E hene, 17.11.2025, 10:50 PM (GMT)

Kulturë

Bedri Tahiri: Shenja të shenjta

E hene, 17.11.2025, 06:55 PM


SHENJA TË SHENJTA

Në Surrel, aty ku edhe gurët flasin!

Nga Bedri Tahiri

Me shkrimtarin dhe studiuesin e palodhur, z. Xhemail Ali Peci, i cili, nga dashuria e madhe për librin, erdhi nga Londra dhe ia mësymë Panairit të 28-të të librit, organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë...

Unë, përveç librit, kisha edhe një merak tjetër, ta vizitoja Surrelin!

Dhe, kisha shumë arsye:

E para, aty, në vitin 1991, kishin ber stërvitjet ushtarake dhe ishin përgatitur për fronte lufte, dy grupet e para të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E dyta, kohë më parë (më 10 shkurt 2024), Shoqata “Sali Çekaj” dega në Gjermani (kryetar Osman Ferizi) dhe dega në Zvicër (kryetar Sami Tahiraj) kishin vendosur Pllakë përkujtimore, në nderim të këtyre dy grupeve.

Kërkesën time, Xhemaili e tumiri me gjithë zemër. Edhe shoferi ynë, Albert Bytyçi, ishte i gatshëm të merrnim atë rrugëtim.

Edhe pse tollovi e madhe (Panairi i librit, fundjavë e bukur me diell e atmosfera e ndeshjes Shqipëri- Angli), ia dolëm të shkëputemi nga Tirana e tu ngjitemi zigzageve të Dajtit. Te këmbët e tij të mëngjra, shtrihej një vendbanim që i dha emër historisë sonë të re. Ishte Surreli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tej, mbi kokën e tij, sogjetonin kazermat gërmadha, që në heshtje rrëfenin histori...

Sakaq, para nesh ajo që po kërkonim: Lapidari!

Një Pllakë graniti ngjitur mbi një shkëmb!

Një Shenjë e shenjtë! E thjeshtë në të parë, por shenjtë në përmbajtje!

Një histori e veçantë, për njerëz të veçantë!

Aty, të skalitur radhë e radhë: oficerë e ushtarë! Heronj e luftëtarë! Aty, krenaria jonë!

Në ballë, heronjtë: Adem Jashari, Sali Çekaj,  Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra, Ahmet Hoxha e Xhevat Qerimi!

Pak më poshtë pjesëtarët e të dy grupeve të para, djem të zgjedhur që vdekjen e shikonin drejt në sy e i thoshin: Plaç!

Grupi I-52 veta (Tetor 1991) & Grupi II-53 veta (Nëntor 1991).

Aty edhe 12 oficerët që i përgatitën: Alfred Disha, Agron Dhimarko, Artan Gjika, Eduart Abazi, Halil Hyseni, Hysen Ymeri, Kastriot Hoxha, Qani Abazi, Ramazan Zelia, Roland Lako, Sinan Dano dhe Ylli Mici.

Në maje të majës: SHQIPONJA!

Madhështia vetë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx