihte çekani.

-Po, ja. Ky slogani “Nuk jemi keqbërës, jemi mjeshtra të qarkullimit të sendeve.”dhe ky tjetri-“Ne nuk vjedhim - thjesht i japim sendeve një adresë të re.” kam merak se do na duhet kur të argumentojmë në gjykatë nevojën e krijimit të Akademisë.-fola unë.-Veseli mori gjallëri. Sytë i shkëlqyen. Më rrahu supet dhe më shtërngoi fort dorën.

-Tani e kuptova se i ke hyrë me themel krijimit të kësaj vepre që do mbahet mend nga njerëzit, i dashur Zarif.- Si shfletuam gazetat e ditës, shikuam se çfarë ndeshje futbolli ka në darkë, e biseda për kohën që këto vite është bërë “një xanxare e pa parashikueshme”, vazhduam më tej.

Kur shfletuam faqet që flisnin për këto programe kaq analitike, nuk mu ndejt dhe e lëshova një pyetje.

-Aman më qafsh ore Vesel. Mos ke qënë vetë në ndonjë Akademi të tillë në Itali? Vura re se u mblodh pak, pastaj m’u lëshua.

-Ty nuk të falet kur flet kështu. Kjo është Akademija e parë në botë e këtij lloji. Ministria “Diella” dhe kjo Akademi janë të rejat më të  fundit në këtë shekull të trazuar.  Ai që kërkon, gjen. Po ai që këmbëngul, gjen dhe merr, thotë ajo fjala e mençme. Ne po këmbëngulim  i dashur shok i çmuar. Vazhdo, hap faqet e tjera…Ja.ti e ke lexuar “Ligjin Themelor të Akademisë”.

- Po. E lexova dhe rilexova.

- Po të lutem cili është neni që të pëlqeu më shumë dhe cili nen duhet hequr?- U kapërdiva dhe po çoja në mendje ato që kërkonte Veseli

.-Neni më i mirë mendoj se është ai me numurin 3 kur thotë për antarsinë …pranohet çdo qytetar që di të hapë një portë pa çelës e një portofol pa zhurmë…ndërsa mbase heqim nga neni 5 pjesën..”kush kthehet duar bosh, përsërit vitin…”dhe pjesën e nenit 7; “Kush kapet duke vjedhur shokun, dërgohet për specializim jashtë shtetit.” Kur dëgjoi mendimin tim Veseli, heshti disa minuta, pastaj m’u lëshua të më përqafojë. Ja ktheva dhe unë.

-Edhe një pyetje kam i dashur.-m’u drejtua duke ma shkuar lehtë dorën në qafë.

-Fol e qesh- e nxita.

-Hë! Përgjigje e kësaj pyetje nuk duron të qeshur se e ka mbytur serioziteti dhe vështirësia. Dua nga ti një emër për rektor të Akademisë që ti ketë të gjitha cilësitë…

-Ah! Vesel, Vesel. E pata njohur një të tillë. Hyje në zyrë me mendjen tënde dhe pasi bisedoje me të, dilje nga zyra me mendjen e tij. U ngjit lart, shumë lart. Ishte jurist po e bënë dhe ministër të financave pa qënë ekonomist. U ngjit akoma më lart, por …ja mbathi…

-E kuptova për kë e ke fjalën. Ti pyet, si ma ke me shëndet gomarin që cofi vjet. Na thuaj ndonjë emër tjetër pa..

-Kjo detyrë kërkon afat, se kur rrëzohen këta lloj, bëhet rrëmujë e zhurmë e madhe. Qoftë larg, po të rrëzohej mbi Akademi dhe të na zinte brenda?  Me sa duket, në këtë rast Veseli ishte dakord me mua dhe nuk e çpoi më kacekun e sekreteve për një emrim me përgjegjësi.

-Kur ishim gati të thoshim “hopa” se e kaluam kanalin na ndodhi ajo që nuk e prisnim. Dhe më rëndon në shpirt se më duket e shkaktova  vetë me një të flamosur pyetje të shkurtër që bëra.

-O i dashur mik, po për financimet, investimet që janë problemet më të rëndësishme, nuk kemi folur fare.-

-E dija që do ma bëje këtë pyetje. Mos u merakos fare. Aty i kishe të shkruara, po ato ishin me kode dhe nuk i lexoje dot. Kujdesu për ato që biseduam se të tjerat ka kush i bën. Ne trungun e ca degë kemi këtu, po rrënjët i kemi të shpërndara nëpër botë, në të pes kontinentet. Ti do i mësosh kur të vijë koha…

E vura re se Veseli po më dukej si ai që e pret ujët e hollë dhe nuk di ku të shlirohet. Një këmbë e ulte dhe tjetrën e ngrinte. Me sa duket duhet të iknim. I mblodhëm letrat, i palosëm sipas dosjeve dhe i futëm në çantë. Por tamam, kur donim të delnim, dy persona na ndaluan.

-Jemi prokurorë të SPAK-ut. Na e dorëzoni ne atë çantën dhe telefonat. Aty poshtë tek rruga është makina dhe shoëruesit për ju.

Pa e kuptuar po hidhnim hapat me ritmin e tyre. Na krisi belaja në mes të ahirit. Kujtova me njëherë fjalët e gjyshit tim të ndjerë; “Kur ngrihet të kërcejë fukarai, çahet daullja.”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx