E marte, 18.11.2025, 09:25 PM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: William Tell, hero legjendar i Zvicrës

E marte, 18.11.2025, 06:16 PM


Si sot, në vitin 1307, William Tell, një hero legjendar zviceran, ekzistenca historike e të cilit është e diskutueshme, u dënua të qëllonte një mollë në kokën e të birit, Walter!

Nga Jahja Drançolli

Sipas legjendës, Tell ishte një fermer nga Bürglen, në kantonin e Urit (Zvicër), i cili, në fillim të shekullit të 14-të, sfidoi autoritetin austriak, u detyrua të qëllonte një mollë në kokën e të birit, u arrestua për kërcënimin e Guvernatorit Gessler, iku rrugës për në burg, u arratis dhe më në fund vrau guvernatorin në fjalë me një shigjetë në një pritë. Këto ngjarje me sa duket ndihmuan në nxitjen e popullit dhe çuan në një revoltë kundër sundimit austriak. Burimi i legjendës gjendet në "Chronicon Helveticum (1734-36)" të Gilg Tschudi, i cili jep 18 nëntorin 1307 si datën e veprave të Tell dhe ditën e Vitit të Ri 1308 si datën e çlirimit të Zvicrës. Megjithatë, asnjë burim zyrtar historik nuk ka mbijetuar rreth ekzistencës së Tellit, ndërsa historia e përvojës së qitësit është e përhapur në folklor. Në epokën e revolucioneve nacionaliste, legjenda e Tellit fitoi famë botërore falë dramës rrëqethëse "William Tell" (1804) nga dramaturgu i madh gjerman Friedrich von Schiller!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx