E hene, 17.11.2025, 12:03 AM (GMT)

Kulturë

Ndue Dedaj: Botohet “Psikologjia dhe Pedagogjia” e At Ambroz Marlaskajt

E diele, 16.11.2025, 06:52 PM


BOTOHET PSIKOLOGJIA DHE PEDAGOGJIA E At AMBROZ MARLASKAJT

Nga Ndue Dedaj

Mund të pritej që një botim i tillë të bëhej prej ndonjërit nga departamentet e këtyre disiplinave të Univertisteteve tona, duke nisur nga ai i Tiranës etj., mirëpo ai është bërë nga një njeri në pamje të parë jo i fushës, Ndoc Frroku, me profesion ekonomist, që rron prej shumë vitesh familjarisht në Kanada. Shtysa ka qenë nxjerrja në dritë e figurës së njërit prej prelatëve dijetarë më të lartë që ka pasur Shqipëria në gjysmën e parë të shekullit XX, që Ndoci e kishte vëllain e gjyshes, Nanë Mricës nga Kuzhneni i Mirditës.

Për këtë qëllim ai nuk ka mbetur në kujtimet e gjyshës së tij sojnike, por i është drejtuar Arkivit të Shtetit, ku ka marrë krej lëndën arkivore që lidhet me këtë figurë të shquar françeskane, arsimore, njeherësh deputet në Kuvendin Kombëtar në vitin 1923: dorëshkrime veprash teologjike - kanonike, historike, gjuhësore, dokumente të ndryshme të kohës, korrespondenca me Gjergj Fishtën etj., duke i përmbledhur në monografinë “At Ambroz Marlaskaj apostull i Krishtit dhe Kombit” 2024, të cilës kemi pasur kënaqësinë t’i shkruanim dy fjalë përcjellëse.

Vetëm një vit pas kësaj monografie shterruese, vjen botimi tjetër “At Ambroz Marlaskaj, Hyrje në Psikologji dhe Histori Pedagogjie”, përgatitur nga Ndoci. Të dyja këto vepra iu përkasin “Botimeve Fishta”, të mirënjohura në botën shqiptare të librit dhe gjendën në stendën e tyre në Panairin 28 të Librit në Tiranë, që është hapur këto ditë.

Përtej këtij njoftimi për lexuesin, që dëshiron të njihet me visaret studimore të traditës, na duhet të themi me plot gojën se Nipi nuk është gjendur rastësisht në hullinë e Dajës, as vetëm për të mbushur një detyrim familjar, porse ka përvujtërinë e tij dhe akribinë e duhur për t’u marrë me studimin e veprës shkencore të Marlaskajt, e cila i ka ngrënë shumë kohë e mund (dhe natyrisht shpenzime), duke kaluar nëpër duart e tij, netëve pa gjumë, qindra dokumente, rresht për rresht e germë për germë, për t’i dëshifruar ato saktë, edhe aty ku fletët ishin dëmtuar etj.

Na mbetet vetëm ta përgëzojmë Ndocin, për këtë punë kaq të vyer dhe modestinë e tij shembullore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx