E hene, 17.11.2025, 10:48 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Orë letrare në Oden e Kullës së Gecëve në Llukë të Poshtme të Deçanit

E hene, 17.11.2025, 06:52 PM


ORË LETRARE NË ODEN KULLËS SË GECËVE NË LLUKË TË POSHTME TË DEÇANIT

Nga Tahir Bezhani

Me 15 Nëntor, 2025 me iniciativën e aktorëve Rrustem Latifaj, Halil Tetaj, mbështetur nga shkrimtari Adem Lushaj, u mbaj orë  letrare në kullën e Rrustem Gecaj,  biznesmen i njohur e autoritar i spikatur për çështjen kombëtare  shqiptare.  Ora letrare ishte pagëzuar nga iniciatorët me emrin  “Shkreptima e Maleve”, emër  nga një histori e kaluar, ku regjimet e mëhershme nuk kishin lejuar që ta emërtonin me këtë emër vepriminë kulturo-letrarë  të letrarëve e artistëve në Komunën e Deçanit. Moderuesi i orës letrare dhe iniciatori kësaj ore, Halil Tetaj, poetëve të pranishëm ua bëri me dije se kjo orë letrare, “Shkreptima e Maleve”, do bëhet e përhershme dhe do mbahet çdo vit kalendarik. Do t’i ideojmë të gjitha format dhe mënyrat organizative, do ketë risi në organizim dhe trajtim, do ketë veprime ndryshe nga manifestime tjera letrare ne Kosovë. Kësaj iniciative të re nga iniciatorët e kësaj ore letrare në kullën e Rrustem Gecit, i duartrokiten gjatë të gjithë poetët-krijuesit e pranishëm në odë.

Kulla e Gecëve të Llukës së Deçanit, mbart mbi shpatullat e saja krenarinë kombëtare shqiptare nëpër shekuj, oda ku fjala ka pasë besë dhe ka zënë vend ndër kuvendarë të fjalës së gdhendur  e posaçërisht, kur bëhej fjalë për organizim e kundërvënie të pasioneve të armiqëve barbarë që nuk ishin të pakët në historinë tonë të lavdishme. Mrekullia e këtyre çasteve poetike në kullën e Rrustem Gecit, ishte edhe prania e Harry Bajraktarit, person i shpallur “Nderi kombit” nga presidenti i Shqipërisë, i cili me fjalë të zgjedhura përshëndeti takimin dhe të gjithë poetëve-krijuesve iu uroj suksese në krijimtari dhe iniciativa të reja. Padyshim se pronari i kullës, z. Rrustem Gecaj, ishte në ballë të falënderimeve nga secili poeti i pranishëm, duke  treguar dëshirën secili që  të bënin fotokujtime me këtë burrë  të njohur.

Zotëri Rrustem Gecaj, njëherit i shpallur “ Nderi i kombit” nga presidenti i Shqipërisë, dje për poetë kishte hapur burrërisht, derën, mendjen, zemrën dhe kuletën, dhe  për këtë veprim e falënderojmë nga zemra. . Urojmë që Kulla e Gecajve  (pronë e Rrustem  Gecaj), të jetë tempull i dijës e kulturës së këtij shekulli, duke trashëguar historinë e trimërisë, burrërisë e bujarisë shqiptare ndër shekuj të kaluar.

Kumbimi dhe jehona e fjalës poetike, kishte arrite lartësisë së shpateve të bjeshkëve mbi Deçanin piktoresk. Fjala poetike është zëri i shpirtit njerëzorë që buron nga zemra dhe qesh e qanë gjithmonë fatin njerëzorë nëpër kohë të shkrira e të ngrira. Andaj, me këtë frymë shpirtërore, deklamuar poezitë e tyre shumë poet e poete në oden e kullës së Rrustem Gecaj në Llukë të poshtë të Deçanit.

Lexuan:Ajete Pavataj,Osman Shala, Tahir Bezhani, Rijad Berisha, Naxhije Kastrati, Kumrie A. Shala, Ali Geci, Ajne Iberhysa,  Jetmira Avdiaj, Hysen tahuiraj, Mal Haziri, Leonora Lokaj, Alma Hadergjonaj, Ismet Krasniqi-Lala, Xhelal tetaj, Adem Lushaj,  Hysen berisha dhe Lumnije Lushaj.

Si pikë relaksuese  programi organizatorët kishin përfshi grupin e të rinjve valltarë të komunës së Deçanit, të cilët me elegancën e tyre me veshje kombëtare, krijuan atmosferë madhështore në oden e burrave të Rrustem Gecit nga Lluk poshtme. Njëherit,, takimit i dhanë koloritet të veçantë rapsodët  Hamez Lokaj, Bekim Vishaj, Zenun Maksutaj, dhe Skender Vishaj.

Në mbarim të programit, pasoi një pushim, (shëtitje), në oborrin e kullës, ku poetët bënë shumë fotokujtime, duke fiksuar  pamje të bukura e madhështore të  kullës historike. Në fund ,nga pronari i kullës, ishte organizuar një drekë mikpritëse në një lokal në Deçan.

Respekt e falënderime organizatorëve të orës  letrare, falënderim i veçantë për pronarin e kullës, z. Rrustem Gecaj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx