Kulturë
Albert Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria - 'Gjuha shqipe identiteti ynë'
E hene, 17.11.2025, 06:54 PM
Në datën 15 nëntor Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria "Nderi i Kombit" në Gjirokastër organizoi, takimin Kombëtar " GJUHA SHQIPE IDENTITETI YNË"
-Me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Profesor Bajram Begaj
- Kryetari Agim Çiraku: Shoqata Atdhetare
Kulturore Labëria, në rrugëtimin e saj 34 vjeçar ka treguar një sensibilitet të
theksuar për gjuhën shqipe
Nga Albert
Z. ZHOLI
Faik Konica duke
folur për gjuhën është shprehur: "Erdhi më në fund edhe për gjuhën shqipe
koha e lulëzimit, kohë shpresë! Në të katër anët, një zjarr i bukur zien në
zemër të djalërisë dhe plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për
zbukurimin e shqipes". Me fjalë zemre një nga korifejtë e letrave shqipe përcakton saktë
se gjuha e një Kombi është themelore në jetën dhe zhvillimin e tij.
"Shkronjat bëjnë kombin të quhet komb, po të mos ketë shkronja shqip ,
dituria e kombeve të tjera do të na mbysë , nuk do të dëgjohet më fjala
shqiptar e shqip ." – thoshte kleriku i nderuar Papa Kristo Negovani, i
vrarë nga shovinistët grekë në pabesi. Ndaj sot po shohim me trishtim se
ky tranzicion i tejzgjatur shqiptar ka ndikuar jo vetëm në politikë, ekonomi,
karakter, por edhe në huazimet gjuhësore.
Tendencat
e huaja gjithnjë kanë bërë vend në territorin shqiptar. Duke qenë një vend i
vogël, strategjik, gjithnjë të huajt kanë plaçkitur kulturë dhe kanë lënë
zakone të mbrapshta dhe një mënyrë të shprehuri që thellë- thellë, nuk i përket
rrënjëve tona. Kosova ka jetuar gjithnjë nën represionin serb dhe si e tillë,
është munduar ta ruajë gjuhën e saj shqipe në thelbin e saj, duke ruajtur të
folurën më të kulluar që i përket gegërishtes së vjetër. Gjuha, emrat,
traditat, zakonet, kënga dhe kultura janë ato elemente harmonik, që shprehin
identitetin kombëtar. Një nga fitoret e kombit shqiptar me të drejtë është
quajtur njësimi i gjuhës shqipe në Kongresin e Drejtshkrimit që u mbajt në
Tiranë në vitin 1972, me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve më të zëshëm: nga Shqipëria
Kosova, Arbëreshët dhe Diaspora. Kjo ishte një arritje historike për kombin
tonë. Në vazhdim të këtyre ideve dhe problemeve që ka sot gjuha shqipe
kryesia e Shoqatës Atdhetare Kultuore Labëria "Nderi i Kombit" në
bashkëpunim me universitetin "Eqerem Çabej" ditën e shtunë ora 10-00
organizon takimin Kombëtar "gjuha shqipe identiteti ynë" në këtë
Universitet.
PROGRAMI
1. Fjala e hapjes, nga Kryetari i SH.A.K. LABËRIA
" NDERI I KOMBIT".
Z. Agim Çiraku
2.
Përshëndetje nga PRESIDENTI I REPUBLIKËS PROF. DR. BAJRAM BEGAJ.
3.
Përshëndetje nga Rektori i Universitetit "EQREM ÇABEJ", Prof. dr.
Jaho Cana.
a ) REFEROJNË:
1. Prof.
dr. Xhevat Lloshi: Pena të "arta" për gjuhën shqipe.
2.
Akademik Valter Memisha: Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, vepër e rëndësishme e
gjuhësisë shqiptare.
3. Prof.dr. Naim Berisha: Konsulta Gjuhësore e
Prishtinës dhe Kongresi i Drejtshkrimit-rrugëtimi drejt bashkimit gjuhësor e
kombëtar të shqiptarëve.
4. Prof. dr. Berton Sulejmani: Gjuha shqipe në
Maqedoninë e Veriut, sot (statusi i pabarabartë kushtetues me gjuhën
maqedonase ).
5. Prof. dr. Xhafer Beqiri: Shkronjat që bashkuan
një komb.
6. Prof. dr. Karlo Pellicano: Si është ruajtur e transmetuar
gjuha shqipe në breza?
7. Prof. asoc.dr. Faton Krasniqi: Statusi zyrtar i
përdorimit të gjuhës shqipe në Republikën e Malit të Zi.
8. Prof. dr. Shezai
Rrokaj, Mitat Frashëri, Gjergj Fishta dhe Ndre Mjeda, arkitektë të
Kongresit të Manastirit.
9. Prof. Dr. Bardhosh Gaçe: Gjuha shqipe dhe
shoqëria e sotme shqiptare.
10. Dr.
Migena Arllati: " Nga Arbër në shqiptarë: Rruga e etnonimeve dhe pasqyrimi
i identitetit kombëtar në gjuhë dhe histori".
11.
Prof. dr. Ago Nezha: Një amanet i Akademikut. Rexhep Qosja: " Të ruajmë
gjuhën dhe emrat shqip".
b ) RECITIME:
Nga
aktori Prof. asoc.dr. Alert Çeloaliaj, ( me poezi nga Fishta, Mjeda,, Naimi ),
etj
c )
DEKORIME, nga SH. A.K. "LABËRIA"
d) Drekë
për të ftuarit
KRYESIA
E SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE LABËRIA
"
NDERI I KOMBIT '"
Për këtë ditë të shënuar Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore,
Labëria "Nderi i Kombit" z. Agim Çiraku u shpreh:
Shoqata
Atdhetare Kulturore Labëria, në rrugëtimin e saj 34 vjeçar ka treguar një
sensibilitet të theksuar për të atakuar problemet më shqetësuese, që ka pasur
shoqëria shqiptare, në vitet e pluralizmit politik. Në këtë sfond, para disa
vitesh u organizua nga Shoqata Labëria në Prishtinë, një takim me temë të
"Të ruajmë gjuhën dhe emërat shqip", si një shqetësim, që vinte nga
disa dukuri të familjeve shqiptare në emigracion, që kanë humbur jo vetëm
emrat, por dhe të folurën shqip. Kryesia e shoqatës, duke vrojtuar dinamikën e
ecurisë të këtij problemi, mendoi se është koha për një trajtesë të thelluar me
pjesëmarrien e profesorëve, ekspert gjuhësor të trevave mbarëshqiptare, nga
shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe arbreshët. Më mirë
se në Universitetin e Gjirokastrës, që mban emrin e korifeit të gjuhës
shqipe"Eqrem Çabej", nuk kishte vend tjetër. Në erën e globalizmit
dhe modernizmit, që fryn në tërë hapësirën shoqërore, nuk ka lënë pa prekur dhe
emigracionin shqiptar, që ka goditur profilin shpirtëror,moral e fetar, ku
ravijëzohen influence multidimensionale, të rrezikshme për identitetin
kombëtar".
Thirrje për kujdes!
Emigrimi
masiv i të rinjve shqiptarë ka shkaktuar një plagë të rëndë jo vetëm social
-ekonomik për vendin tonë, por edhe identitare, pasi atje ku kanë emigruar
pjesërisht vërehet fenomeni i ndryshimit të emrave dhe asimilimit të gjuhës
shqipe nga gjuha e vendeve rezidente. Ndaj dhe ky takim Kombëtar është thirrje
për kujdes. Gjuha shqipe është
një gjuhë e lashtë, madje ndër më të lashtat e botës, me një leksik shumë të
pasur dhe të larmishëm, që të jep mundësi me diapazonin e saj, që të lëvrosh të
gjitha gjinitë e shkrimit. Ky është një privilegj, që manifestohet dukshëm te
dhuntia e shqiptarëve, që janë njohës të shumë gjuhëve të huaja dhe kjo vjen
nga alfabeti ynë i pasur me 36 shkronja. Ndaj ta ruajmë si sytë e ballit gjuhën
tonë dhe tua transmetojmë atë të pastër brezave të ardhshëm.









