| E marte, 18.11.2025, 06:16 PM |
Si
sot, në vitin 1307, William Tell, një hero legjendar zviceran, ekzistenca
historike e të cilit është e diskutueshme, u dënua të qëllonte një mollë në
kokën e të birit, Walter!
Nga
Jahja Drançolli
Sipas
legjendës, Tell ishte një fermer nga Bürglen, në kantonin e Urit (Zvicër), i
cili, në fillim të shekullit të 14-të, sfidoi autoritetin austriak, u detyrua
të qëllonte një mollë në kokën e të birit, u arrestua për kërcënimin e
Guvernatorit Gessler, iku rrugës për në burg, u arratis dhe më në fund vrau
guvernatorin në fjalë me një shigjetë në një pritë. Këto ngjarje me sa duket
ndihmuan në nxitjen e popullit dhe çuan në një revoltë kundër sundimit
austriak. Burimi i legjendës gjendet në "Chronicon Helveticum
(1734-36)" të Gilg Tschudi, i cili jep 18 nëntorin 1307 si datën e veprave
të Tell dhe ditën e Vitit të Ri 1308 si datën e çlirimit të Zvicrës.
Megjithatë, asnjë burim zyrtar historik nuk ka mbijetuar rreth ekzistencës së
Tellit, ndërsa historia e përvojës së qitësit është e përhapur në folklor. Në
epokën e revolucioneve nacionaliste, legjenda e Tellit fitoi famë botërore falë
dramës rrëqethëse "William Tell" (1804) nga dramaturgu i madh gjerman
Friedrich von Schiller!