Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Akademisë së Shkencave dhe Artit, New York
E hene, 17.11.2025, 06:54 PM
Akademisë së Shkencave dhe Artit, New York
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Përshëndetje nga Vlora!
Të nderuar Akademikë!
Urime të përzemërta dhe të përbashkëta për këtë vit jubile të AShAShA !
Jam dakord dhe e përgëzoj, për punën e madhe të akademikProf.dr. Mehdi Hysenit rreth problemeve social politike të etnive shqiptare që jetojnë në rajonin e Evropës juglindore. Është një punë madhore Juaja në favor të shqiptarisë, në bashkimin e integrimin e kombit tonë të përçarë, të cunguar, të tjetërsuar dhe të mohuar.
Kam disa sugjerime, që anëtarët e kësaj Akademie duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Bëhet bujë për librin e një autori dhe mirë bëni, kurse për ata që botojnë me dhjetëra libra (pa frikë edhe 70 libra). Por fatkeqësisht nuk i zë në gojë njeri. Akademia, këta njerëz "të pazëshëm" i lë që t'i mbulojë pluhuri i harresës.
Së pari duhet të mbanit lidhje letërkëmbimi me autorët në tërësi pa dallime
krahinore.
Së dyti:Akademia jonë,duhet të mblidhte gjithë librat e autorëve, ku
pasqyrohet, letërsia,arti letrar, studimet
filozofike dhe sociale. Vetëm atëherë mund t'i vendosni pikat mbi 'I'. Unë ia dhuroj librat e mi Akademisë, por nuk jam në gjendje financiare të postoj një numër të madh librash. Vetëm me një bibliotekë të pasur me veprat e autorëve akademikë ju pasuroni kulturën kombëtare në botë, sepse ato janë tregues të punës që bënë Akademia.
Së treti: Duhet të jetë "Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencës dhe Artit" Zëri këaj Akademie duhet të përçuesi i parë mediatik për çdo libër api studim shkencor që boton çdo anëtar i saj.
Akademi nuk është zyra me karrigen, por vlerat intelektuale që reflekton kjo Akademi përmes punës vetmohuese të anëtarëve të saj. Mos ia zini grykën si laklitar mbytës. Mos u bëni sembëlltyra e Akademisës së Tiranës që vazhdon me Luftën e Klasave, duke i ndarë shqiptarët në pro dhe kundër, në mënyrë që për jetë të ngelen armiq të betuar të njëri -tjetrit. Vlerësojini antarët se mundi i tyre mendor, moral, shkencor dhe intelektual vë në pah punën tuaj.Unë si individ dhe si familje jam për bashkim kombëtar.
Të nderur Akademikë, Ju kërkoj ndjesë
që fola kështu siç jam në krijimtari, e drejtëpërdrejtë Urime dhe konsiderata
për gjithë anëtarët akademikë!
Vlorë, 11.11.2025









